Citizens.al

Plani vendor i hap rrugë ndërtimit mbi fushat sportive të kompleksit “Dajti”

Bashkia Trianë përmes një vendimi të datës 28 Dhjetor, ka  miratuar Planin e Detajuar Vendor, ku është ndryshuar përdorimi i truallit në zonën e fushave të futbollit të njohur si “Kompleksi Dajti” si truall për ndërtim. Ky vendim i Bashkisë i ka ndryshuar përdorimin fushave sportive, duke i hapur rrugë ndërtimeve në atë zonë.

Sipas relacionit, zona e studiuar është klasifikuar nga “Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë” si zonë për rizhvillim dhe ristrukturim.  Pjesa më e madhe e truallit është në pronësi shtetërore, ndërsa pjesa tjetër private.

Arkitektja Doriana Musai shpjegon për Citizens Channel si institucionet po i hapin rrugë betonizimit të zonës: 

“Miratimi i PDV-së, i jep dritë jeshile ndryshimit të destinacionit të truallit.  Statusi hapësirë sportive nuk lejon zhvillimin e strukturave të tjera me funksione përvec atyre sportive. Ndryshimi, na sjell godina deri në 9 kate aty ku sot është hapësire sportive për zonën e banimit dhe universitetet përreth. Kemi 2 universitete, një qender konviktesh dhe një lagje të tërë që nuk ka asnjë shesh sportiv përvec atij të quajtur “Kompleksi Dajti”.  Është ndër të fundit fusha sporti të mbetura në qytet”, i tha Musai Citizens Channel.

Doriana Musai – Urbaniste

“Rrugë e trotuarë në vend të parqeve dhe gjelbërimit”

Sipas PDV-së, janë planifikuar disa hapësira publike për t’u ndërtuar si dhe disa hapësira rekreative.

“Llogaritja e hapësirave rekreative të propozuara është llogaritur në mënyrë të tillë që sipërfaqja e tyre bashkë me sipërfaqen e rrugëve te cila kontribuojne të jete 30% të zonave për zhvillim. Të gjithe zonat për zhvillim do të japin kontributin përkatës për realizimin e këtyre hapësirave”, thuhet në relacion.

“Nga observimi që unë i kam bërë hapësirave publike në komplekset apo objektet e reja të ndërtuara, më rezulton se 30% është fiktiv dhe mbetet vetëm në letra. Blloqet e banimit po vuajnë zhdukjen e hapësirës publike”, sqaron më tej Musai. “Mungesa e përcaktimit se çfarë realisht do të ndërtohet si hapësirë publike, kemi parë se në zbatim të planin rezulton të jetë teprica që mbetet nga godina dhe rrugët. Shpesh janë trotuaret, shumë rrallë ka parcela me toke, dhe apo lule. Edhe aty ku mbetet disi një hapësirë boshe, ajo është e para që lokalizohet dhe më pas zhvillohet si bar-kafene”, përfundon ajo. 

Si i hapet rrugë betonizimit?

Megjithëse në PDV, nuk ka një informacion se çfarë do të ndërtohet në truallin e fushave sportive, plani i hap rrugë ndërtimit në atë truall që më ndryshimin e përdorimit të truallit, por jo vetëm.

Sipas monitorimit të cilësisë së ajrit nga Green Lungs, zona e 21 Dhjetorit është zona më e ndotur në të gjithë Tiranën.

“Zona humbi parkun e vetëm pak vite me parë, atë të Ish-Uzinës Enver, humbi Fushat e Partizanit, dhe tani ato të Dajtit. Rrugët e ngushta, janë  të parashikuara për kapacitet më të ulët banorësh. Shkarkimi i trafikut në dy pikat më problematike të kryqytetit, Zogun e Zi dhe 21 dhjetorin, do të rrisë përveç smogut dhe zhurmave, edhe nevojën imediate për hapësira të gjelbërta. Më shumë banorë, do të thotë më pak hapësira publike, dhe jo vice-versa”, shprehet Musai. 

Tkurrja e hapësirave publike vjen në një kohë me shtimin e vrullshëm të ndërtimit. 1768 leje ndërtimi janë dhënë në kryeqytet që prej vitit 2015, duke i shtuar qytetit çdo vit mbi 250 pallate e komplekse banimi.

“Premtimet për hapësira sportive mbeten në letër”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi më 11 Janar një takim me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete. Ai premtoi hapësira të reja “kulturore dhe sociale për mijëra e mijëra e mijëra fëmijë, të reja dhe të rinj”.

Rama i dha një detyrë Kryetarëve të Bashkive: “Që të ruajnë dhe të shtojnë ambientet sportive”. Në mënyrë kontradiktore, Bashkia Tiranë miraton vendimin që i jep hapësirë ndërtimit të pallateve në një zonë sportive.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW