Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kriza klimatike është kërcënimi më i madh për të drejtat e njeriut, paralajmëron Organizata e Kombeve të Bashkuara

Nga: The Guardian

Bota kurrë nuk ka parë një kërcënim të të drejtave të njeriut në këto përmasa

Ndryshimet klimatike nuk kanë vetëm një ndikim shkatërrues në mjediset ku ne jetojmë, por edhe në respektimin e të drejtave të njeriut në rang global, paralajmëroi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Drejtuesi i Sektorit të të Drejtave të  Njeriut në OKB, Michelle Bachelet, përmendi luftërat civile të nxitura nga një planet i cili po ngrohet dhe gjendjen e vështirë të njerëzve indigjenë në një Amazonë të shkatërruar nga zjarret dhe shpyllëzimet e shfrenuara.

Ajo gjithashtu denoncoi sulmet ndaj aktivistëve të mjedisit, veçanërisht në Amerikën Latine, dhe abuzimin drejtuar figurave të profilit të lartë si advokuesja adoleshente Greta Thunberg.

Bota kurrë nuk ka parë një kërcënim të të drejtave të njeriut në këto përmasa“,  i tha ajo këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Ekonomitë e të gjitha kombeve, strukturat institucionale, politike, sociale dhe kulturore të çdo shteti dhe të drejtat e të gjithë njerëzve tuaj dhe brezave të ardhshëm do të ndikohen nga ndryshimi i klimës“, paralajmëroi ajo.

Seanca e 42-të e këshillit u hap me një minutë heshtje për viktimat e uraganit “Dorian” në Bahamas, ku të paktën 44 persona janë vrarë dhe mijëra shtëpi janë kthyer në rrënoja.

Stuhia u zhvillua me një shpejtësi të paparë mbi një oqean të ngrohur nga ndryshimet klimatike, duke u kthyer kështu në një nga uraganet më të fortë të Atlantikut, i cili ka goditur tokën ndonjëherë“, tha Bachelet.

Shtetet e vogla si Bahamas, të cilët janë prekur ndjeshëm nga ndryshimet klimatike, po hasen me nevojën për ujë, kanalizime, shërbime shëndetësore, ushqim, punë dhe strehimit të duhur, paralajmëroi ajo. Ajo bëri thirrje për veprim ndërkombëtar për ta zbutur ndikimin atje.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut denoncoi gjithashtu përshpejtimin drastik të shpyllëzimit të Amazonës.

Zjarret që aktualisht po vazhdojnë me intensitet në pyllin tropikal mund të kenë ndikim katastrofik në njerëzimin në tërësi, por efektet e tyre më të këqija vuajnë nga gratë, burrat dhe fëmijët që jetojnë në këto zona“, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve në Bolivi, Paraguai dhe Brazili që “të sigurojnë zbatimin e politikave mjedisore … duke parandaluar kështu tragjeditë e ardhshme“.

Komentet e Bachelet rrezikojnë të zemërojnë më tej presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, i cili javën e kaluar e akuzoi atë për ndërhyrje në punët e vendit të tij pasi ajo kritikoi situatën e përkeqësuar të të drejtave atje.

Drejtuesja e sektorit të të drejtave të njeriut në OKB gjithashtu theksoi ndikimin që ndryshimet klimatike kanë ndaj pasigurisë në të gjithë botën. Ajo përmendi një vlerësim të OKB-së se 40% e luftërave civile gjatë gjashtë dekadave të fundit kanë qenë të lidhura me degradimin mjedisor.

Për shembull, në rajonin Sahel të Afrikës, degradimi i tokës së punueshme “po forcon konkurrencën për burime tashmë të pakta“, tha ajo. Kjo nga ana tjetër përkeqëson tensionet etnike dhe ushqen dhunën dhe paqëndrueshmërinë politike, shtoi ajo.

Bachelet shprehu keqardhje rreth faktit që personat të cilët shprehen të alarmuar rreth ndikimeve shkatërruese të ndryshimeve klimatike shpesh sulmohen.

Ekspertët e OKB-së, tha ajo, “kishin vërejtur sulme ndaj ambientalistëve në pothuajse çdo rajon, veçanërisht në Amerikën Latine“.

Jam i dekurajuar nga kjo dhunë dhe gjithashtu nga sulmet verbale ndaj aktivistëve të rinj si Greta Thunberg apo të tjerë, të cilët galvanizojnë mbështetjen për parandalimin e dëmit që mund të sjellë brezi i tyre”, tha Bachelet.

Kërkesat e bëra nga mbrojtësit e mjedisit dhe aktivistët janë të pakontestueshme, dhe ne duhet t’i respektojmë, mbrojmë dhe përmbushim të drejtat e tyre“.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *