Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Zëra nga ish-rafineria e Ballshit” – Podcast nga Citizens Channel

Podcasti “Zëra nga ish-rafineria e Ballshit” përcjell zërat e punëtorëve që shërbyen për dekada në rafineri, ndërsa dëshmojnë demontimin e saj përfundimtar. Proces ky i nisur më 28 nëntor 2021, në orët e para të mëngjesit.

Dëgjo podkastin e plotë:

Remzi Harizajn, punëtor prej 13 vjetësh në rafinerinë e përpunimit të naftës, e shohim të shqetësuar teksa vërtitet rreth e rrotull rrethimit të uzinës në pamundësi për të hyrë brenda. Forca të shumta policie qëndronin në hyrje, për shkak edhe të situatës së tensionuar mes naftëtarëve si pasojë e mungesës së transparencës për procesin e demontimit.

Remziu, fiksonte në kujtesë përmes telefonit nisjen e shembjes së godinave të para, për të vijuar me demontimin e plotë të saj.

Remzi Harizaj, ish-naftëtar

Na vjen shumë keq, ndihemi ta pafuqishëm, përballë kemi shtetin. Është dora e shtetit që po e shkatërron dhe prandaj them jemi të pafuqishëm. Po mundohemi shkojmë përditë atje. Gjithë darkën atje, aq sa mundemi por nuk bëjmë dot, nuk ndërhyjmë dot”,-shprehet Remziu për Citizens Channel.

Qyteti i Ballshit u ndërtua 35 vite më herët, si pasojë e zhvillimit industrial të zonës ndikuar nga venia në punë e Uzinës së Përpunimit të Thellë të naftës në vitin 1978.

Pllakatë në hyrje të rafinerisë

Më 28 nëntor 1978 u inagurua venia në shfrytëzim e saj, ndërsa një ditë e 43 vite më vonë, pikërisht më 28 nëntor 20201, makineritë e renda zbarkuan për ta shkatërruar atë.

Gatë muajit dhjetor në qytetin e qetë dhe të vogël të Ballshit, prania e forcave policore kanë qenë të shumta jo vetëm pranë rafinerisë, por edhe në rrugët e qytetit. Gjatë atyre ditëve, naftëtarët u shoqëruan nga policia, ndërsa 9 prej tyre u proceduan penalisht për grumbullime të paligjshme dhe prishje të qetësisë publike.

Forca të policisë në hyrje të rafinerisë

“Kemi gjetur forca policie ku në asnjë vend në Shqipëri, as kur bëhen tubime partish nuk vijnë aq polica sa kanë ardhur aty. Na kanë terrorizuar darkave, na dalin darkë për darkë këtu. Në mëngjes bëjnë paradë këtu në qytet, katër-pesë furgona policie, kështu që jemi të pafuqishëm. Na vjen shumë keq për uzinën, na vjen keq për qytetin, që ky qytet do humbasë, sepse ka jetuar nga ajo uzinë. Uzina falimentoi dhe Ballshi do ngelet shumë, shumë pa emër”,-shprehet Remzi Harizaj për Citizens Channel.

Naftëtarët, disa prej tyre të dalë në pension tanimë, ruajnë kujtime të pashlyeshme që nga venia në punë e rafinerisë.

Hysen Pashai, ish-naftëtar

Unë në uzinën e Ballshit kam pasur fat që në 3 janar 1978 në repartin që quhet reparti i prodhimit të produkteve të bardha kam celur frymën e parë në prezence të 300 teknikëve dhe inxhinierëve kinezë , aty që njihej kënaqësi e paparë si me qenë në një dasëm që brezat të trashëgojnë brezat dhe në atë kohë ne djemtë e rinj të asaj kohe e quanim sikur kishim kapur qiellin”,- rëfen Hysen Pashai.

Ndërsa u bënë dëshmitarë së fundmi edhe të shkatërrimit të plotë të saj.

Ne kemi lot per kete uzine sepse u rritem si ata femijtë që rrit nena dhe kur shikojme pabesite qe ndoshin me shtetin shqiptar por nuk ka pabesi me te madhe. Sot industria e naftes po shkaterrohet, por cfare demesh sjell uzina e Ballshit ne krahasim me industrinë e naftës.”

Sikurse Hyseni, edhe Merjeme Ferzaj dhe Moza Muhametaj, janë dy naftëtare që kanë nisur punë 30 vite më parë në rafineri.

“Pothuajse bëhen 34 vite punë. Puna e vështirë ka qenë. Punoje në gaz, në helm. Në prodhimin e gazit, helm. Ne pohtuajse të na bësh analizat ne kemi shumë karbone në gjak, shumë helme në gjak. Po thuaj që ne u ashtu me atë punë dhe u ashtu trupi e mori atë dhe …po e vështirë ka qenë. Për ne shumë e vështirë ka qenë”,-tregon naftëtarja Merjeme Ferzaj. 

Ndërsa kujtimet e naftëtares Moza Muhametaj e portretizojne uzinën e Ballshit si një vendtakim që sheshonte barrierat sociale e ato gjinore, jo vetëm për qytetarët e Ballshit, por edhe Mallakastrës, Patosit, Kucovës dhe Fierit.

Tek jo uzinë janë lidhur shumë cifte. U dashuruan, u fejuan, u martuan, krijuan familje. Dhe në 2008 ata bënë krimin më të madh prapë, burrë grua, njërin e ndanë iku një. O burri o gruaja duhet të ikte nga uzina. Po ku është parë e ku është degjuar? Ku ka ligj që të heqësh ti njërin nga familja e mos të jenë dy veta”.

Makinat e tonazhit të rendë, nën logon e kompanisë “Shijaku sh.p.k”, hyjnë dhe dalin periodikisht nga porta e uzinës me materialet tanimë të kthyera për skrap.

Naftëtarët shprehen se nuk janë venë në dijeni për procesin e demontimit dhe se cila kompani po e kryen atë.

Citizens Channel kontaktoi me bankën Credins, e cila zotëron asetet e rafinerisë. Sipas komunikimit me bankën Credins, prona tanimë është blerë nga kompania Shijaku, e cila ka vepruar sipas planeve të saj të biznesit.

Përfaqësues të bankës Credins në Shqipëri, u shprehën për Citizens Channel se banka ka proceduar me ekzekutim kollaterali për pronat bazuar në një kredi problematike, ku më pas Credins ka vijuar me shitjen e këtyre aseteve sipas procedurave ligjore.

Përpos zotërimit të aksioneve nga banka Credins e cila sipas komunikimit i ka shitur pranë Shijaku sh.p.k, qeveria shqiptare ka 15% të këtyre aseteve.

Mirëpo, a hoqi dorë qeveria nga 15% i aksioneve që ky institucion zotëronte në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës?

Citizens Channel pyeti Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, por deri më tani ministria nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për informacion lidhur me këtë pyetje, e po ashtu edhe kërkesës për korrespondencën që ministria ka mbajtur me palët e treta lidhur me shitjen e aseteve te kompania Shijaku sh.p.k.

Naftëtarët në protesta të vazhdueshme dhe grevë urie 

Shtatori i vitit 2019 shënoi ndërprerjen e punës në uzinë, duke lenë kështu pa punë rreth 800 naftëtarë. Zhvendosja e herëpashershme e menaxhimit të rafinerisë në kompani të ndryshme private solli krijimin dhe thellimin e borxheve kundrejt naftëtarëve.

Moza Muhametaj, ish-naftëtare

Ajo që në 2008 është për të ardhur keq, privatizimi i keq i asaj uzine që në 2008. E bleu Rezart Taci, pastaj e mori Azeri. Pagat e prapambetura Azxeri na I ka, Azeri, po Azerbaxhani. I kemi marrë edhe jo të rregullta pagat. Punohej në uzinë, ndalej edhe jo për fajin tonë për lendë të parë. Privati, shteti dhe qeveria jonë, ajo i çonte. Falë atyre mbetën pagat e prapambetura që ne spo i marrim dot”,-tha naftëtarja Moza Muhametaj.

Mos dhënia e pagave të prapambetura është një cështje e ndjekur edhe në mënyrë ligjore nga naftëtarët, ndërsa një vendim i shtatorit të vitit 2017 i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë u njohu të drejtën 505 punëtorëve për të marrë 13 pagat e prapambetura.

Ne si paga kemi shumë te kjo uzinë, kemi 27 muaj pa paguar, por kemi fituar me gjyq 13 paga. I kemi fituar me gjyq të formës se prerë, dhe na kërkojnë para një viti, aty u fol që pagat tona me vendimin e gjyqit do i merrte zyra përmbarimit do e çonte sekuestro uzinën. Po ato shume shpejt u rrëzuan”, –sqaron Remzi Harizaj.

Prej janarit të vitit 2020, përpos situatës pandemike, naftëtarët kanë protestuar për marrjen e pagave të prapambetura dhe rikthimin në punë. Protesta këto të nisura në qytetin e Ballshit, para portës hyrëse të rafinerisë, e të shtrira më tej në kryeqytet, para Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë, si një pasqyrë edhe e gjendjes së renduar ekonomike.

Përderisa xhepi ka pak lek, arritert që si more lekët,,harxho, harxho, mbaruan ato ku do venim. Mbaruam, ku do vija. Fëmijët në shkollë, unë kam kredinë e vajzës akoma pa e paguar se kam marrë kredi që vazhdoi vajza shkollën. Unë po e vazhdoj dhe po e shlyej akoma. Ujë drita na i prisnim. U detyroja punoja në punë të zezë, laja 200 pjata a 400 pjata në lokal, që merrja pesë lek që paguaja dritat apo që paguaja ujin, që ma shlyenin…”-rrëfen Merjeme Ferzaj.

Protestat kulmuan me hyrjen në grevë urie fillimisht të burrave naftëtarë për 17 ditë, ndjekur më pas nga gratë naftëtare, për plot 26 ditë.

“Mbas grevës 17 ditore të burrave, u futëm ne gratë dhe kemi ndenjur 26 ditë. Shtytësi i vetëm dhe kryesori, ekonomia e rrënuar. Pagat e prapambetura që i kemi fituar me gjyq dhe nuk po arrijmë ti marrim as sot dhe kësaj dite. Nuk e dimë ku është ngërci. Nuk e dimë, të fitohen me gjyq edhe të mos merren unë nuk e di, nuk e kuptoj dot”-u shpreh Moza Muhametaj.

Dalja nga greva e urisë erdhi me një marrëveshje me qeverinë shqiptare, e cila asistoi për një vit naftëtarët me një shumë prej 40 mijë lekësh. Asistencë e cila, përfundoi në tetor të 2021.

Naftëtarët: “Ndihma financiare nga qeveria detyrim ligjor, jo nder” 

Në fund të tetorit, teksa asistenca një vjeçare prej 40.000 lekësh përfundoi, naftëtarët u mblodhën sërish në protesta, për të kërkuar rikthim në punë dhe dhënien e pagave të prapambetura.

Në pamundësi për të rikthyer uzinën në punë, Kryeministri Rama u shpreh se investitorët e konsiderojnë pa interes për shkak të teknologjisë së vjetër e të degradimit në shumë vite.

Duke shtuar kështu edhe dy vite asistencën financiare prej 30 mijë lekësh, deri në sistemimin e naftëtarëve në punë të tjera.

Ndryshe nga sa u paraqit nga qeveria shqiptare, kjo ndihmë sipas naftëtarëve është e mbështetur në “Statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”, të miratuar më 2017 në Kuvendin e Shqipërisë.

Refruar pikës 2 të nenit 8 të statusit të naftëtarit personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, gëzojnë përparësi në punësim dhe përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje, sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por jo më pak se 80 për qind të pagës minimale në shkallë vendi dhe jo më pak se tre vjet.

Ekspertët: Demontimi i rafinerisë, nevojë për një plan strategjik jetese 

Për naftëtarët, përvec rafinerisë, tanimë nuk ka më mundësi të tjera punësimi, përvec emigrimit.

“Në Ballsh janë mundësitë zero. Mos të them ka pak mundësi, nuk ka mundësi, zero mundësi. Kur flasim për një qytet kaq të thellë, pa rrugë, ne jemi një qytet pa rrugë, na ka lënë dhe rruga, jemi si xhep. Këtu s’vjen dikush se do të shofi dicka. Çfarë mund të shohi këtu?”,-shprehet me skepticizëm Remzi Harizaj:

Në kushtet kur një veprimtari ekonomike e vetme dhe kryesore e një qyteti dhe rajoni shkrihet, pyetja që ata vetë shtrohet është: Ku do të shkojnë naftëtarët? A ka shteti shqiptar një plan strategjik me qëllim rehabilitimin e naftëtarëve në pozicione të tjera pune?

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci, sqaron për Citizens Channel se si mund të qasen naftëtarët në tregun e punës, ndërkohë që uzina tanimë është një e shkuar.

Zef Preçi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)

“Të japësh para nga buxheti është gjëja më e thjeshtë dhe më e përgjegjshme e cdo qeverie se do të thotë penalizon të gjithë shoqërië shqiptare pë tu siguruar një minimum ekzistence atyre 1000 e ca punëtorëve të kësaj zone. Por të ndërtosh një plan që ka të bëjë me menaxhimin e burimeve që disponon ajo zonë, kur them burime kam parasysh fushat, kam parasysh kodrat, kam parasysh bujqësinë, blegtorinë, pemtarinë të gjitha ato burime që ata i rikthejnë jetën normale për të qenë të vetëmjaftueshëm për të prodhuar mjete jetese në vazhdimësi sepse 400 mijë lek të vjetra të jemi realist janë për një familje me 3 veta me një minimum edhe më pak, do të thotë që janë thjesht ekzistenca për vazhdimin e natyrës asistencialiste të shtetit është treguesi varfërisë së ideve dhe i mungesës së potencialeve për zhvillimin, mos shfrytëzimit si duhet,- sqaron eksperti i ekonomisë Preçi.

Dorëzimi dhe keqpërdorimi i kësaj pasurie kombëtare nuk ka pasur ndëshkim në të gjitha qeveritë shqiptare, argumenton eksperti Preci.

“Së pari, në qoftë se shohim ndryshimet e shpeshta të pronësisë, kalimin nga një dorë në tjetrën, kjo është bërë kryesisht nga të njëjtët persona ose persona të lidhur, por që asnjëherë nuk janë hetuar për abuzimet që kanë berë me këtë pasuri shtetërore. Në të njëjtën kohë evazioni i krijuar është nga më të mëdhenjtë në vend, përfshin të dyja mazhorancat, të majta dhe të djathta dhe nuk ka pasur kurrfarë ndëshkimi. Pra është një lloj dorëzimi i pilotuar i këtij aseti dhe keqpërdorim i tij Në këtë lojë janë përfshirë ndoshta edhe sistemi bankar, banka Tregtare. Janë përfshirë edhe agjenci dhe shtete të huaja të cialt kanë penetruar përmes borxheve dhe ëështë përdorur si mekanizëm për të lëvruar para”. 

Sipas tij, në rastin e rafinerisë së Ballshit të vetmit viktima janë punëtorët e asaj zone.

 “Në aspektin financiar ajo ishte kompani e falimentuar dhe cfarëdolloj mase që synon rikuperimin e detyrimeve është dicka që ndodh kudo në botë kur një kompani falimenton. Dmth shiten asetet e mbetura dhe kompensohen palët e interesuara. Ajo që është e cuditshme është si përjashtohen punëtorët nga këto përfitime dhe si nuk krijohet një lidhje që nga momenti që është trokitur në fillim për ta privatizuar dhe deri më sot, sepse të gjitha palët që janë të përfshirë në të kanë dalë të pasura, dmth, janë pasuruar dhe të vetmet viktima reale janë punëtorët dhe komuniteti i asaj zone”,-përfundon Preçi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *