Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Valias: Banorët e pallateve të shembura pas tërmetit përballen me mungesë informacioni dhe vështirësi financiare

Sot janë shembur 12 pallate në zonën e Valiasit, Kamëz. Pesë pallate dy katesh, gjashtë tre katesh dhe një pallat katër katesh janë hedhur në tokë pasi u shpallën të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 27 nentorit 2019. Ky lajm u  i ditur nga Inspektorati Kombëtar  i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Valiasi u konsiderua zonë e re për zhvillim dhe vendimi i Këshillit të Ministrave, i datës 10 qershor 2020 përcaktoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit si njësi për projektin e rindërtimit.

Gjatë muajit gusht, qytetarët e Valiasit pohuan për Citizens Channel se ishin të shqetësuar rreth fatit të tyre, si rrjedhojë e mungesës së komunikimit dhe transparencës nga ana e institucioneve për rindërtimin e shtëpive.

Atyre u ishte bërë me dije se punimet për të prishur godinat e dëmtuara do të fillonin në muajin shtator, por nuk u ishte paraqitur asnjë dokumentacion i projektit, ndërkohë që duhet të gjenin shtëpi të reja për t’u zhvendosur, derisa zona e minierës së qymyrgurit në Valias të rindërtohet.

Të gjendur pa informacion dhe në mes të ikjes, banorët rrëfyen problemet e shumta që hasën javë para se aksioni të finalizohej.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2432737320363349

“Shembje pa projekt ri-ndërtimi”

Fidarie Arapi tregon për Citizens Channel se pak ditë para se të fillonte procesi i shembjes së godinave, Kryetari i Bashkisë së Kamzës ka zhvilluar një takim me banorët dhe ka informuar se shtëpitë e reja do të rindërtohen brenda një periudhe dy-vjeçare por nuk dha informacione të tjera të detajuara, pasi nuk ishte në dijeni të projektit.

Na lajmëruan në telefon që do vijë Kryetari i Bashkisë dhe do flasë për shtëpitë. Me thënë të drejtën vetë nuk shkova se nuk pata mundësi, jam shumë larg që andej, vajti vëllai, vajtën këta komshinjtë e tjerë. Kishte folur Kryetari, kishte thënë do bëhen për dy vjet, do rregullohen. Gjëra të tjera nuk kishte sqaruar sepse kishte thënë që unë kaq di, kaq po u sqaroj edhe juve, për të tjera kur të na thonë do vijmë”.

Fidarie Arapi, banore në Valias

Arapi rrëfen se prej disa ditësh është akomoduar në shtëpinë e re, afër bulevardit “Donald J. Trump”, Kamëz, prej së cilës mendon të largohet sa më parë.

Ndikuar nga faktorët ekonomikë dhe shëndetësorë, shtëpia e re, pas javësh kërkimi, nuk është e përshtatshme për të.

Arapi jetonte e vetme në hyrjen e saj në Valias dhe si pasojë ka përfituar bonus qiraje me vlerën 11.000 lekë. Ajo tregon se vlera është e pamjaftueshme dhe qiraja e hapësirës ku po jeton momentalisht është 14.000 lekë, çka ka bërë që të shtojë një pjesë nga pensioni i saj.

Më duhet të shtoj çdo muaj nga 3000 lekë edhe kjo është një arsye tjetër që unë dua të ndërroj shtëpi që të gjej një tjetër që të jetë më e lirë për mua”, – u shpreh Fidarie Arapi teksa njofton se prej shkakut të gjendjes shëndetësore, ajo është e detyruar që banesën e re ta gjejë afër Valiasit.

Jam e sëmurë dhe dua të jem sa më afër Valiasit se kam lindur atje, duhet të shkoj atje për çdo gjë që të marr edhe mjekimin. Qendra shëndetësorë është aty, nuk ka lëvizur”.

Procesi i prishjes tashmë i nisur, mungon transparenca

Prej muajit gusht, banorët e Valiasit dhe mediat kanë kërkuar nga institucionet të dinë më shumë rreth projektit të rindërtimit, duke u përballur me mungesë transparence.

Gjatë muajit gusht, Porta Vendore, me anë të një kërkesë për informacion  i është drejtuar Fondit Shqiptar për Zhvillim, pasi nuk arriti të komunikojë më përfaqësues të Bashkisë Kamëz rreth projektit.

Fondi Shqiptar për Zhvillim u përgjigj se ky institucion nuk e zotëron projektin e rindërtimit dhe se zona e Valiasit është kompetencë e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Sërish, kjo agjenci pohoi se plani nuk ishte hartuar ende.

Me të njëjtën stërkëmbësh në marrjen e informacionit publik është ndeshur edhe gazeta elektronike e Kamzës, “Nyje”. Pavarësisht tentativave të vazhdueshme për të parë të pasqyruar planin e detajuar të rindërtimit, institucionet kanë deleguar përgjegjësitë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *