Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shqipëria, shteti i katërt me vaksinimit më të ulët në Evropë

Shqipëria është ndër shtetet me numrin më të ulët të vaksinimit në Evropë. Me një përqindje prej 37.6%, Shqipëria vjen pas Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë dhe Ukrainës. Shtetet e tjera fqinje si Mali i zi apo Maqedonia e Veriut mbajnë një përqindje më të lartë vaksinimi me dy doza.

Konkretisht, Maqedonia e Veriut ka aktualisht 39% të popullsisë të vaksinuar me dy zona, ndërsa Mali i Zi 44.2% të popullsisë.

Shtetet e tjera të Evropës mbajnë shifra më të larta të vaksinimit me dy doza. Shteti që ka numrin më të lartë të vaksinimit është Portugalia (88.8%), ndjekur nga Spanja dhe Danimarka, që më shumë se 80% të popullsisë së vaksinuar me dy dozë vaksinash.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, u shpreh sot se duke u krahasuar me shtetet fqinje, Shqipëria ka përdorim të mirë të vaksinave në gjendje.

Shqipëria zë një vend jashtëzakonisht të mirë në lidhje me përdorimin e vaksinës, në bazë të sasive që ka”, – shpreh ajo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi sot se nuk do të ketë ndryshim masash që lidhen me parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit Covid-19. Prej disa ditësh, shifra e infektimeve ka shkuar mbi 1000, ndërsa sot, Shqipëria arriti shifrën e 2029 infektimesh.

Aktualisht, ndalohet qarkullimi në oraret 23.00-6.00, ndërkohë që nuk lejohet hyrja e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë pa pasur testin e vaksinimit ose test PCR.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *