Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata e Lartë pezullon punimet dhe kontratën e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë

Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e punimeve për dy hidrocentralet “HEC Çerem” dhe “HEC Dragobia” në luginën e Valbonës, duke pranuar kështu padinë e 27 banorëve të Bashkisë Tropojë dhe të organizatave mjedisore “TOKA” dhe “Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e alpeve shqiptare”.

Ky vendim është në fuqi deri në zgjidhjen përfundmitare të kësaj çështjeje me vendim të formës së prerë.

“Lugina e Valbonës” është shpallur Park Kombëtar, kategori e dytë në vitin 1996. Ligji Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”në nenin 16/pika c ndalon në mënyrë specifike ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e kësaj kategorie.

Si u dha leja e ndërtimit të hidrocentralit në luginën e Valbonës?

Në vitin 2007 u miratua leja për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, në Valbonë. Shoqëria “Gener 2”, nënshkroi kontratën koncensionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si autoritet kontraktues.

Fillimisht ishte menduar që të ndërtoheshin katër hidrocentrale brenda zonës së mbrojtur, duke shfrytëzuar burimet ujore të përroit të Çeremit, lumit të Valbonës, përroit të Matinës dhe atë të Milloshit për një periudhë 35-vjeçare. Më pas, kompania fituese u tërhoq nga vendimi për të ndërtuar katër HEC-e, duke i reduktuar në dy, “HEC Dragobia” dhe “HEC Çeremi”.

Projekti ynë fillestar në Dragobi përbëhej nga 4 hidrocentrale. Duke vlerësuar ndikimin e madh në mjedis të dy prej tyre, në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe ministrinë e Ekonomisë, ne e ndryshuam projektin duke eliminuar veprat qe kishin impakt negativ”, u shpreh në qershor të vitit 2016 Gëzim Pani, në atë kohë drejtor i “Dragobia Energy”.

Dragobia energy” është shoqëri konçesionare e themeluar për zbatimin e kontratës së hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Ajo është 100% në pronësi të “Gener 2” sh.p.k.

Banorët e Tropojës u shprehën asokohe se nuk ishin përfshirë në konsultime publike. Ata u vunë në dijeni të këtyre projekteve, pasi makineritë u shfaqën në terren e paralelisht nisën dhe protestat.

 proces-verbalin e konsultimit për publikun kryer nga “Dragobi Energy” në vitin 2013, rezultojnë se kanë marrë pjesë 20 banorë dhe kanë shprehur miratimin e tyre për ndërtimin e HEC-eve. Aktivistët akuzuan kompaninë se kanë falsifikuar firmat e pjesëmarrësve dhe pretendojnë se në këto lista figurojnë të pranishëm edhe njerëz të ndarë nga jeta.

Rruga ligjore, Gjykata e Tropojës rrëzon Gjykatën e Tiranës, të dyja shpallin moskompetencë

Banorët e Tropojës, aktivistët dhe qytetarë njëkohësisht kishin filluar të flisnin haptazi kundër ndërtimit të hidrocentraleve. Duke marrë shkas nga kjo situatë, u krijua dhe shoqata TOKA, e “ngjizur” si nevojë për t’u organizuar dhe mbrojtur natyrën.

“TOKA” së bashku me 27 banorë depozituan një padi pranë Gjykatës Administrative të Tiranës, në muajin maj të vitit 2017. Ata kërkuan anulimin e dy hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, duke listuar argumentet që lidhen me ndërtimin në një park kombëtar të kategorisë së dytë dhe falsifikimin e firmave në dëgjesat publike. Disa muaj më vonë, Gjykata rrëzoi padinë e banorëve dhe organizatës “TOKA”.

Ky vendim u apelua dhe në qershor të vitit 2018 padia u pranua. Gjykata e Apelit urdhëroi pezullimin e punimeve.

Në datën 31 korrik 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Gjykata e Tropojës i dha të drejtën kompanisë koncensionare “Dragobia Energy” të vijojë punimet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *