Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Monitorim: “Ekonomia shqiptare në frontin e luftës së padukshme”

Ekonomia shqiptare u ndikua nga lufta Rusi Ukrainë, ku pasojat u vunë re në rritjen çmimeve  dhe shënimin e një rekordi të ri të inflacionit gjatë muajve mars dhe prill 2022.

Qëndresa Qytetare ka kryer një monitorim në lidhje me ndikimin që pati lufta në ekonominë shqiptare, duke marrë në analizë përkeqësimin e situatës ekonomike për qytetarët, reagimin qytetar dhe reagimin e qeverisë ndaj kësaj situate. Monitorimi ka analizuar gjithashtu paketën e rezistencës të ofruar nga qeveria si zgjidhje për krizën ekonomike, si dhe bordin e administrimit të hidrokarbureve dhe atë të monitorimit të ushqimeve të shportës.

Muaji prill shënoi rritjen më të lartë të çmimeve dhe inflacioni arriti në 6.2%.

Si shkak i rritjes së çmimit të karburanteve me 40%, në Shqipëri filluan protestat nga mesi i javës së dytë të marsit”, sjell në vëmendje raporti.

“Ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë e Shqipërisë”

Autorja e monitorimit, Ilda Methasani argumenton se lufta në Ukrainë ndikoi ekonominë globale, pasojat e së cilës u ndjenë edhe në Shqipëri.

Një pjesë e lëndëve të para, si nafta apo energjia, patën një rritje të ndjeshme të çmimit, sepse Rusia dhe Ukraina janë dy vende që luajnë një rol shumë të rëndësishëm, në tregun europian, për sa i përket gazit, naftës dhe drithërave”, thuhet në raport duke shtuar se tregtarët, duke parë një rritje të ndjeshme të kërkesës dhe luhatjet e çmimeve në bursë, të ndikuar gjithashtu nga rritja e kostove të transportit, filluan të indeksonin çmimet në mënyrë të vazhdueshme.

Methasani vlerëson se perspektiva e inflacionit është më e fortë sot se sa ishte para pandemisë.

Sipas monitorimit dhe vlerësimit të ekspertëve të ekonomisë, pavarësisht se volumi tregtar i Shqipërisë me Rusinë dhe Ukrainën është i ulët, pasojat prej luftës janë të pashmangshme.

Këtë argument e bazojnë në disa fakte kryesore:

  1. Shqipëria prodhon nga fermerët vendas vetëm 250 mijë ton grurë në vit dhe pjesën më të madhe e importon nga Rusia dhe Ukraina, rreth 50%.
  2. Sipas të dhënave zyrtare nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëria realizoi në vitin e kaluar, kryesisht nga importet me Rusinë dhe Ukrainën, vetëm 2.7% të volumit të tregtisë së jashtme ose 157 milionë euro.
  3. Përpos grurit dhe drithërave, Shqipëria importon 12% të naftës nga Rusia.
  4. Lufta ndikon dhe turizmin sipas monitorimit pasi të dhënat tregojnë se turistët nga Ukraina përbënin vitin e kaluar 22% të lëvizjeve me charter me destinacion Shqipërinë dhe kanë qenë grupi i dytë më i madh pas polakëve.

“Reagimi qytetar përballë krizës ekonomike”

Qytetarët dolën në protestë në mars të 2022 për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe për të kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë masa. Protestuesit morën si shembull edhe vendet e rajonit ku u morën masa për të mos ekspozuar ndaj krizës shtresat më vulnerabël.

Raporti nënvizon se “luftërat janë kriza të përkohshme që zgjidhen me masa të përkohshme, por problematika qëndron në faktin se ekonomia shqiptare ka probleme strukturore”.

Monitorimi ka gjetur disa nga treguesit kryesorë që shpjegojnë problematikën e mungesës strukturore të ekonomisë shqiptare.

Së pari, rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike.

Protesta kunder rritjes se cmimeve

“Rritja e çmimeve ka ndikuar në rritjen e varfërisë në vend”

Për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave dhe peshës së lartë që zënë shpenzimet e ushqimeve në totalin e buxhetit të 7 familjeve (gati 42% në 2020-n) efektet e rritjes së çmimeve në familjet shqiptare pritet të jenë më të mëdha, duke ndikuar negativisht në shtimin e varfërisë në vend”, thotë raporti.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë sipas Bankës Botëror në një raport të 2021.

Monitorimi përmend faktin që Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë.

Kriza e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen. Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar shpenzimet për shëndetin, duke reflektuar faktin që shumë njerëz u detyruan që ta përballonin virusin me shpenzimet e veta”, thuhet në raport.

“Reagimi i qeverisë dhe paketa e parapërgatitur”

Si zgjidhje për situatën e krijuar dhe pas protestës së qytetarëve qeveria lançoi një paketë rezistence, e cila u kundërshtua nga protestuesit, ekspertët dhe aktivistët, të cilët e konsideruan të pamjaftueshme.

Monitorimi ka interpretuar paketën e rezistencës të përgatitur nga qeveria, duke vlerësuar se “shumica e këtyre pikave janë afrim në kohë i disa politikave që ishin parashikuar të viheshin në zbatim në një moment të dytë”.

Foto nga protesta kunder rritjes se cmimeve

Autorja e monitorimit argumenton se skema aktuale e pensioneve është problematike.

“Për shkak të infomalitetit, largimit të 10 të rinjve (forcës punëtore apo e forcës kontribuuese), dhe plakjes së popullsisë është ulur niveli i kontributeve duke e vendosur skemën aktuale të pensioneve në vështirësi të konsiderueshme”, thuhet në raport.

Pagesa që ofroi qeveria për pensionistët (3.3 miliardë për të gjithë pensionistët) është e papërfillshme dhe vetëm nj masë simbolike, vlerëson raporti kjo “duke pasur parasysh mungesën e theksuar prej kohësh në rritjen apo indeksimin e pensioneve”.

Më tej, monitorimi vlerëson se, rritja e pagës minimale si dhe afrimi në kohë i zbatimit te këtij ligji mund të zbërthehet si një kosto për biznesin e cila në fund të ditës mund të transferohet në xhepat e qytetareve duke rritur çmimin e shërbimeve dhe produkteve që bizneset ofrojnë.

“Çfarë bënë bordet pas krijimit?”

Qeveria miratoi  aktin normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.

Sipas këtij akti, bordi do të monitorojë çdo javë çmimet e produkteve, sipas listës së miratuar prej tij dhe do të vendosë marzhin e fitimit.

Sipas monitorimit të Qëndresës Qytetare, ka shumë paqartësi dhe konfuzion në lidhje me “nevojën”, rolin dhe efektin e krijimit të këtyre strukturave.

Në momente krize nuk është e nevojshme të ngrihen struktura të reja duke komplikuar edhe më tepër situatën, por me rëndësi është t’u sigurohet “fuqi funksionale” autoriteteve përkatëse dhe aktuale”, vlerëson raporti.

Qëndresa Qytetare ka monitoruar punën që kanë bërë këto dy borde të ngritura nga qeveria. Ata kanë kërkuar nga organet përkatëse informacion mbi numrin e gjobave të vendosura.

Sipas përgjigjes që kanë dhënë organet përkatëse, deri në 5 maj 2022, Bordi i Administrimit të Hidrokarbureve i ka hequr licencën vetëm një subjekti për 3 muaj ndërsa Bordi i Transparencës së Çmimeve të produkteve të Shportës nuk ka vendim për masa administrative.

Raporti vlerëson se “monitorimi nuk është i nevojshëm të bëhet në terren, pasi institucionet e kanë informacionin me sa blihet nafta nga dogana dhe sa shitet te distributorët me pakicë”.

Monitorimi rendit disa elementë që krijojnë pasiguri në lidhje me ngritje ne bordeve.

Me përcaktimin e një çmim tavan, e gjithë barra i kalon biznesit, thuhet në raport.

Për sa i përket monitorimit të çmimeve në treg, raporti thekson se janë zgjedhur vetëm katër produkte, ndërkohë që shporta mund të shkojë nga 20 deri në 30 produkte.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *