Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KRIIK evidenton shkeljet gjatë fushatës elektorale dhe procesit të votimit

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) ka bërë të ditur për publikun pasditen e sotme të dhënat e vëzhgimit të procesit zgjedhor, në pozicionin e shoqërisë civile.

Vëzhgimi i KRIIK ka nisur që në datën 6 shtator 2020, në kohën kur edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar zgjedhjet e 25 prillit.

KRIIK e konsideroi procesin e administrimit teknik të procesit zgjedhor nga KQZ si shumë eficient dhe me transparencë të rritur, megjithatë kritikuan sjelljen e KQZ si institucion.

KRIIK vëren se të tre organet drejtuese të KQZ reflektuan një sjellje që nuk është ajo e një institucioni të vetëm por e tre trupave të ndara formalisht nga njëra tjetra. Vlerësohet pozitivisht përpjekja e KQZ për konkretizimin e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill, referuar këtu realizimin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë vendin, monitorimin me kamera të të gjitha qendrave të votimit si dhe projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik në Tiranë, pavarësisht anomalive të vërejtura”,-tha në fjalën e saj Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK.

Screenshot nga prezantimi i gjetjeve në ZOOM

Në të gjithë procesin e fushatës dhe të zgjedhjeve, KRIIK ka vërejtur një sërë veprimesh dhe sjelljesh të cilat i ka konsideruar jo të duhura për një proces zgjedhor sipas ligjit dhe rregullave.

Sipas Antuela Male, procesi i hartimit të zgjedhësve nuk u shoqërua me transparencën e duhur, ndërsa votimi e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit ishte një dështim.

“Lidhur me vendbanimet e qytetarëve shqiptarë që kanë vendbanim të përhershëm jashtë  territorit të Republikës së Shqipërisë përpjekja për ta siguruar atë dështoi çka është një rast i humbur dhe një shkelje e angazhimeve politike mes palëve sipas marrëveshjes së 5 qershorit 2020”.

Një problematikë tjetër e vërejtur përgjatë zgjedhjeve 2021 ishte vështirësia e kandidatëve të pavarur për tu afirmuar si të tillë përkrah subjekteve të tjera politike në listat zgjedhore.

“Mbledhja e firmave mbështetëse u tregua të ishte një barrierë për kandidimin e kandidatëve të pavarur. Nga tetë komisione nismëtare të regjistruara në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm pesë kandidatë arritën të mblidhnin firmat e nevojshme për të qenë pjesë e garës elektorale dhe tre prej tyre përdorën burimet e strukturave organizative të një lëvizjeje ekzistuese”.

Mos respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga vetë politikanët ishte problematika tjetër e radhës e identifikuar nga KRIIK.

Dy partitë kryesore e hapën zyrtarisht fushatën e tyre elektorale në datën 25 mars sërish në shkelje të dispozitave të kodit ligjor dhe në shkelje të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë për mos lejimin e tubimeve dhe grumbullimeve me më shumë se 10 persona”.

Parë në këtë formë, edhe vetë izolimi i detyruar i qytetarëve që vijnë  nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut përbën një cenim të të drejtës së zgjedhësve për të votuar dhe nuk justifikohet asesi me argumentin e dhënë nga Komiteti Teknik i Eksperteve, shtoi ndër të tejra Antuela Male në fjalën e saj.

Ndërrimi i anëtarëve të KZAZ-ve pak ditë para ditës së zgjedhjeve duke mos u trajnuar sic duhet, ka sjellë që shumë komisionerë të mos ishin të mirë informuar në lidhje me detyrat e tyre.

Po ashtu, retorika e ashpër, gjuha denigruese ndaj kundërshtarit, akuza dhe kundër akuza për blerje vote sipas KRIIK karakterizuan fushatën në linjë, në sjelljen e subjekteve zgjedhore në fushatën e  parakohshme të nisur muaj më parë. Krijimi i këtij debati pa përmbajtje gjatë kësaj fushate elektorale e kaloi vëmendjen nga planet dhe programet konkrete që duhet të kishin partitë politike garuese.

Policia e shtetit veproi në mënyrë të pa barabartë në gjobat që vendosi për masat anti-covid sipas KRIIK.

“Policia e shtetit nuk mbajti asnjë qëndrim dhe nuk ndërmori asnjë masë ndëshkimore ndaj partive politike ndaj partive garuese në zgjedhje për shkeljen e masave kufizuese kundër pandemisë. Ndërkohë një sjellje totalisht e ndryshme u vu re ndaj dy kandidatëve të pavarur të cilët u gjobitën për shkelje të rregullave kundër tubimeve duke shkelur parimin e barazisë në garë për konkurrentët zgjedhorë”.

Ndër të tjera KRIIK ka dënuar edhe ngritjen e strukturës për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike.

“Ngritja e të ashtuquajturës strukturë për mbrojtjen e votës nga partia demokratike konsiderohet si një fenomen shqetësues. Kjo situatë e paqartë e cila nuk është publike se si përbëhet dhe si drejtohet konsiderohet si një formë para shtetërore dhe aspak e shëndetshme për ligj zbatimin, sjelljen institucionale dhe ndërtimin dhe funksionimin e një shteti ligjor dhe të së drejtës”.

Sa i përket ditë së zgjedhjeve, përfaqësuesi i KRIIK Dritan Tulla u shpreh se u vu re ndikim i paligjshëm dhe i pa duhur i zgjedhësve në afërsi të qendrave të votimit.

Ndërsa vuri në pah nisjen e procesit të votimit me vonesë në disa qendra votimi.

“Vetëm në 66% të qendrave të votimit, procesi i votimit nisi në orar ndërkohë që në pjesën tjetër pati vonesa nga disa minuta deri në 2 orë’,-u shpreh Tulla.

Mungesa e posterave shpjeguese për procesin e votimit dhe emrat e kandidatëve pranë disa qendrave të votimit, votimi familjar, përdorimi i telefonave celularë dhe fotografimi i votës në disa raste të tjera ishin p ashtu disa nga problematikat e ngritura nga vëzhgimi në terren i KRIIK më 25 prill.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *