Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studimi: Të rinjtë shqiptarë pre e stereotipeve gjinore dhe dhunës seksuale

Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale te të rinjtë në Shqipëri”, i kryer nga Rrjeti i Fuqizimit në Grave në Shqipëri (AWEN) nxjerr në pah dhunën e të gjitha formave të përjetuar tek të rinjtë.

I realizuar gjatë vitit 2020, ky studim përfshiu 1100 të anketuar të grupmoshës 18-25 vjeç, në qytete si: Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Korça, Shkodra, Vlora, Lezha, Berati, Dibra, Kukësi dhe Gjirokastra. 65% e të anketuarve jetonin në zonat urbane dhe 37% e tyre në ato rurale.

26% e të rinjve pohojnë se janë goditur me shpullë ose ju kanë shkulur flokët; 20% shprehen se janë goditur rëndë; 9% shprehen se janë goditur me mjete të forta; 11% e tyre janë ekspozuar me pjesë intime të trupit padëshirë; 11% e tyre janë prekur në pjesë intime pa dëshirën e tyre.

Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”

Raporti nxjerr në pah se vetëdijesimi rreth dhunës me bazë gjinore është rritur te të rinjtë. 41% e të rinjve shprehen se njohin së paku një grua nga rrethi shoqëror ose familjar që ka përjetuar një nga format e dhunës në marrëdhëniet familjare dhe 47% e tyre pohojnë se njohin raste të dhunës ndaj grave në zonën ku banojnë.

33.9% e të rinjve pohojnë se fqinjët do të ndërhynin nëse dikush i lagjes do të përfshihej në situatë dhune në familje. 27.2% u shprehën se fqinjët nuk do të ndërhynin, ndërsa 38.9% nuk e dinin si do të reagonin ata.

20% e të rinjve besojnë se fqinjët nuk do ta lajmëronin policinë në rast dhune në marrëdhëniet familjare.

Stereotipet gjinore te të rinjtë

Stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme te grup-moshat 18-25 vjeç, nxjerr në pah studimi. Sipas të dhënave të mbledhura, 69% e të rinjve bien dakord me shprehjen: “Në martesë bashkëshorti duhet të jetë kreu i familjes”, ndërsa 31% e tyre nuk bien dakord.

51% e të rinjve bien dakord se ndërrimi i pelenave të fëmijës i shkon përshtat nënave më shumë se baballarëve.

48% e të rinjve besojnë se një burrit nuk i ka hije të nisë një karrierë që konsiderohet “profesion gruaje”.

66% e të anketuarve nuk bien dakord me shprehjen: “Martesa funksionon më mirë kur burri nuk përfshihet në punët e shtëpisë”.

Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”

Dhuna seksuale

Në lidhje me dhunën seksuale me kontakt fizik, 11% e pjesëmarrësve/eve kanë thënë se dikush i ka prekur pa dëshirën e tyre në pjesët intime, 9% janë detyruar që të preknin dikë tjetër dhe 8% janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre”,- shkruhet në raport.

Raporti informon se njerëzit që i kanë prekur ose i kanë detyruar që t’i preknin pa dëshirën e tyre varionin nga vëllai, kushëriri, rrethi shoqëror dhe ish – partneri tek njerëz që ishin në punonjës në institucione.

Janë raportuar raste që ngjarja ka ndodhur në moshën 10 – vjeçare, kurse shumica prej tyre ishin në moshën 13, 14 vjeç dhe 17 – 20 vjeç”, – shkruhet në studimin “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”.

Sa i përket frikës së ata mund të përjetojnë dhunë seksuale apo fizike, 85% e djemve raportojnë të mos jenë ndjerë kurrë të kërcënuar nga një i/e panjohur, përkundrejt vetëm 55% të vajzave.

22% e të rinjve pohojnë se kanë ndjerë ndonjëherë shqetësim se mund të sulmohen fizikisht ose seksualisht nga të panjohur, 15% e të rinjve frikësohen se mund të dhunohen nga dikush në punë, shkollë ose kurs; 13% nga ndonjë i njohur, i afërm i familjes.

Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”

23% e të rinjve pohojnë se ndonjëherë kanë shmangur daljen nga shtëpia vetëm si pasojë e frikës nga dhuna fizike apo seksuale. Frika ndaj dhunës fizike dhe seksuale ka bërë që 29% e të rinjve të shmangin kalimin në rrugë të caktuara, 30% kanë shmangur frekuentimin e vendeve ku nuk ka njerëz të tjerë rrotull.

Përdhunimi në marrëdhëniet intime tek të rinjtë raportohet po ashtu në nivele të larta.

7% e të rinjve pohojnë se ndonjëherë janë detyruar me forcë të kryejnë marrëdhënie seksuale me forcë. 11% e tyre pohojnë se kjo ka ndodhur me ish-partnerët.

12% e të rinjve pohojnë se janë detyruar të përfshihen në marrëdhënie seksuale të padëshiruara pasi kanë pasur frikë nga partneri aktual dhe 16% e të rinjve pohojnë se janë detyruar të kryejnë akte seksuale me ish-partnerët.

Studimi “Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri”

Faktorët që kontribuojnë në hezitimin për të kërkuar ndihmë lidhen me frikën, turpin, fajësimin e viktimës nga shoqëria, mosbesimi se situata do të përmirësohej, besimi se dhuna është faji i viktimës si dhe frika se do të prishej reputacioni i familjes.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *