Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Protestat në SHBA nuk shkaktuan rritje të rasteve të koronavirusit

Sipas artikullit të “Forbes” nga Tommy Beer, protestat kundër racizmit të mbajtura në 300 qytete të SHBA-vë pas vdekjes së George Floyd nuk shkaktuan një rritje të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit , sipas një ekipi të ekonomistëve që kanë botuar gjetjet e tyre në një punim prej 60 faqesh të botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike; këto rezultate disi befasuese janë mbështetur edhe nga të dhënat e testimeve  Covid-19 në shumë qytete ku u mbajtën demonstratat.

Faktet kyçe

  • Pas vdekjes së Floidit, përfaqësuesit e shëndetit publik  shprehën shqetësimin e madh që protestuesit duke bërtitur dhe duke qenë afër me njëri tjetrin, do të përhapnin shumë shpejt virusin, i cili mund të çonte në shpërthim të rasteve të infektimit.
  • Sidoqoftë, studiuesit nuk gjetën asnjë provë që protestat urbane çuan në rritjen e Covid-19 gjatë më shumë se tre javëve pas fillimit të kryengritjeve.
  • Madje nga të dhënat telefonike u përcaktua se në qytetet që pati protesta u rrit zbatimi i masave të distancimit social për të gjithë popullsinë e atij qyteti në krahasim me qytete që nuk patën protesta.
  • Autori kryesor i studimit, Dhaval Dave nga Universiteti Bentley, tha: “Në shumë qytete, protestat në të vërtetë u duk se çuan në një rritje neto të distancës sociale, pasi shumë njerëz që nuk protestuan vendosën të qëndrojnë jashtë rrugëve.”
  • Studimi përdori të dhënat e 315 qytetve të SHBA – së , ku 281 prej këtyre qyteteve ishin të përfshira nga vala e kryengritjeve.

Panorama e përgjithshme

Përfundimet e studimit janë mbështetur nga të dhënat e testimeve Covid-19 në shumë prej qyteteve ku u mbajtën protestat.

“National Public Radio” (Radio Publike Nacionale) raportoi javën e kaluar se festat dhe jo protestat kanë shkaktuar “kërpudha” të koronavirusit në Uashington. “Ne po zbulojmë se ngjarjet shoqërore dhe tubimet, këto festat ku njerëzit nuk janë duke mbajtur maska, janë burimi kryesor i infeksionit”, tha Erika Lautenbach, një drejtore lokale e Departamentit të Shëndetit të Qarkut.

Sipas “Washington Post” pjesmarrësit e protestave në Minneapolis rezultuan pozitiv në një shkallë me më pak se 1% krahasuar me shifrat para fillimit të protestave të amerikanëve ndaj asaj çka ndodhi.  Ekspertët  besojnë se nivelet e ulëta të infeksionit lidhen me faktin  se protestuesit  ishin jashtë, se shumica e njerëzve mbanin maska ​​dhe se njerëzit kaluan pjesën më të madhe të kohës në lëvizje, duke qarkulluar nëpër turmë.

Foto nga Demetrius Freeman, The New York Times

Në mbështetje të kësaj teze ka raportuar edhe Joseph Goldstein per “The New York Times”.

Transmetimi në natyrë është më i rrallë

Epidemiologët shprehen se virusi përhapet shumë më thjeshtë në ambientet e mbyllura në raport me ambientet e hapura, besohet se kontakti fizik brenda shtëpisë të jetë shkaktari kryesor i transmetimit. Një studim i bazuar në një përmbledhje të 110 rasteve në Japoni zbuloi se shanset e transmetimit ishin 18.7 herë më të larta në ambiente të mbyllura, nga zyrat deri te palestrat, sesa në ambientet e hapura. Një studim tjetër që përfshin një përmbledhje të mijëra rasteve në Kinë gjeti vetëm një shembull të vetëm të transmetimit në natyrë.

Shumica e protestuesve kishin maska

Carlos Polanco, 21 vjeç, nga Brooklyn, i cili protestoi për 22 ose 23 ditë rrjesht tregoi se shpesh organizatorët kishin caktuar një pikë për të sjellë maska shtesë dhe i shpërndanin ato për pjesmarrësit. Polanco tha se zakonisht mbante maskë, përveç rastit kur  mbajti një fjalim ose thirrje drejtuese, gjatë asaj kohë ai u përpoq të mbante gjashtë metra largësi nga të tjerët. Shumë protestues u ankuan për faktin se oficerët e policisë në protesta nuk mbanin maska.

Lexoni artikujt e plotë: https://www.nytimes.com/2020/07/01/nyregion/nyc-coronavirus-protests.html?fbclid=IwAR3_YhqmAm-l12cC1V-6R6rXCXuJQr8UzkwuHImCbKJfwU1Ji7mhtt9G4mg

https://www.forbes.com/sites/tommybeer/2020/07/01/research-determines-protests-did-not-cause-spike-in-coronavirus-cases/?fbclid=IwAR0uSVIDA-aDcHB4ZYCh8UiPC2kXkRfcuXuufTxRIIFobXCrQgxEc2FPJBQ#4552a5567dac

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *