Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kur numrat nuk mjaftojnë: Si kombinohen të dhëna të ndryshme në një kërkim shkencor

Jacqueline Stephens/ Studiuese, Universiteti i South Australia / The Conversation

Si një epidemologjiste, jam e interesuar për sëmundjet dhe më saktësisht për atë pjesë të shoqërisë që e ka atë sëmundje të caktuar ose që mund ta marri.

Cila është mosha e tyre, seksi apo statusi socio-ekonomik? Ku jetojnë? Çfarë mund të bëjnë për të limituar rrezikun e marrjes së kësaj sëmundjeje?

Pyetjet hulumtuese që eksplorojnë se a ka gjasa të ndodhë diçka mund të marrin përgjigje ndërmjet një kërkimi sasior. Duke numëruar dhe matur ne përcaktojmë një fenomen dhe i prezantojmë rezultatet nëpërmjet numrave dhe mesatareve. Përdoren statistikat për të përcaktuar kuptimin e rezultateve.

Megjithëse kjo qasje është e rëndësishme, ajo nuk mund të na thotë asgjë në lidhje me eksperiencën e njerëzve me sëmundjen. Në këtë pikë, të dhënat cilësore janë shumë të rëndësishme.

Le të marrim gripin si një shembull.

Sa njerëz kanë pasur grip

Metoda sasiore tregon se gjatë periudhës 2001 – 2014, “Influenza B” ishte përgjegjëse për mesatarisht 17% të rasteve të gripit në Australi për çdo vit dhe pjesa më e madhe e rasteve të tjera të mbetura ishin shkaktuar nga “Influenza A”.

Nëse gërmohet më thellë, vihet re rritja nga viti në vit. Për shembull, në vitin 2010 “Influenza B” shkaktoi 9.6 % të rasteve ndërsa në vitin 2013 shkaktoi 36.9% të rasteve.

mri i njerëzve të diagnostifikuar me viruset “Influenca A dhe B” varion nga viti në vit

Këto dy viruse -“Influenza A dhe B”- janë përgjegjëse për gripin sesonal çdo vit dhe qarkullojnë së bashku në komunitet duke variuar në nivele sezonale dhe në gjeografi.

Çdo vit “Influenza A dhe B” ndryshojnë përmes evolucionit.  Kështu që vaksinat duhet të ndryshojnë dhe të administrohen çdo vit për këtë shkak.

Gjatë evolucionit të shpejtë të viruseve të gripit, ka më shumë kuptim që studiuesit të monitorojnë viruset, në mënyrë që të krijohen vaksina më të mira dhe të reduktohet numri i të prekurve me këtë sëmundje çdo vit.

Ndonjëherë studiuesit duan të dinë më shumë se sa numrat. Ndonjëherë është e rëndësishme që të kuptohen çështje komplekse që kanë të bëjnë me shëndetin. Pyetjeve si: Si i marin vendimet njerëzit në lidhje me shëndetin e tyre, duke përfshirë dhe gripin? Çfarë informacioni përdorin? Ku e gjejnë këtë informacion?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të komplikuara. Njerëzit i marrin vendimet bazuar në faktorë që janë të ndikuar nga “background”-et sociale, kulturore dhe politike.

Historia më gjerësisht

Kuptueshmëria dhe përshtatja e numrave në një histori më të gjerë është çka studimi cilësor synon të arrijë. Metodat cilësore përfshijnë një sërë teknikash, por intervistat janë ndër tekikat më të zakonshme për të mbledhur këto lloj të dhënash.

Intervistat gjysmë të strukturuara përfshijnë një set pyetjesh që zhvillohen gjatë intervistës. Kjo lejon që të ketë fleksibilitet dhe që të eksplorohen ide që mund të lindin gjatë intervistës. Regjistrimi audio i  intervistës  zbardhet dhe përdoret për analizë, e cila përfundohet së bashku me dy studiues të tjerë të pavarur për t’u siguruar që rezultatet do të jenë të njëjta.

Një tjetër shembull i gripit që tregon të gjithë historinë.Në një studim të publikuar në fillim të këtij viti, studiuesit australianë investiguan  se si prindërit kërkonin informacion gjatë epidemisë së 2009-tës“gripit të derrave”.Duke plotësuar metoda të ndryshme kërkimore, që përfshinin edhe kërkimin cilësor edhe kërkimin sasior,  studiuesit arritën të kuptonin më shumë në lidhje me këtë çështje.

Metoda të ndryshme kërkimore

Duke përdorur kërkimin sasior studiuesit survejuan 431 prindër të cilët i rekrutuan nga qendrat e kujdesit shëndetësor të fëmijëve. U raportua se 90% e prindërve e besonin informacionin që doktorët iu kishin dhënë në lidhje me  virusin epidemik.

Infermierët (59%) dhe qeveria (56%) ishin gjithashtu burime të besueshme të informacionit.

Vetëm 7% e prindërve e besonin informacionin në lidhje me epideminë që ishte publikuar në media dhe akoma dhe më pak prindër (6%) besonin informacionin që publikohej në grupet anti-vaksinë dhe nga njerëzit e famshëm (1%).

Një listë në lidhje me besimin e prindërve tek burime të ndryshme informacioni:

  1. Doktorët
  2. Infermierët
  3. Qeveria
  4. Qendra të kujdesit për fëmijët
  5. Familja /Shoqëria
  6. Terapisti natyral
  7. Media
  8. Grupet anti-vaksinë
  9. Njerëzit e famshëm

 

Megjithatë këto numra nuk tregojnë se pse e besojnë ose nuk e besojnë një burim të caktuar informacioni.  Në këtë pikë, kërkimi cilësor ndihmon: një grup me 42 prindër u pyetën për përgjigje më të detajuara.

Përgjigjet zbuluan se edhe nëse ata i besonin burimeve të tyre të informacioneve (“GP”), ata do të shkonin në spital për të marrë mjekim shëndetësor gjatë epidemisë.  Prindërit zbuluan se mënyra se si media e raportoi epideminë, ngjalli frikë në komunitet dhe që nuk ishte e qëndrueshme në lidhje me mungesën e fakteve për epideminë.

Si përfundim prindërit thanë se kishin përdorur internetin për të plotësuar informacionin e marë nga doktorët, infermieret dhe qendrat e kujdesit për shëndetin të fëmijëve; një detaj ky që mungonte në kërkimin sasior.

Historia e plotë

Qartësisht informacioni i mbledhur gjatë kërkimit cilësor i dha kuptim të dhënave numerike të mbledhura nga vëzhgimi. Nga kërkimi cilësor u kuptua se si e marrin prindërit informacionin gjatë një epidemie virusale. Ky është një informacion shumë i rëndësishëm i cili mund ti ndihmojë shumë  punonjësit e qendrave të kujdesit për shëndetin që të sigurojnë  prindërit që të kenë dhe të marrin informacionin që ju duhet.

Tradicionalisht ka pasur tension midis studiuesve cilësorë dhe sasiorë, dhe të dy krahët pretendonin se metodat e tyre ishin më superiore dhe iu përgjigjeshin pyetjeve më komplekse.

Megjithatë, ky tension nuk ka parasysh faktin që pyetjet studimore në lidhje me një interes të caktuar mund të marrin përgjigje më të mira vetëm nëse përdoret një kombinim i të dy metodologjive.

Burimi: The Conversation

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F.S

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *