Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Reagime: Organizatat ndërkombëtare dhe mediat dënojnë sulmet ndaj Citizens Channel

Sulmet e koordinuara kundër Citizens Channel janë pritur me reagime nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut.

Këshilli i Evropës përmes Platformës për Gazëtarët e Sigurt e ka regjistruar rastin, në nivelin e dytë të sulmeve ndaj medias.

Niveli i dytë “mbulon të gjitha kërcënimet serioze ndaj lirisë së medias”.

Platforma përpos raportimit dhe denoncimit të rastit ka drejtuar rastin për hetim të mëtejshëm.

“Hetim i shpejtë dhe i plotë për sulmet ndaj Citizens Channel. Rishikoni veprimet në Facebook dhe Instagram dhe rivendosni përmbajtjen që është hequr gabimisht. Siguroni integritetin dhe sigurinë e përmbajtjes së mediave sociale në interes të publikut”, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, është një platformë e angazhuar në hartëzimin e rasteve të sulmeve ndaj medias dhe gazetarëve. Rasti i Citizens Channel  është regjistruar po ashtu nga ky rrjet.  

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj gazetarisë së pavarur duke u përpjekur të censurojë dhe të heshtë gazetarinë kritike, duke rrezikuar marrëdhënien e Citizens Channel me audiencën”, thuhet në reagimin e rrjetit.

Reagime të tjera ka pasur edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), të cilët kanë shprehur solidaritet për rastin.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me Citizen Channel, përmbajtja e lajmeve të të cilit klasifikohet sistematikisht si spam ose në kundërshtim me rregullat e Facebook dhe hiqet”, thuhet në reagimin e EFJ.

Organizata SCiDEV ka kryer një analizë të detajuar, që nga nisja e sulmit e deri më tani duke u përqedndruar në një qasje më teknike dhe profesionale. 

“Ne e konsiderojmë këtë artikull si një rinumërim të kufizuar të sulmit kibernetik ndaj Citizens Channel, pasi situata është ende në zhvillim, hetimet teknike janë ende në pritje, si dhe një përgjigja nga Meta”, shprehet SCiDEV.

Ekspertja Orkidea Xhaferraj i ndan sulmet në tre momente kryesore: sulm kibernetik në faqen e internetit, censurë në Facebook për shkak të raportimit të përmbajtjes dhe një fushatë e bots në Instagram.

Uebi i Citizens Channel ka nisur të sulmohet që prej muajit Mars të këtij viti. Më pas më 2  prill, ndodhi sulmi në faqen e Facebook, ku u hoqën mijëra artikuj dhe video që Citizens Channel ka realizauar që prej vitit 2016.  

Sulmi ndaj uebit, deytroi Citizens Channel të kaloj në një doman të ri. Citizens.al është ende në ndërtim, por do të shërbejë si kanali kryesor i transmetimit të lajmeve të realizuara nga Citizens Channel.

“Domaini origjinal dhe hapësira e serverit ku ishte e vendosur, u nënshtruan ndërhyrjeve të rrugës së shenjtë për një javë. Duke marrë parasysh resurset e ulëta në dispozicion të burimit, nuk u bë një hetim i rregullt”, thotë SCiDEV.

Sulmet ndodhën njëri pas tjetrit, pas Facebook dhe ueb, ndodhi sulmi në Intagram ku Citizens u sulmua me mijëra ndjekës të rremë.

“Kjo shkakton shqetësime për disinformacionin, përhapjen e propagandës, manipulimin, qarkullimin e lajmeve të rreme, kufizimin e lirisë së fjalës, duke prekur opinionin publik dhe duke dobësuar demokracinë”, thotë SCiDEV.

Fenomeni i sulmit me ndjekës të rremë u përhap edhe tek profilet e Lëvizjes Bashkë, Nismës Thurje dhe më vonë tek profilet e aktivistëve.

Organizata Civil Right Defenders ka reaguar po ashtu për sulmin kibernetik ndaj Citizens Channel, duke e cilësuar si një sulm të koordinuar që zbeh lirinë e medias.

“Për disa vite me radhë, mjedisi për median dhe gazetarët e lirë në Shqipëri është në rënie. Sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2023, është bërë vetëm progres i kufizuar në lirinë e shprehjes dhe pavarësisë së medias, dhe nuk është përmirësuar atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim kundër gazetarëve”, thotë CRD.

Citizens analizon në këtë artikull se si ndikojnë këto lloj sulmesh dhe pse kanë ndodhur.

Sulmi është raportuar nga mediat në vend dhe ato ndërkombëtare.
Reporter.al, Nyje.al, Balkan Insight dhe Community Reporters janë disa nga mediat që i kanë dhënë zë sulmit të koordinuar kundër Citizens Channel.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *