Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“A jemi të sigurt nëse marrim dy lloje të ndryshme vaksinash COVID?” – dhe përgjigje të tjera nga një imunolog

Autore: Tracy Hussell | Profesore e Sëmundjeve Inflamatore, Universiteti i Manchesterit | The Conversation

Nëse do të duam të kthehemi në një situatë normale, duhet fillimisht që popullata e botës të imonuzohet ndaj SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Por me kaq shumë vaksina të ndryshme në prodhim, padyshim që do të ngrihen pyetje, të tilla si: A mund ta marr vaksinën nëse jam përfshirë në testimin e një vaksine tjetër Po sikur ta kem kaluar tashmë COVID – a do më duhet ende një vaksinë?

Një kuptim themelor i imunologjisë mund t’i përgjigjet të gjitha këtyre pyetjeve. Të gjitha vaksinat COVID përpiqen të gjenerojnë një përgjigje imune ndaj proteinave që i duhen virusit për të hyrë në qelizat tuaja. Pavarësisht nëse kjo është duke përdorur një virus të padëmshëm që mbart proteina që imiton SARS-CoV-2 por nuk replikohet, ose duke përdorur kodin gjenetik për ato proteina (një ARN i dërguar), rezultati është i njëjtë. Proteina kritike për ndalimin e SARS-CoV-2, e njohur nga sistemi imunitar dhe trupi prodhon antitrupa dhe qeliza T, që më pas janë gati të ndalojnë infektimin në të ardhmen.

A është në rregull nëse marr një dozë të dytë, të ndryshme nga e para?

Një vaksinim përforcues rrit cilësinë e përgjigjes imunitare dhe i dërgon trupit një “kujtesë” për virusin. Nuk ka rëndësi nëse vaksina e përdorur për të përgatitur sistemin imunitar është e ndryshme nga ajo që është përdorur për të rritur imunitetin, për sa kohë që të dy përmbajnë proteinat kritike virale.

Vaksinat përforcuese janë të zakonshme dhe intervali kohor ndërmjet tyre ndryshon. Për shembull, një vaksinë përforcues për tetanozin këshillohet çdo dhjetë vjet ndërsa vaksinat për hepatitin A ose fruthin janë “mrekulli që funksionojnë me herën e parë” dhe një përforcues nuk është i nevojshëm.

Vetëm duke studiuar përgjigjen imune tek njerëzit që janë vaksinuar, ne do të jemi në gjendje të tregojmë kur dhe nëse nevojiten vaksinime të mëtejshme përforcuese. Kjo do të përcaktohet duke matur përgjigjet specifike të antitrupave dhe qelizave T SARS-CoV-2 në një mostër gjaku. Mund të ndodhë që grupe të caktuara, të tilla si njerëzit e moshuar, mund të kenë nevojë për një strategji tjetër përforcuese – dhe kjo do kohë që të punohet.

Po nëse e kam bërë tashmë një vaksinë prove?

Nëse keni marrë një vaksinë eksperimentale COVID, kjo mund t’ju japë një avantazh në qasjen me dy vaksinime (përgatitëse dhe rritëse të imunitetit) dhe mund të arrini pragun e kërkuar të imunitetit më shpejt.

Ose, vaksina ekspertimentale që keni marrë mund të ketë qenë aq efektive sa që versioni e tanishme nuk janë më të nevojshme. E rëndësishme për prodhuesit e vaksinave të ndjekin njerëzit që kanë i kanë bërë ato, për të parë se si ka reaguar sistemi i tyre imunitar dhe nëse vaksina u dha atyre imunitet ose jo. Kjo ndjekje duhet të kryhet për një periudhë të gjatë dhe të përfshijë pjesë të ndryshme të popullsisë: të rinj, të moshuar, grupe të ndryshme etnike dhe pacientë që përdorin ilaçe që dëmtojnë sistemin imunitar (të tilla si kimioterapia).

Po sikur të kem pasur COVID?

Edhe nëse jeni shëruar nga COVID-19, përsëri mund të përfitoni nga vaksinimi. Ekzistojnë prova në pacientët e shtruar në spital se infeksioni ishte aq i fortë sa e shteroi përgjigjen imune të trupit, kështu edhe kujtesa imunater ndaj virusit nuk arriti të krijohet  në mënyrë efikase.

Gjithashtu, nëse keni pasur një infeksion shumë të lehtë, sistemi juaj imunitar mund të mos ketë arritur të krijojë kujtesë imunitare. Kështu që vaksinimi mund të jetë i dobishëm, pavarësisht nëse keni përjetuar infektim të rëndë ose të lehtë.

Megjithëse vaksinimi është një zgjedhje, mos harroni se vaksinat kanë ekzistuar prej kohësh dhe kanë shpëtuar më shumë jetë se çdo ilaç tjetër. Rreziku i marrjes së COVID dhe efekteve anësore të tmerrshme e shpesh afatgjata të tij, tejkalon çdo rrezik teorik të një vaksine.

Lexo artikullin origjinal: https://bit.ly/37OW5io

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *