Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një përqind e personave më të pasur në botë zotëron 82% të pasurisë”, thotë Oxfam

Marrë nga BBC 

Hendeku midis njerëzve shumë të pasur dhe pjesës tjetër të botës u zmadhua vitin e kaluar pasi pasuria vazhdoi të ishte në pronësi të një pakice të vogël, ka pohuar organizata Oxfam.

Oxfam është një konfederatë ndërkombëtare e 20 OJQ-ve që punojnë me partnerë në mbi 90 vende për t'i dhënë fund padrejtësive që shkaktojnë varfëri. Ajo është një lëvizje globale që ka si qëllim luftimin e pabarazisë dhe tejkalimin varfërisë, duke shenjëstruar faktorët që i varfërojnë njerëzit

Rreth 82% e parave të gjeneruara vitin e kaluar shkuan për 1%-shen më të pasur të popullsisë globale ndërsa gjysma më e varfër nuk pati asnjë rritje.

Oxfam deklaroi që shifrat e tyre – të cilat kritikët i kanë vënë në dyshim – treguan një sistem të dështuar.

Organizata fajësoi evazionin e taksave, ndikimin e kompanive në politikë, erozionin e të drejtave të punëtorëve dhe uljen e kostove për hendekun që sa vjen e zgjerohet.

Oxfam ka prodhuar raporte të ngjashme për pesë vitet e fundit. Në vitin 2017 ajo llogariti që tetë individët më të pasur në botë kishin po aq pasuri sa gjysma më e varfër e botës. Ndërsa këtë vit, deklaroi  se 42 njerëz tani kishin po aq pasuri sa gjysma më e varfër.

Burimi: Oxfam

‘ E papranueshme’

Shefi ekzekutiv i Oxfam, Mark Goldring tha që korrigjimi i vazhdueshëm i shifrave pasqyronte faktin se raporti bazohej “në të dhënat më të mira të disponueshme në atë kohë”.

“Megjithatë ju e shikoni, ky është një nivel i papranueshëm i pabarazisë,” tha ai.

Raporti i Oxfam përkon me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, një vendpushim skish në Zvicër. Konferenca vjetore tërheq shumë nga liderët kryesorë të politikës dhe biznesit në botë.

Pabarazia zakonisht ka rëndësi në rendin e ditës, por Z. Goldring tha se shumë shpesh “bisedat e ashpra zhduken me rezistencën e parë”.

Analizë nga Anthony Ruben –  “Reality Check” (Kontrolli i të vërtetës) nga BBC

Është me të vërtetë e vështirë të kuptosh sa pasuri kanë super të pasurit dhe shumë të varfrit. Super të pasurit kanë tendencë të mos i bëjnë publike vlerat e tyre dhe shumë prej vendeve më të varfra në botë mbajnë statistika të dobëta.

Për ta ilustruar këtë, vitin e kaluar, Oxfam na tha që tetë individë kanë po aq pasuri sa gjysma më e varfër e popullsisë së botës.

Tani ajo e ka rishikuar atë shifër në 61 persona për vitin e kaluar, duke rënë në 42 persona këtë vit – që është një rishikim mjaft i madh. Dhe ka të dhëna të tjera mbi të cilat bazohet e gjithë kjo, si p.sh. që njerëzit në listë me pasurinë më të ulët nuk janë domosdoshmërish të varfër fare – ata mund të jenë profesionistë të kualifikuar me sasi të mëdha të borxhit studentor, për shembull, ose persona me të ardhura të larta por kredi të mëdha.

Por pavarësisht nëse bëhet fjalë për tetë persona, 42 persona ose 61 persona që kanë të njëjtën pasuri sa gjysma e botës, ekziston ende pabarazia e pasurisë në të gjithë botën, që është mesazhi që Oxfam po i jep Davos.

Në publikim se kishte “mbështetje të madhe” për veprim me dy të tretat (72%) nga 70,000 njerëz që i anketoi në dhjetë vende duke thënë se ata donin që qeveritë e tyre “të adresonin urgjentisht hendekun e të ardhurave midis të pasurve dhe të varfërve”.

Por Mark Littlewood, drejtori i përgjithshëm në qendrën e mendimit të tregut të lirë, Instituti i Çështjeve  Ekonomike, tha që Oxfam po bëhej më “i fiksuar me të pasurit sesa të varfrit”.

“Taksat më të larta dhe rishpërndarja nuk do të bëjnë asgjë për të ndihmuar të varfrit; pasuria nuk është një tortë fikse. Njerëzit më të pasur janë gjithashtu njerëz me shumë taksa – zvogëlimi i pasurisë së tyre nuk do të çojë në rishpërndarje, ai do ta shkatërrojë atë në dobi të askujt,” shtoi ai.

Ishte një kritikë që bëri jehonë nga Sam Dumitriu, kreu i kërkimit në një institucion tjetër të mendimit të tregut të lirë – Instituti Adam Smith – i cili tha se statistikat e pabarazisë së OFJ-ve  “gjithmonë pikturojnë figurën e gabuar”.

“Në realitet, pabarazia globale ka rënë masivisht gjatë dekadave të fundit”.

“Ndërsa Kina, India dhe Vietnami kanë përqafuan reformat neoliberale që zbatojnë të drejtat e pronësisë, zvogëlojnë rregulloret dhe rrisin konkurrencën, më të varfrit në botë kanë marrë një rritje masive të pagave që çon në një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave globale.”

Si i përpunon shifrat Oxfam?

Raporti i Oxfam-it bazohet në të dhënat nga Forbes dhe databazën vjetore të pasurisë globale të bankës Credite Suisse, e cila treon shpërndarjen e pasurisë globale që prej vitit 2000. Sondazhi përdor vlerën e pasurive të një individi, kryesisht pronën dhe tokën, minus borxhet, për të përcaktuar se çfarë ai “zotëron”.Të dhënat përjashtojnë pagat ose të ardhurat.

Metodologjia është kritikuar pasi do të thotë që një student me borxhe të larta, por me potencial të lartë fitimi në të ardhmen, për shembull, do të konsiderohej i dobët sipas kritereve të përdorura.

Por Oxfam tha që edhe nëse pasuria e gjysmës më të varfër të botës do ishte rillogaritur për të përjashtuar njerëzit në borxhin neto, pasuria e tyre e kombinuar do ishte e barabartë me atë të vetëm 128 miliarderëve.

*Citizens Channel/E.K/E.N/ 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *