Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i DASH: Shqipëria nuk përmbush standardet për eleminimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, tregoi se Shqipëria ka probleme në mbushjen e standardeve për eleminimin e tij.

Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë”, thuhet në raport.

DASH vlerëson se gjatë vitit që lamë pas, Shqipëria ka bërë përpjekje krahasuar me 2020 “duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë Covid-19”.

Shqipëria mbetet në nivelin e dytë nga tre nivele që janë gjithsej në raport. Niveli i parë janë vendet të cilat i plotësojnë standardet dhe veprojnë me këto standarde. Në nivelin e dytë jane vendet që kanë mangësi, por janë duke u përpjekur për përmirësim. Ndërsa niveli i tretë përfshin vendet që kanë mangësi por nuk janë duke bërë as përpjekje.

Departamenti amerikan nënvizon se përpjeket e Shqipërisë në këtë drejtim, përfshijnë hetimin e më shumë rasteve dhe ndjekjen penale dhe dënimin më të madh të trafikantëve. 

Burimi: Departamenti Amerikan i Shtetit

Qeveria identifikoi më shumë viktima dhe shtoi burimet për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të’, thuhet në raport ku po ashtu përmendet miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit.

Por në raport theksohet se përpos këtyre përpjekjeve, qeveria shqiptare nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kryesore.

Bashkëfajësia zyrtare në krimet e trafikimit mbeti një shqetësim, me qeverinë që nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve pavarësisht akuzave serioze dhe qeveria shkarkoi një oficer policie nga posti i tij”, thuhet në raport.

DASH nënvizon se qeveria pati mungesa në shqyrtimin e grupeve të cënueshme nga trafikimi si emigrantët pa dokumente, azilkërkuesit, komuniteti rom dhe egjiptian dhe fëmijët.

 Qeverisë i mungonin burimet për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit dhe linja telefonike e drejtuar nga qeveria vazhdoi të mos funksiononte”, thekson raporti.

Pozicionimi i Shqipërisë nga 2015 deri në 2022/DASH

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit të pasqyruara në raport, u hetuan 61 raste me 27 të dyshuar. Gjykatat, dënuan 11 trafikantë për trafikim të fëmijëve, teksa u identifikuan 154 viktima të mundshme, krahasuar me 81 në vitin 2020.

Nga këto, 61 ishin viktima të trafikimit seksual, 65 viktima të punës së detyrueshme dhe 33 viktima të llojeve të ndryshme të shfrytëzimit. 

Nga 153 viktima të mundshme që u identifikuan, 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 fëmijë dhe 47 të rritur.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen në nivelin e dytë sa i takon përpjekjeve për të luftuar këtë fenomen.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *