Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë, 31% e saj shkon për ushqimet bazë

Grupi kërkimor i kompanisë britanike Picodi, ka bërë një studim në të cilën janë përfshirë 52 shtete të botës, ku është shqyrtuar paga minimale zyrtare dhe përqindja që shkon për të mbuluar blerjet bazike të produkteve ushqimore. Në këtë studim është përfshirë edhe Shqipëria ku, sipas Picodi, nevojitet 31% e pagës minimale për të mbuluar ushqimet bazike.

Në këtë analizë, produktet e përfshira në shportën e ushqimeve bazë janë: qumështi, buka, orizi, veza, djathi, perime, fruta dhe mishi.

Në studimin e publikuar, është marrë për shembull shpërndarja e shpenzimeve për pagën minimale të Hong-Kongut.

Sceenshot i kostos së produkteve bazë ushqimore në Hong Kong

Citizens Channel ka bërë të njëjtën llogari për realitetin shqiptar, bazuar këtë herë në çmimet e indeksuara të platformës Nuembo.com, ku publikohen rregullisht çmimet e produkteve të lidhura me kostot e jetesës. 

Sipas këtyre të dhënave një familje shqiptare i duhet një total prej 9,183.14 lekë për minimumin bazik të ushqyerjes që  përfshin: Bukë (10 copë); qumësht (10 l); oriz (2.5 kg); vezë (20 copë); djathë lokal (1 kg); perime (8 kg); fruta (6 kg), mish pule (3 kg) dhe mish viçi (3 kg).

Totali i produkteve bazike, bazuar në shembullin e Picodi.com

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datën 26.12.2018 u miratua vendimi se paga minimale në shkallë vendi bëhet 26.000 lekë të reja për 174 orë pune në muaj. Ky vendim hyri në fuqi në datën një janar të vitit 2019. Megjithatë, të dhënat Eurostat tregojnë se Shqipëria është shteti me pagën me te ulët në Evropë. Edhe nëse e krahasojmë me shtetet fqinje, shteti ynë rezulton të ketë diferencë përsa i  përket vlerës monetare mujore, të përcaktuar ligjërisht.

Konkretisht, paga minimale në Shqipëri është 210.66 euro, pasuar nga Bullgaria (286.33 euro); për të vijur me Serbinë (307.63 euro); Mali i Zi (331.33) euro; ndjekur nga Turqia (422.26 euro); Rumania (446.02 euro); Greqia (758.33 euro) diferencë e cila është në rritje nëse e krahasojmë Shqipërinë me shtetet e tjera. 

Shqipëria në raport me shtetet e tjera në mbulimin e ushqimeve bazë kundrejt pagës minimale/ Picodi

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *