Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kriza klimatike po dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, zbulon raporti

Nga: The Guardian 

Akademitë kombëtare thonë se efektet përfshijnë përhapjen e sëmundjeve dhe përkeqësimin e shëndetit mendor. 

Një raport i ekspertëve nga 27 akademi shkencore kombëtare kanë përcaktuar dëmin e përhapur që ngrohja globale tashmë po i shkakton shëndetit të njerëzve dhe ndikimet gjithnjë e më serioze që priten në të ardhmen.

Valët e të nxehtit dhe përmbytjet do shkaktojnë më shumë viktima pasi moti ekstrem do të pësojë rritje, por ekzistojnë gjithashtu ndikime indirekte serioze – nga përhapja e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat deri në përkeqësimin e shëndetit mendor.

Ka pasoja që po ndodhin tani, [dhe] gjatë shekullit të ardhshëm, ndryshimet klimatike duhet të renditen si një nga kërcënimet më serioze ndaj shëndetit“, tha Prof. Sir. Andrew Haines, një bashkëdrejtues i raportit për Këshillin e Akademisë së Shkencave Evropiane (European Academies’ Science Advisory Council – Easac).

Sidoqoftë, veprimet për të ulur emetimet e karbonit japin përfitime shumë të mëdha, bën me dije raporti, duke parandaluar 350,000 vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit çdo vit në Evropë, të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile. “Përfitimet ekonomike të veprimit duke adresuar efektet shëndetësore aktuale dhe të ardhshme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike me shumë gjasë do jenë shumë të rëndësishme“, përfundon raporti.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi në nëntor se ndryshimet klimatike ishin tashmë një krizë shëndetësore. “Ne nuk mund t’i vonojmë veprimet ndaj ndryshimeve klimatike“, tha ai. “Ne nuk mund të ecim më somnambul (*ecja e pavetëdijshme në gjumë) përgjatë kësaj urgjencë shëndetësore“. Në dhjetor, një raport i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se trajtimi i krizës klimatike do të shpëtonte të paktën një milion jetë në vit, duke e bërë veprimin një detyrim moral.

Raporti i ri i Këshillit Akademik të Shkencave Evropiane (Easeac), “Rëndësia e Veprimit Klimatik për të Mbrojtur Shëndetin Njerëzor në Evropë” , vlerësoi provat shkencore të efekteve të ngrohjes globale në shëndet. Moti ekstrem siç janë valët e nxehtësisë, përmbytjet apo thatësira kanë ndikim direkt në planin afatshkurtër por ndikojnë tek njerëzit edhe në planin afatgjatë. “Efektet në shëndetin mendor përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik, ankthin, abuzimin me substancat dhe depresionin”, thuhet në raport.

Shkencëtarët gjithashtu ishin të shqetësuar rreth ndikimit të motit ekstrem në prodhimin e ushqimit, studimet tregojnë një ulje prej 5-25% në rendimentet kryesore të korrjeve në të gjithë rajonin e Mesdheut gjatë dekadave të ardhshme. Por raporti thotë se ulja e konsumimit të sasisë së mishit mund të çojë në ulje të konsiderueshme të emetimeve të karbonit, si dhe përfitime për shëndetin.

Raporti parashikon përhapjen e sëmundjeve infektive në Evropë teksa temperaturat do të ngrihen dhe do rritet gama e mushkonjave që transmetojnë ethe apo e rriqrave që shkaktojnë sëmundjen Lyme (*Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike). Helmimi nga ushqimi gjithashtu mund të pësojë rritje, pasi bakteret e Salmonelës (*Bakterie e cila sulmon sistemin duke shkaktuar tek individi i prekur diarre, të vjella dhe dhimbje abdominale) të cilat zhvillohen në kushte ku temperatura është e lartë, thuhet në raport. Studimi sugjeron se në kushtet ku temperatura është e lartë, rritet rezistenca ndaj antibiotikëve.

Ne po e ekspozojmë tërë popullsinë në botë ndaj ndryshimeve klimatike dhe kjo është qartësisht shumë shqetësuese pasi ne po lëvizim, në një farë mënyrë, në një territor të paeksploruar“, tha Haines, profesor i ndryshimit mjedisore dhe shëndetit publik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Ne po i nënshtrojmë të rinjtë dhe brezat e ardhshëm ndaj këtyre rreziqeve [shëndetësore] në rritje për qindra vitet e ardhshme, në mos mijëvjeçarë“, tha ai. “Ne duhet të përpiqemi të minimizojmë efektet dhe të shkojmë drejt një ekonomie me karbon të ulët“.

Ne mendojmë se trajtimi i ndryshimit klimatike si çështje shëndetësore mund të ndihmojë në përfshirjen e publikut sepse shumica e njerëzve nuk shqetësohen vetëm për shëndetin e tyre, por për shëndetin e të afërmve, të dashurve dhe pasardhësve të tyre“.

Ne mendojmë se kjo është një mënyrë për ta mobilizuar publikun, për ta ngritur shqetësimin në mënyrë konstruktive dhe për ta rritur vrullin për ndryshim“.

Emetimet globale të karbonit janë akoma në rritje por shkencëtarët thonë se duhen shkurtime të shpejta dhe të thella për të kufizuar ngritjen e temperaturës në 1.5 gradë celsius mbi nivelet para-industriale dhe për të shmangur ndikimet më të këqija.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *