Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Media e përqëndruar në duart e pak njerëzve”, Shqipëria shënon rrezik të lartë në pluralizmin mediatik

Gjatë 2021, Shqipëria shënoi sërish një rrezik të lartë në fushën e pluralizmit mediatik, sipas raportit të fundit të Qendrës për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias (CMPF).

Ky rrezik varionte nga mesatar në atë të lartë në disa nga treguesit kryesorë të pluralizmit mediatik. 

Shqipëria shfaqi një nivel rreziku të lartë sa i përket Pluralitetit të Tregut (87%) dhe Pavarësisë Politike (69%). 

Ndërsa për sa i përket përfshirjes sociale pati një rrezik mesatar me 64%.

“Megjithëse kuadri ligjor i Shqipërisë parashikon masa mbrojtëse për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, në praktikë, këto liri kufizohen nga interesat politike dhe ekonomike të pronarëve të medias, përqendrimi i pjesës së tregut dhe audiencave në duart e pak njerëzve të fuqishëm”, thuhët në raport. 

Raporti përmedn edhe paditë SLAPP kundër gazetarëve kritik, si mjet për të minuar lirinë e shprehjes, po ashtu dhe zbatimin e dobët të legjislacionit për të drejtat e punës. 

“Autocensurë e përhapur dhe ndërhyrje e panevojshme politike në pavarësinë e rregullatorit të medias”, janë probleme të tjera që sjell në vëmendje raporti sa i përket lirisë së medias. 

Gjatë 2021 paanashmëria e rregullatorit të medias, u përkeqësua me emërimin e ish zëdhënësit të qeverisë si kreu i  Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Ngritja e Agjencisë së Medias së Informacionit, ngirti shqetësime gjatë 2021 për një përqëndrim të mëtejshëm të rrjedhjes së informacionit.

Sipas raporteve të publikuara nga Platforma e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarëve, në vitin 2021 u regjistruan 7 sulme fizike, ngacmime dhe sulme të tjera ndaj gazetarëve duke ndikuar kështu tek liriae medias. 

“E drejta e informimit dhe mbrojtja e gazetarëve”

Raporti vlerëson se zona me pikën më të keqe për lirinë e medias në Shqipëri në vitin 2021 është grupi i treguesve të Pluralitetit të Tregut. 

“Edhe pse kjo zonë u përmirësua disa pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2020, ajo sërish merr një pikë me rrezik të lartë (87%)”, thuhet në raport.

Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së transparencës në pronësinë e medias, mungesa e zbatimit të konkurrencës dhe mungesa e qëndrueshmërisë së medias, si dhe ndikimi i interesave politik dhe ekonomik të pronarëve të mediave.

Edhe pse neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut njohin të drejtat themelore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes (57%) dhe kufizimet janë të përcaktuara qartë në kuadrin ligjor, këto të drejta nuk respektohen gjithmonë, vlerëson raporti. 

Treguesi për Mbrojtjen e së drejtës për informim është vlerësuar me rrezik të mesëm (52%) në vitin 2021.

Treguesi i dytë më i keq në këtë fushë është profesioni i gazetarit, standardet dhe mbrojtja me një vlerësim prej  66%.

Sipas Barometrit Kombëtar të Lirisë së Medias në Shqipëri (Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 2021), 30.2% e gazetarëve raportojnë se nuk kanë një kontratë pune të rregullt me punëdhënësit e tyre.

Treguesi i Pavarësisë dhe efektivitetit të autoritetit të medias u vlerësua me 42% në 2021.

“Pluralitet i tregut me rrezik të lartë”

Pluraliteti i tregut në Shqipëir, në këtë raport ka shfaqur një rrezik të lartë me 87%.

Ky rrezik vjen si pasojë e mungesës së transparencës, përqëndrimit të pronësisë së medias, qëndrushmërisë së medias dhe ekspozimit të gazetarëve ndaj interesave komerciale.

Transparenca e pronësisë së medias u vlerësua me 81% duke mos shënuar asnjë përmirësim nga 2020.

Burimi: MPM2022

Treguesi i përqendrimit të medias së lajme shënoi po ashtu rrezik të lartë me 89%.

Treguesi për përqendrimin e platformave online dhe zbatimin e konkurrencës dha një rezultat prej 97%.

Treguesi i qëndrueshmërisë së medias merr një rezultat prej 78% dhe vlerësohet me rrezik të lartë. 

Treguesi i ndikimit komercial dhe pronësia mbi përmbajtjen editoriale fiton një rezultat prej 90% dhe vlerësohet me rrezik të lartë.

“Pavarësia politike në median shqiptare”

Pavarësia Politike ndryshoi në vitin 2021 nga rreziku mesatar në atë të lartë (69%), krahasuar me një vit më parë kur regjistroi një rezultat prej 64%. 

“Kjo rritje në renditje është kryesisht për shkak të dy treguesve kryesorë, mungesës së autonomisë editoriale dhe mungesës së pavarësisë së medias nga politika”, thuhet në raport.

Treguesi i Pavarësisë Politike të medias morinjë rezultat prej 85% dhe u vlerësua si rrezik i lartë. Ky tregues u përkeqësua në renditje në krahasim me vitin 2020, kur u regjistrua me 79%.

Burimi: MPM 2022

Rapoti thekson se kontrolli politik mbi mediat audiovizive në Shqipëri është i lartë. 

“Nuk dihet asnjë rast i pronësisë së drejtpërdrejtë të mediave audiovizive nga politikanëve apo familjarëve të tyre”, por kontrolli politik ushtrohet përmes interesave të biznesit që kanë pronarët e mediave në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi apo minierat.

Treguesi i autonomisë editoriale merr një rezultat prej 97% dhe vlerësohet si rrezik i lartë, duke regjistruar një rritje me nëntë pikë përqindjeje nga vlerësimi i mëparshëm.

Treguesi për mediat audiovizive, platformat online dhe zgjedhjet fiton një rezultat prej 57% dhe vlerësohet me rrezik mesatar.

Po ashtu Rregullimi shtetëror u burimeve dhe mbështetjes për sektorin e medias u vlerësua me rrezik mesatar me 58%.

“Përfshirja sociale në media”

Përfshirja sociale në media shënoi një rrezik mesatar me 64%.

Aksesi në media i minoriteteve u lverësua me 63% me nëj rrezik të mesëm dhe shënoi përkeqësim prahasuar me një vit më parë. Aksesi në media i komuniteteve lokale u vlerësua me 31%.

Ndërohë përqindjen më të lartë të rrezikut e ka shënuar aksesi në media i grave, me 90%.

Në vitin 2021, vetëm dy nga nëntë anëtarët e Bordit Drejtues të PSM ishin gra, ndërsa të pesë menaxherët kryesorë ishin burra.

Përveç kësaj, nga gjashtë anëtarë të bordit të dy televizioneve kryesore komerciale nuk ka asnjë grua. 

Burimi: MPM 2022

Të gjithë kryeredaktorët e mediave më të rëndësishme audiovizive, radiofonike, gazetave dhe mediave dixhitale vendase në Shqipëri janë burra. 

Një studim i fundit tregoi se në emisionet televizive, rreth 73% e të ftuarve janë meshkuj, ndërsa vetëm 27% e tyre janë femra. 

“Përjashtim bëjnë emisionet sportive, ku gratë shihen më së shumti në rolin e tretë, si objekt seksual”, thotë raporti.

“Treguesi i “edukimit mediatik” ka një rezultat prej 67% dhe vlerësohet si rrezik i lartë.

“Pluralizmi në median online”

Vlerësimi i Pluralizmit të Medias Online në Shqipëri varion nga rreziku mesatar në të lartë. Të katër zonat janë shënuar me një rrezik më të lartë në sferën online krahasuar me të gjitha mediat.

Mbrojtja Themelore mori një vlerësim me rrezi mesatar prej 65%.

“Asnjë ligj specifik nuk rregullon në mënyrë eksplicite filtrimin dhe bllokimin e përmbajtjes së paligjshme të internetit, megjithatë, dispozitat e disa ligjeve rregullojnë përmbajtjen e paligjshme të internetit”, thuhet në raport.

Pluraliteti i tregut në median online shënoi një rrezik të lartë me 88%.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që kërkon zbulimin e pronësisë së medias tek organet publike për mediat dixhitale të lajmeve dhe aktiviteti i mediave dixhitale të lajmeve nuk është i rregulluar”, thuhet në raport.

Por edhe pse Shqipëria ka miratuar Ligjin për Pronësinë Përfituese (pronarët me deri në 20% të aksioneve) për të gjitha kompanitë e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “është e vështirë të identifikohen pronarët që zotërojnë mediat dixhitale, pasi ata mund të jenë pjesë e kompanitë më të mëdha”.

Pavarësia Politike në mediat onlinë shënoi një rrezik të lartë me 97%. Përfshirja sociale gjithashtu shënoi një rrezik të lartë me 84%.

Sipas Eurostat (2020), në vitin 2019, 21% e popullsisë së Shqipërisë ka aftësi bazë ose mbi bazën e përgjithshme dixhitale, ndërsa 47% e popullsisë ka aftësi të përgjithshme dixhitale të ulëta.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *