Me 13 raste të reja, Shqipëria shënoi sot rritjen më të madhe të personave të prekur në një ditë, duke e çuar numrin total në 89. Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) kreu 33 teste të reja duke identifikuar rastet e para në qytetin e Korçës.
Shpërndarja e personave të prekur sipas qyteteve:
• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë
Nga totali i rasteve të konfirmuara, ISHP informon se 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra, ndërkohë mosha mesatare e personave pozitiv është 48 vjeç.
Deri tani dy persona kane humbur jetën për shkak të virusit, ndërsa tre pacientët kanë lënë spitalin dhe po qëndrojnë në vetëkarantinim dhe mbikëqyrje edhe për 14 ditë të tjera.
318,622 raste të konfirmuara me COVID-19 në të gjithë globin

*Citizens Channel /l.k/

Drejtor Ekzekutiv
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës dhe një sërë trajnimesh mbi gazetarinë inovative dhe menaxhimin e medias në rajon, BE dhe SHBA. Veç eksperiencës 10-vjeçare si gazetar, kryeredaktor dhe producent i podcasteve dhe dokumentarëve, ai është angazhuar si konsulent dhe trajnues i metodave inovative të gazetarisë dhe edukimit mediatik me organizata vendase dhe ndërkombëtare si Thomson Foundation, IREX World, OSCE, EULEX dhe CRD . Prej vitit 2018 është drejtor ekzekutiv i Citizens.al ku udhëheq punën editoriale dhe strategjike të medias.