Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KMD i kërkon qeverisë të shtojë komunitetet e përjashtuara në listën e ndihmës financiare për pasojat e COVID-19

Me anë të një rekomandimi, Komisioneri për Mbrojten nga Diskriminimi i ka kërkuar qeverisë shqiptare zgjerimin e listës së subjekteve dhe përfituesve të ndihmës financiare gjatë gjendjes së shkaktuar nga Covid-19.

Përmes këtij rekomandimi kërkohet të përfshihen në target grupet përfituese edhe grupet e tjera shoqërore si shitësit ambulantë, referuar këtu kryesisht komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, punëkërkuesit e papunë të cilët nuk kanë qenë më herët të punësuar dhe nuk kanë kontribut në sigurimet shoqërore si edhe lehtësimin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë.

“Synimi kryesor është gjithpërfshirja e grupeve të ndryshme shoqërore të cilat pavarësisht ndryshimit të statuseve ligjore ku bëjnë pjesë rezultojnë të përjashtuara dhe për rrjedhojë mund të rezultojnë të diskriminuara direkt për shkak të gjendjes ekonomike dhe gjendjes shoqërore. Njëkohësisht mund të ekzistojnë premisat për diskriminim indirekt për shkak race, etnie apo përkatësie në grup të veçantë, lidhur kryesisht me komunitetet Rome dhe Egjiptiane, por edhe me kategori të tjera, të cilat nuk marrin asnjë lloj përfitimi nga mekanizamt e mbrojtjes shoqërore”, shprehet në rekomandimin e hartuar , Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në përfundim të rekomandimit, Komisioneri kërkon nga institucionet përkatëse heqjen e datës 10 Mars 2020 si afati përfundimtar për regjistrimin e punëkërkuesve të papunë, si dhe për ndihmën ekonomike.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, u miratua më datë 27 Mars 2020 në sajë të masave të marra nga qeveria për shkak të situatës nga Covid-19. Sipas këtij vendimi përfituesit e kësaj ndihme financiare janë  të punësuarit në subjekte të biznesit me të ardhura vjetore 14 milionë lekë, personat përfitues të ndihmës ekonomike, me dyfishim të pagesës gjatë kësaj periudhe, personat që janë përfitues të pagesës së ardhur nga papunësia etj.

Ky rekomandim i komisionerit është nxitur nga shkresa e disa organizatave advokuese për komunitete të caktuara, kryesisht Rome dhe Egjiptiane. Përkatësisht Qendra Treja, Qendra për Aksion Komunitar, Levizja Rinore Egjiptiane dhe Rome dhe Qendra për Advokim Social.

Sipas përfaqësueses së Qendrës për Advokim Social, Romina Sefa, jashtë kësaj VKM-je kanë mbetur një numër i lartë familjesh në nevojë.

“Nga komunikimet që ka pasur grupi jonë me Strukturën Përgjegjëse të Shtabit të

Romina Sefa, përfaqësuese e Qendrës për Advokim Social

Emergjencave Civile, jemi informuar se mbeshtetja me ushqime bazë të cilat janë domosdoshmëri për familjet e varfëra në këtë periudhë do të jepet vetëm për 56.000 familje, si kategori të përfshira në vkm. Në vlerësimet tona kjo është një përllogaritje shumë e ulët krahasur me nevojën e cila reflektohet më e lartë. Jashtë kësaj vkm kanë mbetur kategoria e punë këruesve të pa punë afat-gjatë dhe të familjeve të varfëra të cilët i sigurojnë të ardhurat në aktivitete informale (e cila kryhet kryesisht nga romët dhe egjiptianet) siç janë mbledhja e mbetjeve të riciklueshme, tregëtimi i rrobave dhe mbledhja e hekurishtevet”, shpjegon për Citizens Channel Sefa.

Nga puna në terren e aktivistëve dhe përfaqësuesve të komunitetit Rom dhe Egjiptian vihet re se ndihma e ofruar nga bashkitë në disa zona të caktuara është e pamjaftueshme.

“Në Tiranë janë shpërndarë disa pako me ushqime për minoritetet rome dhe egjiptiane, në zonën e lana Bregasit, Shkozë, Selitë, Kombinat dhe Yzberisht. Aktualisht kemi kryer identifikimin e listës së personave që janë në nevojë dhe ti dërgohen bashkisë në mënyrë që të mund të mbulohen të gjitha familjet. Dhe sasia e ushqimeve të jetë më e madhe për të mbuluiar nevojat më shumë se një javë”. 

Sipas Romina Sefës, fakti që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh një opinion dhe del me konstatim të diskriminimit ekonomik, duhet të shërbejë si një sinjal për institucionet për të marrë vendimin e duhur në ndihmë të njerëzve në vështirësi në këtë periudhë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *