Citizens Channel fton të gjithë studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj në trajnimin online “Fuqizimi i gazetarëve të rinj përmes promovimit të vlerave profesionale të gazetarisë” (Empower Journalists), mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).
Ky projekt synon të forcojë aftësitë dhe njohuritë e profesionistëve të rinj mbi të drejtat e gazetarëve , etikës së medies si dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e lirisë së mendimit e shprehjes.
Nga aplikimet do të përzgjidhen 20 studentë të gazetarisë dhe gazetarë të rinj të cilët do të marrin pjesë në tre kurse online të zhviluara nga tre ekspertë.
- Akademiku Artan Fuga do të angazhohet me ekspertizën e tij në zhvillimin e modulit me tematikë: “Kolapsi i industrisë kreative dhe “fati” i gazetarëve të rinj”.
- Drejtuesi i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali do të japë ekspertizën e tij për temën: “Situata aktuale e të drejtave të gazetarëve në Shqipëri, perspektiva rajonale dhe evropiane” .
- Ervin Goci, lektor në Universitetin e Tiranës, do të ofrojë ekspertizën e tij në temën: “Gjendja profesionale dhe sociale e gazetarit shqiptar në statusin e përçuesit të informacionit”.
Gjatë moduleve të zhvilluara online do të ketë edhe 3 webinare të realizuara nga çdo ekspert.
Në përfundim të moduleve pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e një seminari 3 ditor në një nga qytetet e Shqipërisë të fokusuar kryesisht në krijimin e mesazheve duke përdorur multimedian dhe rrjetet sociale si shpërndarës të tyre.
Projekti do të përmbyllet me zgjedhjen dhe mbështetjen e 5 punimeve më të mira gazetareske nga studentët dhe gazetarët e pranishëm.
Saktësim:
- Aplikuesit në këtë projekt duhet të jenë të gatshëm për të ndjekur modulet dhe webinarët online në oraret e përcaktuara
- Të jenë të pranishëm në seminarin tre ditor të mbajtur në fund të projektit.
*Plotëso të dhënat më poshtë për tu bërë pjesë e projektit
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen përmes e-mailit. Më shumë detaje për axhendën dhe organizimin do të publikohen pas përfundimit të fazës së regjistrimit.