Citizens.al

Institucionet heshtin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Dy vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, në rrënojat e të vjetrit nuk ka lëvizur asgjë. Sot, sheshi i Teatrit është i rrethuar me një gardh metalik pas të cilit gjenden rrënojat e godinës që u shemb në 17 maj 2020.

Citizens Channel kontaktoi me Bashkinë Tiranë, Ministrinë e Kulturës dhe Kryeministrinë për të marrë një koment në lidhje me procesin e ndërtimit të Teatrit të Ri. Të tre institucionet refuzuan të përgjigjen. 

Pamje nga sheshi i Teatrit Kombëtar

Dy vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, pse nuk jemi ende afër ndërtimit të Teatrit të Ri?’, ishte pyetja që iu drejtua këtyre institucioneve.

Koordinatorja për të drejtën e informimit në Kryeminsitri e delegoi përgjegjësinë duke thënë; “Lidhur me atë që kërkoni, lutem drejtohuni pranë strukturave përkatëse”.

Bashkia Tiranë nuk iu përgjigj një emaili zyrtar nga Citizens Channel. Koordinatorja për të drejtën e informimit u përgjigj iu përgjigj telefonates duke thënë se kërkesa për koment i është dërguar përsonave përkatës, por asnjë përgjigje nuk erdhi nga institucioni deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Ministria e Kulturës e delegoi përgjigjen tek këshiltarrja e ministres, por edhe ajo tha se  nuk është personi përgjegjës për të dhënë koment, duke shtuar se duhet të dërgohej një kërkesë në emailin e minsitrisë. Edhe pas dërgimit të kërkesës në këtë email asnjë përgjigje nuk erdhi as nga ky institucion.

“Çfarë ndodhi me Teatrin e Ri?”

Qeveria premtoi disa hërë ndërtimin e një teatri të ri në sheshin që sot nuk kryen asnjë funksion. Në maj 2020 Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njoftoi se brenda verës do përfundonte projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, do negociohej kredia dhe në shtator do niste puna për ndërtimin e tij. 

Do fillojmë shumë shpejt nga puna. Në fund të verës, pra gjithë aktitektët tanë do shfrytëzojnë kohën e pushimeve që ne të detajojmë projektin dhe pastaj kur të rifillojë jeta në shtator të kemi filluar edhe atë kantier të ri”, deklaronte Veliaj më 24 Maj.

Dy vitë më vonë, asnjë lëvizje nuk është bërë në sheshin e teatrit. 

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020 Veliaj prezantoi një video me projektin për Teatrin e Ri duke u e cilësuar si “shfaqja e plotë dhe e detajuar e Teatrit Kombëtar“.

Në vitin 2018, kompania private “Fusha Sh.p.k” paraqiti propozimin për një projekt që parashikonte shembjen e Teatrit Kombëtar dhe disa kulla shumëkatëshe në truall publik, në shkëmbim të një teatri të ri.

Porjekti për Teatrin e ri Kombëtar

Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, në këmbim të teatrit të ri që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit!”, deklaronte asokohe kryeministri Edi Rama.

Përmes një ligji special, në Kuvend u miratua kërkesa e firmës “Fusha Sh.p.k”, e cila “garonte” e vetme në marrjen e truallit.

Ligji u kthye dy herë në Kuvend nga presidenti Ilir Meta. Pas një debati të gjerë dhe këmbënguljes së aktivistëve, Komisioni Evropian gjithashtu kërkoi amendimin e këtij ligji, i cili favorizonte vetëm një subjekt, duke kërkuar hapjen e një gare për firmat e tjera.

Ky ligj më pas u rrëzua sepse shkelte Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj.

Më 3 korrik 2020, Bashkia Tiranë, shpalli tenderin për projektin për Teatrin e ri me vlerë 63 milionë lekë me afat për pranimin e ofertave deri më 14 korrik. Më 14 shtator, ky tender u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik.

Porjekti per Teatrin e ri Kombetar

Komsioni i Prokurimit Publik e rrëzoi ankimimin e  “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. & “Archispace” sh.p.k depozituar pranë tij për procedurën e “Studim-Projektim Ndërtim” i Teatrit Kombëtar me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.

Bashkia u tërhoq nga projekti i kompanisë Fusha, “për shkak se kompania nuk arriti të plotësojë kërkesat e artistëve”, duke njoftuar se do të tërhiqej nga Partneriteti Publik Privat dhe deklaroi se teatri do të ndërtohej me para publike.

Çështja shkoi edhe në Gjykatë Kushtetuese, e cila e rrëzoi qeverinë. , duke shfuqizuar ligjin special dhe vendimin e kalimit të pronësisë së teatrit, me argumentin se janë antikushtetuese dhe në cenim të parimit të shtetit të së drejtës.

Në 2021 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërimin e godinës së re sipas projektit të Bjarke Ingles. 

Një  vit pas dhënies së lejes dhe dy vite pas shembjes, projekti i Teatrit të ri Kombëtar ka “ngecur”.  Ndërkohë që institucionet heshin të japin një përgjigje për këtë, sheshi vijon të mbetet i mbushur më rrënojat e teatrit të vjetër.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW