Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Gjysma e të varfërve në botë jetojnë në 5 shtete

Sot, 736 milion njerëz jetojnë në varfëri ekstreme. Gjysma e këtyre personave, 368 milion njerëz jetojnë në 5 shtete.

“Të bësh bashkë pazëllin e varfërisë”, ishte një raport mbi varfërinë I bërë nga World Bank në vitin 2018 që nxorri në pah 5 shtetet me numrin më të madh të të varfërve: India, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Bangladeshi.

Në Indi janë 170 milion njerëz të varfër nga 1.3 bilion që është popullsia e përgjithshme dhe përllogaritet se ka ¼ të varfërisë globale. Gjithashtu në Bangladesh që është një rajon në Azinë Jugore përllogaritet se ka 3% të varfërisë globale. Ndërsa Nigeria, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia kanë 12%, 7% dhe 4% respektivisht.

Të 5 keto shtete regjistrojnë densitet të lartë të popullsisë Brenda Azisë Jugore dhe Afrikës sub-Sahariane. Kur kombinohen rajoni I Azisë Jugore dhe Afrikës sub-Sahariane, përllogaritet që në këtë rajon të jetë 85% e njerëzve më të varfër në botë.

“Për të bërë ndryshime të rëndësishme në reduktimin e varfërisë ekstreme (për ata që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë) me më pak se 3% deri në vitin 2030 , reduktime të mëdhaja të varfërisë në këto 5 shtete do të jenë shumë të rëndësishme.”, shkruajtën studiuesit e të dhënave Roy Katayama dhe Divyanshi Wadhwa për World Bank Data Blog.

Më tej raporti shfaq projeksione që tregojnë se varfëria ekstreme do të çrrënjoset në Indi dhe Bangladesh deri në vitin 2030. Megjithatë, varfëria ekstreme në Nigeri, Republikën Domenikane të Kongos dhe Etiopi do të jetë e njëjtë, një projeksion që është “indikacion i zgjerimit të progresit global”.

Projeksionet për vitin 2030 për 5 shtetet më të varfra në botë në vitin 2015
Burimi: Global Citizen

Kur bëhet fjalë për përqindjen më të lartë të  popullsisë që jeton nën linjën e varfërisë, Siria është në vend të parë me 82.5% bazuar në statistikat e vendit të bëra nga organizata IndexMundi. Suriname në Amerikën e Jugut (70%), Guatemala në Amerikën Qendrore (59.3%) dhe ishulli Karaibinian Haiti (58.5%) renditen në mes të shteteve afrikane në listën e 20 shteteve të para.

Varfëria globale është ulur ndjeshëm në dëkadat e fundit. Në vitin 1990 më shumë se 1 e 3 e popullsisë globale jetonte në varfëri ekstreme.

Në vitin 2015 kjo përqindje u reduktua në 1 e 10 e popullsisë. Pavarësisht këtyre përmirësimeve presidenti I Bankës Botërore Jim Joung Kim theksoi rëndësinë e mosmarrjes së këtij suksesi sit ë mirëqenë.

“Në shumë vende, 40% e popullsisë mbetet e lënë prapa, në disa vende, standardi i jetesës së 40% më të varfërve aktualisht është në rënie”, cilesoi Kim në raport. “Ne duhet të shkojmë përtej fokusit në uljen e normës globale të varfërisë në më pak se 3% dhe të përpiqemi që të sigurojmë që të gjitha vendet dhe të gjithë njerëzit të mund të ndajnë përfitimet e zhvillimit ekonomik”.

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel

Burimi: Global Citizen

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *