Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

109 Milion euro – Fatura e kripur e shtetit shqiptar në arbirtazh

dhënat e zbatimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020, tregojnë se Shqipëria duhet të shlyejë një faturë prej 109.5 milionë eurosh ndaj vendimeve të gjykatës së arbitrazhit.  Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave lidhen me tetë çështje, vendimet e të cilave janë marrë në dëm të shtetit shqiptar ose janë ende të pazgjidhura, ku peshën më të madhe e mban “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, ose ndryshe çështja e fituar nga Francesko Beketi.

Nga shuma që qeveria shqiptarë duhet ti shlyejë zotit Beketi 99,5 milionë euro janë për shpronësimin dhe 311 mijë euro janë pagesa qe qeveria jonë do të japë për shpenzimet administrative të procesit gjyqësor

Zakonisht për gjyqet e arbitrazhit informacioni është i pakët dhe zhvillimet ndodhin në fshehtësi.

Nga fatura e përgjithshme prej 106 milionë eurosh:

  • 1 milionë euro do të shkojnë pagesa për Fondin e investimeve Anglo Adriatika. Fondi e hodhi në gjyq qeverinë shqiptare për ndërprerje të njëanshme të kontratës në vitin 1997
  • 4,2 milionë euro do t’i paguhet kompanisë J&P AVAX e cila ka punuar në Shqipëri si nën kontraktor i TAP.
  • 217 mijë euro do ti paguhen “HFW”, për projektin në Portin e Karpenit dhe 750 mijë euro për çështjen e Valeria italia.

Ahmetaj – “Beketi nuk do të marrë asnjë kokërr leku”

“Ca e keni këtë histori, asnjë kokërr leku s’do marri. Asnjë kokërr leku!” Ky ishte citimi i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj në studion e emisionit Opinion, më 24 mars 2020, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi se Shqipëria do duhet t’i paguante në formë dëmshpërblimi Becchettit 100 milionë euro.

Deklarata e Ministrit Ahmetaj bie në kundërshtim me atë çka shkruhet në raportin e publikuar nga vetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë. (citim i mëposhtëm)

“Me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit. Për periudhën janar-qershor 2020, nga institucionet buxhetore është raportuar se nuk janë kryer pagesa për vendime Arbitrazhi. Detyrimi  total i akumuluar për Arbitrazhet Ndërkombëtare, rezulton në rreth 109.5milion EUR”

Si nisi konflikti me Beketin?

Historia nisi në vitin 2015 ku opozita politike dhe vetë biznesmeni italian akuzoi qeverinë se kishte planifikuar një sulm ndaj tij për shkak të qëndrimeve të televizionit Agon Channel ndaj qeverisë.

Në 2016, u mbajt në Londër seanca gjyqësore për çështjen e ekstradimit të biznesmenit në Shqipëri. Ai akuzohej për evazion fiskal dhe pastrim parash me një vlerë prej dhjetëra miliona eurosh në dëm të shtetit shqiptar.

Në 2018, qeveria shqiptare fitoi në arbitrazhin ndërkombëtar të hapur nga sipërmarrësi italian Françesko Beketi për hidrocentralin e “Kalivaçit”. Trupa gjykuese vendosi në favor të Shqipërisë.

Në Mars 2020 u mor vendimi përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ku taksapaguesit shqiptarë duhet t’i paguajnë biznesmenit italian rreth 140 milionë euro.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *