Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Shqipëria shteti i gjashtë në Evropë për vdekshmërinë nga ndotja e ajrit

Raporti “Statusi i mjedisit dhe i klimës në Ballkanin perëndimor” fokusohet në cilësinë e ajrit dhe klimën në shtetet e Ballkanit Perëndimor (BP), si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ky raport thekson se cilësia e ajrit në këto shtete është e keqe dhe se tendenca e ndotjes është në rritje. Grimcat e ndotjes PM 2.5 konsiderohen ndotësi kryesor që shkakton vdekjen; në 2019-tën PM 2.5 shkaktoi 307.000 vdekje dhe 28.400 vdekje të parakohshme në Evropë.

Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria kontribuan në gati 90% të emetimeve totale të PM2.5 në rajon”, – shkruhet në raport. Në vitin 2019, vdekshmëria si rezultat i ndotjes së ajrit në shtetet e BP-së ishte dukshëm më e lartë se mesatarja në shtetet e Bashkimit Evropian.

Screenshot nga studimi

Shqipëria është shteti i gjashtë në Europë për numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, me 140 vdekje për 100.000 banorë, dyfish më shumë se shtetet e Bashkimit Evropian. Shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor raportojnë më shumë vdekje se Shqipëria, si rezultat i prodhimit të energjisë përmes qymyrit.

Screenshot nga studimi

Për më tepër, shtetet anëtare të BE-së me shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit janë fqinjët e Ballkanit Perëndimor (Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia dhe Kroacia)”, – thuhet më tej në raport.

Një tjetër problem me të cilin po haset Ballkani Perëndimor është ndryshimi i klimës dhe valët e shpeshta të të nxehtit, që janë rritur ndjeshëm dy dekadat e fundit, ku ka pasur intensitet të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinën jugore, Malin e Zi dhe Shqipërinë veriore.

Në një klimë më të ngrohtë, valët e të nxehtit ka shumë të ngjarë të bëhen më të shpeshta, më intensive dhe me kohëzgjatje më të gjatë”, – vijon raporti, çka do të shoqërohet më pas me ndikime të rënda në shëndetin e njerëzve, te kafshët e egra, zjarret dhe aktivitetet njerëzore.

Screenshot nga studimi

Sa i përket cilësisë së ujit, Shqipëria raporton vetëm parametrat bazë fizio-kimeve, ndaj informacioni konsiderohet i paplotë.

Në Ballkanin Perëndimor raportohen gjithsej 2735 vende të kontaminuara, por ka të ngjarë që numri të jetë më i lartë, shkruhet në raport.

Ky është rezultat i aktiviteteve minerare dhe industriale dhe në një masë më të vogël nga praktikat bujqësore”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *