Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Thyen orarin e ndalim-qarkullimit, policia ushtron dhunë ndaj dy të rinjve egjiptianë

Mbrëmjen e 1 shkurtit, Policia e Beratit ka arrestuar qytetarët A.F 20 vjeç dhe E.A 27 vjeç, pasi kishin thyer orarin e ndalimit të qarkullimit. Sipas policisë arrestimi i tyre erdhi si pasojë e kundërshtimit me forcë të dy të rinjve të forcave policore gjatë ndalimit.

Referuar deklaratave që kanë dhënë familjarët e dy të rinjve për Informim.al, ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe njëri prej të rinjve ka marrë edhe plagë në trup.

“Unë e mora vesh nga komshia. E gjeta çunin pa ndjenja. Pashë çunin pa ndenja. Çfarë i bërë çunit? Ishte ora 10 e 10. Pashë çunin të shtrirë të pa përmendur. Çfarë i bëre çunit i thashë. Tani çunat janë në burg, janë brenda”, shprehet e ëma e 27 vjeçarit për Informim.al.

I ati i 20 vjeçarit A.F deklaroi se policia i ka dërguar në spital djemtë pas dhunës së ushtruar, por më pas nuk kanë pritur të përfundojnë mjekimin, duke i dërguar menjëherë në dhomën e burgut.

“E morën çunin, pa bërë gjilpërat, pa bërë serumin. Mi morën ma çuan direkt brenda në birucë. Ma morën e çuan brenda dhe e mbajtën tërë natën ujë këmbë e kokë. Edhe bluza me gjak”.

Sipas prindërve të dy të rinjve ndaj tyre është përdorur edhe gjuhë diskriminuese nga ana e punonjësve të policisë, për shkak të përkatësisë në komunitetin egjiptian.

Organizatat e shoqërisë civile: “Kjo është shkelje flagrante e dinjitetit dhe të drejtave të individit”

Përmes një deklarate të përbashkët, 19 organizata të shoqërisë civile e dënuan dhunën e ushtruar ndaj dy të rinjve të komunitetit egjiptian nga Policia e Shtetit.

Organizatat theksojnë se shkelja e fashës së orarit të vendosur për shkak të pandemisë nuk legjitimon veprimet dhunuese, diskriminuese dhe çnjerëzore që efektivët e policisë së shtetit kanë ushtruar ndaj dy të rinjve.

Dhuna e ushtruar nga efektivët është plotësisht në shkelje të drejtave të njeriut e minoriteteve si dhe në dhunim të dukshëm të nenit 133 të ligjit Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit.

-Dhuna fizike është shoqëruar edhe me dhunë verbale të shprehur me gjuhë urrejtjeje dhe diskriminimi, duke shkelur të drejtat themelore të mbrojtura në nenin 3 të Kushtetutës.

-Këmbëngulja e punonjësve të Policisë së shtetit për të shoqëruara të rinjtë në Komisariat, duke mohuar mjekimin e të riut A.F në mjediset e spitalit e ka bërë këtë të fundit subjekt të trajtimit çnjerëzor”,-listojnë organizatat në deklaratën e tyre

https://www.facebook.com/drejtesisociale/posts/1325887614445962

Në vijim të shkeljeve të renditura më sipër, organizatat e shoqërisë civile dënojnë dhunën policore ushtruar ndaj të riut dhe sjellin në vëmendje se ky fenomen është i përsëritur kundrejt anëtarëve të minoriteti rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat: “Dy të rinjtë kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë dhe nuk iu bindën urdhërit”

Pas bërjes publike të rastit të dy të rinjve, Policia e Shtetit me drejtori vendore në Berat, reagoi përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, ku deklaroi se të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policëve për ti shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe kanë kundërshtuar me dhunë.

Shtetasit A.F dhe E.A, janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit sipas proceduarave standarte dhe në asnjë moment nuk janë dhunuar nga punonjësit e policisë. Pas shoqërimit të tyre në ambjentet e Komisariatit Berat, është vënë në dijeni Prokurori dhe të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat ku u bë edhe arrestimi i tyre për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”,-përfundon deklarata e policisë.

Reagimi i plotë i Policisë Berat

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *