Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Miliona euro për incenerimin e mbetjeve, ndërsa sezoni turistik i gjen qytetet të pa pastra

Afër 12 milionë euro është fatura e shpenzimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për programin e menaxhimit të mbetjeve urbane në katër muajt e parë të vitit 2021.

Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve shkuan për financimin e projekteve koncensionare që lidhen me inceneratorët sikurse ai i Fieri dhe Elbasanit. Ndërsa një pjesë tjetër e shpenzimeve të konsideruara korrente, rreth 513 milionë lekë shkuan për të financuar inceneratorin e Tiranës.

Të dhënat e Ministrisë për katër mujorin e parë të vitit 2021 përfshijnë në grupin e punëve të kryera edhe mbylljen dhe rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta Eko Park në Durrës, fazën e dytë të ndërtimit të vend-depozitimit Bushat,  si dhe punimet shtesë në impiantit e trajtimit të ujërave dhe shtresave të landfillit Bajkaj.

Pavarësisht shpenzimeve në sektorin e mbetjeve, qytetet “mbyten” nga plehrat

Fundi i qershorit të 2021 e gjeti Durrësin, qytetin turistik të Adriatikut nën petkun e plehrave të pa pastruara prej ditësh. Situatë kjo e përsëritur edhe më herët në muajin maj.

Situata u bë edhe më kaotike ndërsa kazanëve të phehrave filluan t’ju vihej zjarri gjatë natës për shkak të erës të padurueshme nga dekompozimi i tyre.

E gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e pamundësisë financiare të bashkisë Durrës për të depozituar mbetjet në landfillin e Sharrës.

Transferimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës erdhi si pasojë e mbylljes së vendgrumbullimit të Porto Romanos për shkak të shndërrimit në Eko Park, e si rrjedhojë nuk kishte një marrëveshje për vend-depozitimin e ri. Për këtë arsye ato u dërguan më pas në landfillin e Sharrës, por pa arritur një marrëveshje konkrete.

Si pasojë e mos pagesës së tarifës së depozitimit në Sharrë, kompania nuk lejoi kamionët të depozitonin mbetjet.

Kostoja për të dërguar mbetjet e Durrësit në landfill i kushtojnë buxhetit të bashkisë Durrës rreth 2.2 milionë euro, ndërsa buxheti total i bashkisë është vetëm 2.6 milionë euro.

Në 15 korrik, qeveria përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave ofroi më në fund mbështetjen financiare për  menaxhimin e mbetjeve urbane në qarkun e Durrësit.

Emergjenca e mbetjeve në bashkinë e Gjirokastrës

Qarku i Gjirokastrës prodhon mbi 62 mijë ton mbetje në vit, ndërsa bashkitë e këtij qarku janë në vështirësi të menaxhimit të tyre.

Vështirësia në menaxhim vjen për shkak të standardeve jo të duhura të vend-depozitimeve duke dëmtuar kështu edhe luginat e lumenjve Drino dhe Vjosa.

Ekspertët mjedisorë ngrenë alarmin për dëmtimin e specieve në lumenj, ndërsa përfaqësuesit e bashkisë bëjnë thirrje për përmirësim të teknologjisë në menaxhimin e mbetjeve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *