Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Analiza: Sa para shpenzohen për personat në situatë rruge në Tiranë?

Qendra T’REJA ka prezantuar dje analizën e kryer mbi buxhetin e Bashkisë Tiranë për fondin e parashikuar për qendrat sociale. Rezultatet e vëzhgimeve janë prezantuar në një takim në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave, qendrave sociale dhe aktivistë .

Prezantimi nxjer në pah shtimin e numrit të qendrave sociale dhe stafit të angazhuar pranë tyre. Në total janë 119 persona të angazhuar në këto shërbime.

Nga vëzhgimi i realizuar qendrat sociale ekzistuese kanë këtë numër stafi:

  • “Të qëndrojmë së bashku” -26 persona staf
  • “Qendra sociale Multidisiplinare”  -22 persona staf
  • “Qendra Komunitare Shkozë” -25 persona staf
  • “Qendra sociale “Shtëpia e Përbashkët” -22 persona staf
  • “Gonxhe Bojaxhi” -12 persona staf
  • “Strehëza Tiranë” -12 persona staf

Të ardhurat vjetore për qendat sociale në vitin 2018 arritën një shumë totale prej 123.674.008 lekësh. Këto të ardhura janë të shpërndara mes 6 qendrave sociale që japin shërbim në Tiranë:

  1. “Të qëndrojmë së bashku: -33.144.965 lekë
  2. “Qendra Sociale Multidisiplinare” – 28.437.733 lekë
  3. “Qendra Komunitare Shkozë” – 30.945.883 lekë
  4. “Qendra Shtëpia e Përbashkët” – 26.845.427 lekë
  5. “Gonxhe Bojaxhi” – 2.000.000 lekë
  6. “Streheza Tirana” – 2.300.000 lekë

Ajo që vihet re në mënyrën si këto para shpenzohen, është se më shumë se 50% e buxhetit shkon për pagat e punonjësve, ndërkohë që shihet nevoja materiale mbështetëse për frekuentuesit e qendrave ditore. Për të përmirësuar situatën dhe për të rritur cilësinë e shërbimit në qendrat sociale qendra T’REJA ka rekomanduar 8 pika kryesore që konsistojnë në :

  • Bashkëpunimin me donatorë dhe aktorë të tjerë lokalë e qëndrorë
  • Fleksibilitet në ofrimin e shërbimit
  • Trajtimi rast pas rasti i frekuentuesve/qasje ndërsektoriale
  • Kordinim i shërbim ofrueve
  • Shtimi i profesionistëve në përputhje me numrin e përfituesve të shërbimit
  • Rritja e kohës së shërbimit në qendrat sociale
  • Përfshirja e grupeve përfituese në hartimin e planit
  • Ndarja e ekperiencave pozitive

*Citizens Channel /E.K/

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *