Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqiptarët ende në pritje të autobusit; Rajoni hap transportin publik

Gjashtë qytetare nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Greqia dhe Kosova tregojnë për Citizens Channel se si kanë vepruar qeveritë e vendeve të tyre në lidhje me hapjen e transportit publik pas periudhës së pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19. Ajo ç’ka vihet re nga intervistat e kryera është fakti se në disa vende fqinje transporti publik nuk u mbyll gjatë periudhës së izolimit, ndërsa të tjerët e kanë kaluar tanimë fazën pezullimit, duke iu rikthyer normalitetit. Ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet akoma vendi i vetëm pa transport publik, pavarësisht se sot është hapur çdo aktivitet tjetër.

Greqia, transport publik të përdorshëm gjatë pandemisë; Bullgaria transport publik falas

Luiza Lazarova punon si reportere pranë Radios Kombëtare Bullgare. Profesioni i saj pavarësisht karantimit për shkak të pandemisë COVID-19, ndryshe nga shumë profesione të tjera nuk e pengoi të paraqitej çdo ditë të punë, për të raportuar ngjarjet më të fundit në kryeqytetin bullgar ,Sofia.

Në një intervistë për Citizens Channel, Luiza shprehet se në përditshmërinë e saj përdor metronë për të shkuar në punë, e ndonjëherë edhe autobusat apo tramvajin.

Për shkak të masave të marra nga qeveria bullgare për të prandaluar përhapjen e virusit COVID-19, shumë shërbime u kufizuan, por jo transporti publik. Madje gjatë kësaj periudhe transporti pulik në Bullgari ishte falas për çdo përdorues.

Jo, qyteti nuk e ndërpreu transportin publik. Drejtuesit e transportit publik ishin të siguruar me kabina plastike dhe ata nuk shitën bileta, as nuk kishin ndonjë ndërveprim me pasagjerët. Kishte dezinfektues të siguruar për njerëzit në stacione dhe brenda transportit. Veshja e maskës ishte e detyrueshme. Qytetarët duhet të qëndronin ulur 2 metra larg njëri-tjetrit”,– tregon Luiza.

Luiza Lazarova, Bullgari

Megjithëse transporti publik ishte falas, për të shmangur ndërveprimin mes udhëtarëve dhe personelit të biletave, sërish shumë qytetarë preferonin të ecnin në këmbë për të shkuar në punë. Reagimi nga qytetarët ishte i menjëhershëm, duke u përshtur me masat parandaluese.

“Qytetarët u frikësuan nga sëmundja e re, kështu që shumica e tyre i morën masat qeveritare seriozisht. Të gjithë përdorën maska dhe dezinfektoheshin. Në transport nuk kishte turma. Shumë njerëz përdorën makinat e tyre gjatë pandemisë në vend të transportit publik, sepse kjo mënyrë ishte më e sigurt për ta. Gjërat po kthehen ngadalë në normale”,-tregon Luiza për situatën në Sofia,tanimë gjatë procesit të kthimit në normalitet.

Në Greqi, transporti publik nuk u pezullua asnjë ditë, duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët të cilët ndryshe nga të  tjerët që punonin nga shtëpia ishin të detyruar të lëviznin për në punë. I vetmi transport publik i pezulluar ka qenë ai midis qyteteve.

“Gjatë dy muajve të izolimit për shkak të pandemisë transporti publik në Greqi si metrotë, trami dhe autobusat kanë funksionuar pa ndërprerje brenda për brenda qytetit. Ndërsa për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin me trasport publik ka qenë e pamundur”,- rrëfen Anida Truci,një shqiptare që banon në Athinë.

Maqedonia e Veriut, hap transportin publik në 28 maj 2020 

Në Maqedoninë e Veriut, transporti publik u pezullua për 65 ditë, ndërkohë që të enjten, më 28 maj, u rihap sërish për të ofruar shërbim për qytetarët.

Natasa Dimeska, një punonjëse sociale nga Maqedonia e Veriut rrëfen për Citizens Channel, se si qytetarët u përshtatën me mungesën e transportit publik në vendin e saj.

“Unë jetoj në Prilep dhe punoj si punonjëse sociale në një sektor privat në të njëjtin qytet. Gjatë pandemisë, transporti publik u pezullua plotësisht 65 ditë. Të enjten ishte dita e parë e punës për ta dhe ata punojnë me kohën e ndryshuar. Të gjithë ne përdorim maska dhe autobuzat nuk marrin aq shumë pasagjerë”, -tregon Natasa për Citizens Channel.

Natasa Dimeska, punonjëse sociale, Maqedoni e Veriut

Gjatë pezullimit të transportit publik Natasa ka përdorur makinë personale dhe kjo gjë ka ndikuar në ekonomin e saj, pasi i ka kushtuar më shtrenjtë. Megjithatë, tanimë që vendi po i rikthehet normalitetit dhe transporti publik është rivendosur në punë, Natasa tregon se qytetarët janë përshtatur me jetesën e re, duke i bërë ata më të përgjegjshëm.

Unë mendoj që kemi më shumë për njeri-tjetrin. Tani që janë hapur baret dhe restorantet, përpara se të ulesh, mendon se kush ishte ulur më parë dhe a është e pastër. Gjë e cila nuk ishte kështu më herët”,- përfundon Natasa.

5 maji shënon hapjen e transportit publik për Serbinë

Në Serbi, transporti publik ishte pezulluar nga data 21 mars 2020 deri më 5 maj 2020. Megjithatë , ka qenë i hapur për ata që ju është dashur të shkonin në punë.

Eda Perkovic, punon në  programin informativ të Radio Televizionit të  Serbisë . Ajo tregon për Citizens Channel ritualin e vajtjes në punë gjatë periudhës së pandemisë.

Ka patur vetëm linja “korridor”të transportit publik, për ata që ishin të detyruar të punonin në kohën  e pandemisë. Unë kam vajtur dhe jam kthyer me këmbë, edhe pse RTS-ja kishte organizuar makinat e Televizionit, sepse kështu ishte më e sigurtë. Nga 20 minuta me autobus ose tramvaj, me këmbë e bëja 45/50 minuta”, -rrëfen Eda Perkovic.

Eda Perkovic, Radio Televizioni i Serbisë

Me kthimin e transportit publik në 5 maj, linjat janë përshtatur me masat e reja, duke siguruar distancë mes qytetarëve që përdorin këtë lloj transporti, me gjithë kujdesin që vetë qytetarët kanë.

“Edhe pse nuk jemi më të “izoluar”, kemi kujdes të madh, sepse ka akoma raste të reja të virusit Covid 19. Ky fakt kërkon që të jemi të kujdesshëm, sepse rreziku është kudo rreth nesh. Ndihemi shumë më mirë tani që dalim, megjithatë nuk jemi kaq të lirë që të sillemi si para koronavirusit. Pa maska dhe doreza nuk dalim nga shtëpia”,-tregon Eda për sjelljet e diktuara nga virusi. 

Qytetarët serbë ndahen në mendime të ndryshme sa i përket masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, megjithatë Eda rrëfen se ky është një realitet i ri me të cilin duhet të mësohemi.

“Ka njerëz që kundërshtojnë, reagojnë në mënyra të ndryshme, bile thonë se të gjitha këto janë gjëra të shpikura, por ka edhe shumë të tjerë që thonë dhe mendojnë se këto masa janë të domosdoshme tani, por edhe kur të mos kemi më raste të reja. Mendimi im është se ky është një realitet i ri që do tëjetë i pranishëm edhe shumë kohë. Në përgjithësi, edhe pse të lodhur, të gjithë jemi bërë mw shumë të durueshëm, presim për të hyrë, për të dalë, ulemi në vendet e shënuara, dhe nuk i afrohemi shoferit”,-përfundon Eda Perkovic.

Mali i Zi asnjë rast me COVID-19, rihap transportin 

Mali i Zi mbylli gjendjen epidemike duke mos shënuar asnjë rast të prekur me virusin COVID-19. Referuar kërkimit në faqet zyrtare të informacioneve publike të shpërndara për qytetarët malajzezë, vihet re se megjithatë transporti publik ka qenë i pezulluar për të ndalur përhapjen e virusit. Muaji maj është muaji i cili shënon rifillimin e lëvizjes së qytetarëve me transportit publik.

Transporti i qytetit publik do të rifillojë në 4 maj 2020 në komunat në të cilat nuk ka raste të regjistruara të infeksionit koronavirus. Shërbimi taksi do të rifillojë të gjitha komunat në 4 maj 2020″,-thuhet në njoftimet e faqeve zyrtare.

Kroacia me transport publik pavarësisht pandemisë dhe tërmetit 

Përpos pandemisë, Kroacia përjetoi në 22 mars edhe një tërmet në shkallën 5.3 që solli edhe shumë dëme për kryeqytetin, Zagrebin. Masat e marra më tej për shkak të pandemisë, u kushtëzuan edhe nga pasojat që solli tërmeti.

Kristina Prhal, e cila banon në Zagreb tregon për organizimin e transportit publik atje.

Transporti publik u pezullua nga data 22 Mars 2020 (pezullim i plotë), deri në 4 maj 2020 (pezullim i pjesshëm). Gjatë pandemisë, Zagrebi u godit nga një tërmet i madh. Arsyeja kryesore e pezullimit ishte pandemia. Forma e zvogëluar është e lidhur me pasojat e tërmetit pasi qendra e qytetit është akoma e dëmtuar rëndë dhe e pasigurt për transport publik”,– sqaron kristina Prhal.

Kristina Prhal, Zagreb, Kroaci

Kjo bëri që puna të riorganizohej për shumicën e qytetarëve, duke praktikuar punën në distancë, nga shtëpia dhe duke sjellë mungesë të trafikut në qytet.

Megjithatë, Kristina rrëfen se nuk kanë rekomandime detyruese për ruajten e distancës fizike.

Në përgjithësi ne sillemi me kujdes, por jo mjatueshëm të përgjegjshëm“,-përfundon Kristina.

Në Kosovë, transporti publik merr jetë në 18 maj

Kosovës iu rikthye transporti urban në 18 Maj, pas pezullimit në 31 mars,por pa anashkaluar respektimin e masave mbrojtëse.

Diellëz Arifi, banuese në Prishtinë tregon për Citizens Channel se si po përjetohet kjo situatë në kreyqytetin e Kosovës.

“Gjatë mungesës të transportit publik kam ecur në këmbë për punë gjë që ka dyfishuar kohën, nga 30 min në 1 orë. Tani që u rivendos transporti urban, kërkohet respektim i masava higjienike, p.sh hyrja në autobus ndalohet nëse nuk mbulojmë hundën dhe gojën dhe me hyrjen brenda obligohemi ti dezinfektojmë duart dhe të paguajmë biletën në distancë.

Diellëz Arifi, Kosovë

Në drejtim zig-zag çdo karrige është e mbuluar me shirit që tregon se nuk lejohet të ulemi dhe në këtë formë sigurojmë distancë të mjaftueshme mes veti. Pasiqë udhëtoj çdo ditë, mund të them bindshëm se këto rregulla po respektohet me përkushtim e diciplinë të jashtëzakonshme në trafikun urban me menaxhim publik“,-rrëfen Diellëza.

Hapja e transportit publik në Kosovë sipas Diellëzës ka sjellë lehtësi në lëvizje për shumë qytetarë.

“Me fillimin e fazës së dytë të hapjes dhe lejes për përdorim të transportit publik vërehet se shumë prej qytetarëve që punojnë gjatë pandemisë, prej kostos e deri te koha e shkurtuar, kanë përjetuar lehtësim të madh pasiqë përdorin transportin publik për të shkuar në punë. E njejta temë ka zgjuar edhe interes për riformim të transportit publik në Republikën e Kosovës”-përfundon Diellëza.

Shqipëria dhe transporti publik, prej vitesh në një qorrsokak?

Prej 12 marsit 2020 transporti publik në Shqipëri qëndron i pezulluar si pjesë e masave ndaj COVID-19, deri në përmirësimin e situatës.

Muaji maj u shoqërua me hapje graduale të aktiviteteve shoqërore e tregtare, duke rritur ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve, por jo transporti publik. Në periudhën para panemdisë ky shërbim ishte në qendër të shqetësimeve për cilësinë që sillte në shërbim, që nga tejmbushja me qytetarë dhe deri te mungesa e informacionit për oraret e lëvizjes dhe kushtet higjeno-sanitare.

Më 24 maj , Kryeministri Rama deklaroi se qershori do të sillte hapjen përfundimtare të aktiviteteve, ndërsa bëri me dije se po punohej për hartimin e një strategjie në lidhje me transportin publik, në mëyrë që të mos rrezikonte në përhapje të virusit.

Por në daljen e fundit në lidhje me pandeminë, më 27 maj, Kryeministri Rama ndërsa lajmëroi hapjen e aktiviteteve të tjera të mbetura të pezulluara deri më tani, deklaroi se transporti publik do të ishte i fundit që do të rikthehej në normalitet.

Kjo është java e fundit e masave kufizuese të mbetura të lëvizjes. Po ashtu me përjashtim të aktivieteve kulturore e sportive, ku ende do të mungojnë spektatorët, dasmave dhe funeraleve ku ende sdo të mudn të mblidhen qindra njerëz bashkë, transportit publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazheve ku duhet dhe do të ketë një kornizë rregullash sigurie , gjithcka tjetër do të jetë e hapur”,-u shpreh Kryeministri Rama.

Ky komunikim u përforcua edhe nga Ministrja e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu, e cila në daljen e saj publike më 29 maj 2020, teksa listoi sërish aktivitetet shoqërore që do të merrnin jetë, përmendi se në lidhje me transportin publik akoma po punohet për një plan.

Po punohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe transporteve për një plan të transportit publik të sigurt, i cili do të jetë gati në një kohë sa më të shpejtë. Deri atëherë transporti publik do të jetë i mbyllur”,– u shpreh ministrja Manastirliu në daljen e saj publike.


Ndërsa për qeverinë transporti publik kërkon kohë më të gjatë për ta rivënë në punë, sipas përfaqësuesve të linjave të transportit urban, gjithçka është gati për rifillimin, duke respektuar rregullat e reja të lëvizjes.

Më herë Citizens Channel ka raportuar për çka ka sjellë mungesa e transportit urban jo vetëm për qytetarët, duke u detyruar të ecin në këmbë për disa orë drejt vendeve të tyre të punës, por edhe për vetë punonjësit e transportit urban, të cilët kanë pësuar humbje financiare të konsiderueshme.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *