Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vijon bojkoti i mësimit në fakultete, studentët përballë policisë

Pas rikthimit të protestës studentore në datën 7 janar, studentët kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor në shenjë proteste ndaj kërkesave të paplotësuara nga Kryeministri Edi Rama.Protesta që nga dita e djeshme ka marrë një tjetër formë: Studentët kanë filluar bojkotimin e mësimit si dhe bllokimin e fakulteteve në të njëjtën kohë.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë bllokuar hyrjen si dhe po vazhdojnë bojkotin duke qëndruar brenda në fakultet.

I njëjti qëndrim ka ardhur edhe nga Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN). Studentët e FSHN kanë nxjerrë jashtë ambienteve të fakultetit prezencën e policisë pasi e kanë konsideruar atë të paligjshme.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë po ashtu kanë raportuar bojkot të mësimit.

 

Edhe në Fakultetin e Gjeologji -Miniera dhe të Shkencave Sociale studentët kanë vendosur për të vazhduar bojkotimin e mësimit.

Studentët  shprehen të shqetësuar për prezencën e Policisë së Shtetit ditën e djeshme dhe të sotme në disa nga fakultetet në Tiranë. Por sipas nenit 5 të ligjit “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, specifikohet se : “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose me lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”

Neni 5 i Ligjit të Arsimit të Lartë

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e shtetit përmes një njoftimi në “Facebook” : “Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar. Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse. Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.”



Studentët e kanë cilësuar prezencën e Policisë së Shtetit si të paligjshme edhe për faktin se disa prej tyre kanë qenë duke i filmuar në ambientet e universiteteve.

Citizens Channel / F.S

 

 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *