Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raportimet e medias për rastin e Kavajës: Reagon KSHM dhe Avokati Popullit

Këshilli Shqiptar i Medias, reagoi sot për pasqyrimin nga ana e medias të rastit të të miturës nga Kavaja. Sipas KSHM-së, media, gjatë raportimit të kësaj ngjarjeje dhe trajtimit që ka bërë në panele studiosh ka shkelur disa nene të Kodit të Etikës.

Referuar deklaratës së KSHM-së, shkeljet konsistojnë në:

  1. Media nuk duhet të kishte bërë publike emrin dhe foton e shkollës në të cilën studionte vajza minorene.
  2. Disa media po publikojnë lajme të pakonfirmuara duke iu referuar (siç shkruhet) deklaratave të Policisë së Shtetit sikur “ngjarja nuk është përdhunim”. Në asnjë rast nuk është cituar se kush nga Policia e Shtetit e ka dhënë këtë “deklaratë”. Publikimi i burimeve pa emër, është abuzim, sidomos në çështje sensitive si kjo, dhe shkelje flagrante e Kodit të Etikës që kërkon që informacioni të jetë i verifikuar e i saktë.
  3. Disa media po publikojnë detaje të jetës intime të së miturës. Përderisa në të është e përfshirë një e mitur, jeta e saj intime nuk duhet në asnjë mënyrë të publikohet. Aq më tepër kur prejardhja e këtij informacioni është e paditur. Asnjë media nuk ka publikuar se cili është burimi zyrtar i këtij informacioni. Kjo përbën shkleje flagrante të etikës së gazetarit.
  4. Në shumë artikuj faktet po përzihen me opinione. Përveçse gazetari duhet të ndajë qartë faktin nga opinioni, në rastin konkret, duke qenë se kjo është një çështje penale që përfshin të mitur media nuk mund të publikojë opinione apo gjykime mbi të miturit e përfshirë.
  5. Mediat duhen të moderojnë në mënyrë rigoroze komentet e lexuesve në faqet online, sidomos ato me natyrë denigruese ndaj të miturës.

Këshilli Shqiptar i Medias i ka kërkuar mediave që të heqin nga publikimi të gjitha materialet që përmbajnë shkeljet e përmendura më sipër. Po ashtu, përgjegjës për dhënien e detajeve KSHM-ja bën edhe Policinë e Shtetit duke kërkuar masa për punonjësit që nxjerrin fshehurazi informacione të tilla.

Për këtë ngjarje ka reaguar menjëherë edhe institucioni i Avokatit të Popullit. Në postimin e tyre Avokati i Popullit , shpreh rëndësinë e mbrojtjes së jetës private të të miturve konform Kodit të drejtësisë penale për të miturit.

Sipas këtij Kodi, neni 21 thotë se:

1.E drejta e të miturit për jetë private repsektohet plotësisht në cdo fazë të drjtësisë penale për të mitur duke bërë kujdes që të shmanget dëmtimi I tij.

2.Nuk publikohet asnjë informacion që mund të cojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjjin, të mioturit viktimë ose dëshmitar të një vepre penale.

3.Të dhënat mbi dënimet e mëparshme të të miturit nuk bëhen publike.

4.Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale

5.Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, të dhënat personale për një vepër penale të kryer nën moshën 18 vjeç mund të identifikohen ose të publikohen vetëm me pëlqimin e tij.

6.Përpunimi i të dhënave të të miturve realizohet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *