Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Letër institucioneve ndërkombëtare: “Demokracia dhe liria e shprehjes është nën sulm”

Një muaj më parë, aktivistët Flori Haçkaj dhe Besa Sharrah, i janë drejtuar me një letër-ankesë institucioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe Zyrës së Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, lidhur me situatën e lirisë së fjalës dhe medias në Shqipëri.

Ata ngritën shqetësimin e masave ndëshkimore kundrejt qytetarëve që kanë mendim kritik ndaj punëve publike të cilat manifestohen nëpërmjet sulmeve të koordinuara që çojnë në mbylljen e profileve personale.

Haçkaj dhe Sharrah sollën në vëmendje kompaninë “Acromax Media” dhe fshirjen e videove të daljeve publike të shumë figurave të njohura në media, përmes justifikimit të “pronës intelektuale”. Gjithashtu, ata shprehën kritika ndaj televizionit privat të Kryeministrit Rama (ERTV), si mjet propagande e burimi të kontrolluar informacioni ndaj opinionit publik dhe dy projektligjet që kanë si qëllim rregullimin e medias online.

Jo më larg se sot, letër-ankesa e tyre ka marrë përgjigje nga përfaqësuesja e Komisionit Evropian, ku shprehen se liria e fjalës dhe e medias është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ata bëjnë me dije se gjatë gjithë procesit të hartimit të dy projektligjeve të ashtuquajtura “Paketa Anti-Shpifje” kanë dhënë rekomandime në mënyrë që ligji të përshtatet me standardet ndërkombëtare të lirisë së fjalës dhe shprehjes.

Haçkaj tregon për Citizens Channel si ka lindur nevoja për t’ju drejtuar institucioneve ndërkombëtare lidhur me situatën e lirisë së fjalës në Shqipëri.

Për këtë temë biseduam gjatë e bashkuam mendimet me Besën, e cila punon e jeton në USA dhe ramë dakord që mjeti për t’i bëre presion qeverisë, është mbështetja që mund të marrim nga Bashkimi Evropian, ku ne mëtojmë të bëhemi pjesë. Letrën ia nisëm komisionierit për zgjerim të BE-së, Kombeve të Bashkuara, Parlamentit Evropian dhe atij gjerman“, u shpreh Flori Haçkaj.

Ai komenton edhe propozimin e dy projektligjeve lidhur me ligjin 97/2013 “Për medien audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin 9918 “Për disa komunikime elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Këto dy projektligje njihen ndryshe si “Paketa Anti-Shpifje”.

Në shtator 2019 punoja në New York dhe ishte periudha kur qeveria po tentonte të kalonte ligjin për censurimin e medieve dhe rrjeteve sociale, duke kërcënuar me dënime penale njerëzit që shpreheshin kundër qeverisë, me justifikimin e përhapjes së lajmeve të rrema e shpifjes. Si një ithtar i fjalës së lirë dhe demokracisë aktive, besoj fort që fjala e lirë duhet mbështetur e jo te censurohet. Ky është nje kthim i frikshëm ne diktaturë“, përmbyll Haçkaj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *