Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Mësimi Online, Tarifat Offline” – studentët kërkojnë heqjen e tarifave dhe pagesës së konviktit

Aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin kanë mbajtur sot një komunikatë përballë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).

Ata afishuan banderolën “Mësimi Online, Tarifat Offline” dhe parashtruan tre kërkesa ndaj MASR që lidhen me ndjekjen e leksioneve përmes internetit dhe tarifat e vitit akademik.

Flavia Osmani, aktiviste e kësaj lëvizjeje, liston për Citizens Channel kërkesat e parashtruara ndaj ministrisë.

Anulimi i mungesave të marrë gjatë mësimin online dhe krijimi i një arkivi  leksionesh për çdo lëndë.

Së dyti, anulimi i pagesave të qirave dhe konvikteve si një masë e domosdoshme për të lehtësuar vështirësitë ekonomike, me të cilat po përballemi aktualisht si studentë.

Flavia Osmani, studente dhe aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin

Së treti, anulimi i pagesave të tarifave në fund të vitit akademik“.

Joana Meraja, gjithashtu pohon se leksionet përmes aplikacioneve janë shoqëruar me mjaft vështirësi gjatë kësaj periudhe, por fokusi i kësaj komunikate ishte sfondi ekonomik.

Vendosëm sot t’i vëmë theksin problemeve ekonomike, duke qenë se ato rëndojnë më shumë xhepat e studentëve, gjithashtu edhe familjeve“, shprehet Meraja.

Nisma e ndërmarrë kundrejt ndalimit të tubimit

Policia ishte e pranishme gjatë zhvillimit të komunikatës dhe kërkoi prej të pranishmëve lejen e lëvizjes.

Aktivistja Joana Meraja e konsideron të drejtën e tubimit dhe organizimit si jetike për shoqërinë. Shumë prej punëtorëve, thekson ajo, janë detyruar të shkojnë në punë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tubimi është një mënyrë për të përmirësuar kushtet e tyre.

Imagjino – në këtë situatë të pazakontë, ku ti vihesh përballë problemeve, detyrohesh të shkosh në punë, detyrohesh të punosh në ato kushte, detyrohesh të punosh pa asnjë lloj sigurie, nuk ke të drejtën as të flasësh as për këto.

Ne mendojmë që liria për të vepruar, për të thënë mendimin kundër, duhet do duhej që në çdo kohë të mos ishte e cenuar“, përfundon ajo.

Sipas Aktit Normativ nr. 3, të datës 15.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, e drejta e tubimit është e ndaluar gjatë periudhës së fatkeqësisë natyre, e zgjatur deri në 23 qershor.

Joana Meraja, studente dhe aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin

Shkelësit e këtij akti dënohen me 500.000 lek të reja.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e ka konsideruar të drejtën e tubimit dhe organizimin paqësor si liri themelore e njeriut, e cila nuk duhet kufizuar apo ndaluar, nëse respektohen masat e distancimit dhe përdoren mjetet mbrojtëse.

Megjithëkëtë, KShH mendon se, edhe në situatën e pandemisë që po kalojmë, tubimet (veç rasteve të parashikuara në ligj), nuk duhet të kufizohen dhe aq më tepër të ndalohet ushtrimi i kësaj të drejtë”, shkruhej në njoftimin për shtyp.

Në Tiranë janë shpërndarë me dhunë dy protesta të organizuara nga qytetarët dhe është aplikuar masa administrative e parashikuar në Aktin Normativ.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *