Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Recesioni global, një rrezik serioz në vitin 2020, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara

Larry Elliott/The Guardian

Raporti u bën thirrje politikëbërësve të parandalojnë këtë kërcënim duke u përqëndruar në punësim, paga dhe investime.

Rritja e dobët si tek vendet e përparuara ashtu edhe tek ato në zhvillim do të thotë që mundësia e një recesioni global në vitin 2020 është një rrezik i qartë dhe aktual, paralajmëroi OKB-ja.

Në një raport vjetor, Organi i Tregtisë dhe i Zhvillimit të OKB-së, Unctad, tha që viti 2019 do të përjetojë zgjerimin më të dobët në këtë dekadë dhe ekziston rreziku që ngadalësimi të kthehet në tkurrje të plotë vitin e ardhshëm.

OKB-ja tha që shenjat paralajmëruese po ndezin luftërat tregtare, mundësinë e një Brexit pa marrëveshje dhe lëvizjet në normat afatgjata të interesit dhe ka pak shenjë që politikëbërësit janë përgatitur për “stuhinë” që po vjen.

Raporti vjetor i tregtisë dhe zhvillimit thotë se Ministritë e Financave dhe Bankat Qëndrore duhet t’i japin fund “fiksimeve të tyre rreth çmimeve, fitimeve tremujore dhe besimin tek investitorët” dhe përkundrazi, të përqendrohen në krijimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe rritjen e investimeve publike.

Raporti Unctad thoshte: “Një spërkatje në veri, një ngadalësim i përgjithshëm në jug dhe rritja e niveleve të borxhit kudo varen nga ekonomia globale: këto të kombinuara me rritje të paqëndrueshmërisë së tregut, një sistem multilateral të thyer dhe pasiguri në rritje, po krijojnë sfidën e menjëhershme të politikës”.

Ai tha që ekonomia globale mbeti e brishtë edhe pse kriza financiare përfundoi një dekadë më parë, dhe bëri thirrje për një rishikim themelor të modelit të zakonshëm të një biznesi që kishte shaluar botën në zhvillim me nivele rekord borxhi.

Raporti gjithashtu tha: “Qëndrimi i politikës makro-ekonomike të miratuar deri më tani ka qenë i braktisur dhe i koordinuar në mënyrë të pamjaftueshme për të dhënë një nxitje të qëndrueshme ndaj kërkesave agregate, me rregullime të mbetura në vagarët e tregut përmes një përzierjeje të uljes së kostove dhe masave liberaliste. Rrjedhat e rritjes së shpejtë dhe paqëndrueshmëria financiare kanë qenë rezultate të parashikuara”.

Rritja globale do të bjerë nga 3% në 2018 në 2,3% këtë vit – më e dobëta e saj që nga tkurrja 1.7% në 2009, sipas raportit. Disa vende të mëdha në zhvillim ishin tashmë në recesion dhe disa ekonomi të përparuara, përfshirë Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ishin rrezikshmërisht afër saj.

Bankat qendrore, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së dhe Bankën Qendrore Evropiane, kohët e fundit kanë njoftuar ulje të interesit në përpjekje për të stimuluar aktivitetin por raporti i OKB-së ishte pesimist për shanset e suksesit.

“Ngadalësimi i rritjes në të gjitha ekonomitë kryesore të zhvilluara, përfshirë SH.B.A-në, konfirmon se mbështetja në politikën e lehtë monetare dhe rritja e çmimit për të stimuluar kërkesën prodhuese, në rastin më të mire është rritje jetëshkurtër, ndërsa ulja e taksave për korporatat dhe individët e pasur nuk arrijnë të nxisin investimet produktive”.

Masat monetare jokonvencionale – siç janë normat e interesit negativ dhe krijimi i parave përmes lehtësimit sasior – mbetën politika për të adresuar dobësitë në ekonominë globale edhe pse ato kanë pasur një rekord të dobët që nga kriza financiare.

Rritja e tregtisë pritej të ngadalësohej ashpër këtë vit, si rezultat i një rënie të kërkesës globale dhe masave të shpallura nga Donald Trump.

OKB-ja theksoi nevojën për të parë përtej kërcënimit afatshkurtër të recesionit kundrejt kërcënimeve më të thella dhe afatgjata.
“Përtej rreziqeve të menjëhershme që mund të bllokojnë ekonominë globale, ka një seri sfidash makrostrukturore që paraprijnë krizën globale financiare dhe kanë kaluar kryesisht pa mbikëqyrje që nga ajo kohë”, thuhet në raport.

U shtua se katër çështje dallohen për shkak të shkallës së tyre të lartë të ndërvarësisë: pjesa më e vogël e të ardhurave të ekonomisë për punësim; erozioni i shpenzimeve publike; dobësimi i investimeve; dhe rritjet e paqëndrueshme të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Ai vazhdoi: “Mbrojtja e klimës kërkon një valë masive të re investimesh, duke rikrijuar energji dhe në sektorë të tjerë që lëshojnë karbon. Teknologjitë e reja me karbon të ulët duhet të krijohen, instalohen dhe mirëmbahen në një shkallë globale”.

Raporti gjithashtu theksoi rritjen e investimeve të gjelbërta, për të cilat tha se do të ishte një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vendeve të punës. “Diskutimet e fundit e quajnë këtë strategji Marrëveshjen e Re të Gjelbër (Green New Deal), duke kujtuar Marrëveshjen e Re (New Deal) të viteve 1930, e cila trajtoi papunësinë dhe pagat e ulëta, natyrën grabitqare të financave, boshllëqet e infrastrukturës dhe pabarazitë rajonale, në kontekstin e rikuperimit nga Depresioni i Madh”.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *