Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kush është pacineti zero në shpërthimin e koronavirusit

Autor: Fernando Duarte | BBC

Autoritetet kineze dhe ekspertët nuk po bien dakord për origjinën e shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Më konkretisht, në faktin se kush është “pacienti zero ” në përhapjen e kësaj sëmundje të re. I njohur gjithashtu si rasti i indeksit, pacienti zero është një term i përdorur për të përshkruar njeriun e parë të infektuar nga një sëmundje virale ose bakteriale në një epidemi.

Zhvillimet në analizën gjenetike tani bëjnë të mundur gjurmimin e linjës së një virusi përmes atyre që ai ka infektuar. Kombinuar me studime epidemiologjike, shkencëtarët mund të përcaktojnë individët që mund të kenë qenë njerëzit e parë që nisën përhapjen e sëmundjes dhe krijimin e epidemisë.

Identifikimi se kush janë këta njerëz mund të ndihmojë në adresimin e pyetjeve thelbësore se si, kur dhe pse filloi. Këto më pas mund të ndihmojnë për të parandaluar infektimin e njerëzve të tjerë në këtë epidemi apo të tjera që mund të vijnë.

A e dimë ne se kush është pacienti zero në përhapjen e Covid-19 që filloi në Kinë?

Përgjigja e shkurtër është – jo.

Autoritetet kineze fillimisht raportuan se rasti i parë i koronavirusit u regjistrua më 31 dhjetor dhe shumë nga rastet e para të infeksionit, të ngjashëm me pneumoninë, u lidhën menjëherë me një treg me prodhime deti dhe kafshësh në Wuhan, në provincën Hubei.

Kjo zonë përbën epiqendrën e shpërthimit, me 82% të rasteve të regjistruara në Kinë sipas statistikave të universitetit “Johns Hopkins University”.

Tregu Huanan i prodhimeve te detit dhe shtazore, i cili u lidh me perhapjen e koronavirusit

Sidoqoftë, një studim i botuar në revistën mjekësore “Lancet”, pretendon se personi i parë që u diagnostikua me Covid-19, rezulton  më 1 dhjetor 2019 dhe ai nuk kishte asnjë kontakt  me tregun në Wuhan.

Wu Wenjuan, një mjeke e specializuar në spitalin Jinyintan në Wuhan dhe një nga autorët e studimit, i tha Shërbimit Kinez të BBC se pacienti ishte një burrë i moshuar që vuante nga sëmundja e Alzaimerit.

“Ai (pacienti) jetonte katër ose pesë stacione autobusi larg nga tregu i prodhimeve të detit dhe për shkak se ishte i sëmurë, ai nuk dilte nga shtëpia” deklaroi Wu Wenjuan.

Ajo gjithashtu tha se tre persona të tjerë zhvilluan simptoma ditët në vijim – dy prej të cilëve nuk kishin asnjë ekspozim ndaj tregut Huanan.

Sidoqoftë, studiuesit gjithashtu zbuluan se 27 njerëz të një grupimi prej 41 pacientësh të shtruar në spital në fazat e hershme të epidemisë “kishin qenë të ekspozuar ndaj tregut”.

Hipoteza se përhapja nisi në treg dhe mund të jetë transferuar nga një kafshë e gjallë në një njeri përpara se të përhapet nga njeriu në njeri, ende konsiderohet më e mundshmja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Pra, a mundet realisht një person të shkaktojë një shpërthim masiv?

Përhapja e ebolës nga viti 2014 deri në 2016 ishte epidemia më e madhe në Afrikën Perëndimore që kur virusi u zbulua për herë të parë në 1976. Kjo sëmundje vrau mbi 11,000 njerëz dhe infektoi mbi 28,000 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Epidemia zgjati më shumë se dy vjet dhe u shtri në 10 vende, kryesisht në kontinentin e Afrikës, por pati edhe raste të raportuara në SHBA, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

Perhapja e virusit te Eboles ne Afriken Perendimore

Shkencëtarët dolën në përfundimin se ky shpërthim i një lloji të ri, ebola filloi vetëm me një person; një djalë dy vjeçar nga Guinea – i cili mund të jetë infektuar duke luajtur në gropën e një peme, ku strehohej një koloni lakuriqësh nate.

Ata e bënë lidhjen me anë të një ekspeditë në fshatin e djalit, Meliandou, duke marrë mostra dhe biseduar me vendasit për të mësuar më shumë rreth burimit të shpërthimit të ebolës përpara se të botonin gjetjet e tyre.

Por “pacienti zero” më i famshëm konsiderohet Meri Mallon, e cila fitoi pseudonimin “Meri e Tifos” për fillimin e një shpërthimi të etheve tifoide në New York në 1906.

Me origjinë nga Irlanda, Mallon emigroi në SHBA, ku filloi të punojë për familje të pasura si kuzhiniere. Pas grumbullimit të rasteve tifo midis familjeve të pasura në New York, mjekët gjurmuan fillimin e zinxhirit tek Mallon. Kudo ku ajo punonte, anëtarët e familjeve filluan të përjetojnë ethe tifoide.

Mjekët e konsideruan atë si paciente të shëndetshme, pra dikush i infektuar nga një sëmundje por që shfaq shumë pak ose aspak simptoma të sëmundjes, çka do të thotë mundësi për të infektuar shumë njerëz.

Tashmë ka prova në rritje që vërtetojnë se disa njerëz janë më “efikas” në shpërndarjen e virusit se të tjerët dhe Mallon është një nga rastet më të hershme e cila kishte aftësinë e një “supershpërndarëse”.

Në atë kohë sëmundja prekte mijëra nju jorkezë në vit dhe kishte një shkallë vdekshmërie 10%.

Mary Mallon, e konsideruar si pacientia zero ne perhapjen e etheve tifoide ne New York

Por termi “pacinet zero” vishet zakonisht me stigmë prandaj shumë ekspertë mjeksorë janë kundër publikimit të rastit të parë pasi mund të shkaktojë dizinformim rreth sëmundjes apo edhe viktimizim të personit.

Një shembull tjetër i famshëm është pacienti që u konsiderua gabimisht si pacienti zero në epideminë e AIDS. Gaetan Dugas, një asistent fluturimi kanadez është një nga pacientët më të paragjykuar në histori, i fajësuar në përhapjen e AIDS në SHBA gjatë 1980. Por vetëm tre dekada më vonë studiuesit raportuan se ai nuk mund të ketë qenë rasti i parë, pasi një studim i 2016 tregoi se virusi mund të jetë zhvendosur nga Karaibet në Amerikë në fillim të 1970.

Për herë të parë termi “pacient zero” u krijua aksidentalisht gjatë epidemisë së Hiv-it.

Duke zhvilluar kërkime për përhapjen e sëmundjes në Los Angelos dhe San Francisco gjatë viteve 80, studiues nga CDC (qendër për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve) përdorën gërmën  O, duke ju referuar rastit të dikujt jashtë shtetit të Kalifornisë.

Studiues të tjerë e keqinterpretuan gërmën si numrin zero dhe kështu lindi koncepti “pacient zero”.

Lexo artikullin origjinal:

https://www.bbc.com/future/article/20200221-coronavirus-the-harmful-hunt-for-covid-19s-patient-zero?fbclid=IwAR1Xerrl2bYQoPMP_QICAtVGaJILXfjWs8-bNvcfcHqzTmGbXzlmhEYiBKA

*Përktheu dhe përshtati: Elira Kadriu | Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *