Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si do të bëjmë plazh këtë verë?

Tempretaurat e larta të muajit Maj e bëjnë të parezistueshëm frekuentimin e plazhit si çdo vit, por këtë sezon turistik kushtet nuk janë të njëjta dhe pikëpyetjet janë të shumta. Pandemia Covid 19 ka sjellë në një stil të ri jetese, duke ndryshuar edhe mënyrën sesi do t’i kalojmë pushimet këtë verë.

Të ardhurat nga sektori i turizmit kanë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit, 8.5% të PBB, por mbyllja e fluturimeve dhe frika nga infektimi, parashikohet të sjellin ulje të përfitimeve në raport me vitet e tjera.

Plani për sezonin turistik 2020

Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar deklaroi për Citizens Channel se në planin e sezonit turistik 2020 është përgatitur një manual nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Unionin, por akoma nuk ka hyrë në fuqi pasi është në pritje për miratim.

“Këto protokolle do të ndiqen nga një taksforcë e cila do jetë vazhdimisht në lëvizje për të ndjekur zbatimin e tyre. Këto rregulla do respektohen pasi vetë hotelet janë të interesuar për funksionimin e tyre edhe per faktin se shumë hotele operojnë me kontrata, me operatorë të huaj dhe respektimi i tyre është kusht për të vazhduar zbatimin e kontratës. Problemi nuk është respektimi i këtyre kufizimeve por heqja e masave shternguese dhe hapja e kufijve” shpjegon Kasa.

Durrësi në pritje të nisjes së një sezoni turistik të pazakontë

Pavarësisht se flitet për një sezon me kufizime, plazhi në Durrës ka filluar të mbushet nga pushues të cilët po marrin rrezet e para.

Në një vëzhgim të Citizen Channel në plazhin e Currilave, administratorët e hoteleve dhe restoranteve shprehen mosbesues dhe të painformuar për planin e ri, për të cilin kanë dëgjuar të flitet vetëm në media.

“Nuk besoj se do këtë asnjë ndryshim nga vitet e tjera. Ne e kemi vetë sistemin e çadrave të organizuar me 1.5 deri në 2 metra distancë nga njëra tjetra. Kam dëgjuar dy veta maksimumi në një çadër. Po një familje me dy fëmijë? As kushte financiare nuk besoj se kemi për të krijuar sisteme si Italia me peçikllaz. Për më tepër Bashkia në Durrës nuk ka filluar as nga pastrimi i plazheve. Kam disa punëtorë dhe ne vetë kemi filluar ta punojmë pjesën përpara lokalit” është shprehur një përfqësues i stafit të barit Port Side në Durrës.

Pronari i një tjetër hoteli në këtë zonë rrëfen se në fillim të Majit zakonisht puna ka filluar dhe çadrat e plazhit privat përpara hotelit janë të vendosura, por këtë vit nuk mund të vijojnë pa informacionin përkatës.

“Kemi frikë t’i vendosim çadrat pa një urdhërese që të na drejtoi për mënyrën si do procedohet. Deri tani nuk kemi asnjë informacion zyrtar përveç asaj që dëgjojmë në media apo Facebook por që sërisht nuk na ndihmon” përfundon ai.

Mbështetja financiare për opetarorët turistikë e pamjaftueshme

Agjensitë dhe operatorët turistikë edhe pse janë lejuar të zhvillojnë aktivitetin, fitimi i tyre ka qenë minimal për shkak të ngrirjes që shkaktoi pandemia Covid-19. Ata nuk u përfshinë në paketë e parë të ndihmës ekonomike të propozuar nga qeveria, por përfituan vetëm pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, si përfitues të paketës së dytë në mbështetje të të subjekteve të dëmtuara financiarsisht.

Por operatorët në Durrës shprehen se kjo pagë nuk është e mjaftueshme për dëmet që solli fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia për këtë sektor. Shoqatës Shqiptare e Turizmit i ka drejtuar qeverisë në tre shkresa zyrtare kërkesat kryesore të operatorëve turistikë, të cilët janë të frikësuar për rrezikimin e vitit nëse pandemia nuk ndalet.

Përhapja e COVID-19 nga uji, çfarë thonë ekspertët?

Shtete të ndryshme kanë reaguar ndryshe ndaj fillimit të sezonit turistik 2020. Ishte Italia e para që propozoi një sistem të distancuar të cadrave të rrethuara me mbrojtje pecikllazi si një mënyrë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Ndërsa me 30 Prill Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi mbylljen e të gjitha palzheve “Orange Country” në Kalifornin jugore, fakt i cili solli protesta të shumta nga qytetarët.

1 Maj, 2020, Huntington Beach, California.

Kërkimet tregojnë se ashtu si Sars, koronavirusi mund të mbijetojë 12 ditë në temperaturë ambienti në një sasi uji të caktuar, por ekspertët bien dakort se në hapësira të mëdha ujore si liqene, lumenj, oqeane përqëndrimi i virusit është aq i holluar sa ë vështirëson infektimin.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (SHBA), nuk ka prova se njerëzit mund të infektohen përmes notit dhe  rreziku i transmetimit të COVID-19 përmes ujit pritet të jetë i ulët. Pishinat, vaskat e nxehta dhe burimet e tjera të kloruara të ujit nuk janë shqetësuese sepse klori në ujë çaktivizon virusin duke prishur shtresën e jashtme të tij.

Edhe pse qarkullojnë teza të ndryshme duket se vetëm koha do të tregojë sesi sezoni i kësaj vere do të ndikojnë në përhapjen e pandemisë Covid19.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *