Citizens.al

Rekordi i radhës, në Tiranë u miratuan 1.2 milionë m2 ndërtim në 6 muaj

Në 6 mujorin e 2022 në Tiranë janë dhënë rreth 1.2 milionë metër katror sipërfaqje për leje ndërtimi. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të 2022 u dhanë leje për 800 mijë metra katror ndërtim, ndërsa nga prilli deri në qershor u miratuan 388 mijë metra katror leje.

Krahasuar me një vit më parë ka një rritje prej 4% të sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Burimi: INSTAT/ Grafik: Citizens Channel

Në rang kombëtar kryeqyteti zë sipërfaqjen më të madhe, i njdekur  nga Durrësi, ku në 6 muajt e fundit janë dhënë 259.385 metër katror sipërfaqje për leje ndërtimi.  Vlera e përafërt e ndërtimeve është rreth 42 miliardë lekë për 6 muaj.

Viti 2015 ka qenë viti ku janë dhënë më pak leje ndërtimi, sipas të dhënave të INSTAT.  Ndërkohë ka pasur një rritje të vrullshme të lejeve të ndërtimit në 2018, trend i cili ka vijuar në rritje në vitet ne vijim.

“Rritja e popullsisë nuk e ndjek dot ritmin e ndërtimit”

Popullsia e Tiranës është rritur mesatarisht me 16-17 mijë banorë të rinj në vit nga viti 2001 deri në vitin 2015, por në vitet 2017 dhe 2018 kjo rritje ishte më e dukshme sipas INSTAT. Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19 mijë e 380 banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Në 2022 popullsia u rrit me 7321 banorë, ndërkohë që në 2018 rritja ishte 21,635 banorë, duke shënuar një ulje në vitin e fundit.

Në një analizë të mëparshme, Citizens Channel tregon se si ky numer ndërtimesh në Tiranë nuk i korespondon numrit të popullsisë. Ndër vite popullsia e Tiranës është rritur, rritja vjetore e numrit të popullsisë ka qenë në ulje, teksa kjo nuk ka ndodhur me sipërfaqet e lejeve të ndërtimit. 

Ndërtimet në Tiranë janë përcjell me kritika nga arkitektë dhe eksperrtë, artikuj të mediave ndërkombëtare si The Guardian dhe ekonimistë. Sipas tyre ndërtimet janë duke u përdorur si makineri për pastrim parash dhe njëkohësisht janë duke shkatërruar trashëgiminë e Tiranës.

Dhënia e lejeve të ndërtimit në Tiranë i ka rrënjët në planin e 2016 të Bashkisë Tiranë.

Plani i 2016 synonte rritjen e popullsisë e për pasojë rritjen e ndërtimeve. Qëllimi parësor i planit ishte të rriste dendësinë e ndërtimeve në pjesën e vjetër të qytetit, pjesa e qytetit brenda ish-vijës së verdhë.

Por ajo që ndodhi nuk është rritja e dendësisë, por një mbigarkim i qytetit. Plani i 2016 eliminonte të gjitha zonat e mbrojtura të qytetit. Kudo në qytet parashikoheshin ndërtime nga 7-8 kate deri në 40 kate, dhe kjo ndodhi.

Përpos mbingarkesës që i është bërë qytetit, në proporcion të zhdrejtë me ndërtimet janë edhe hapësirat e gjelbra. Ndërtimet kanë prekur dhe zona si Parku i Liqenit të Tiranës, i cili po rrethohet nga ndërtimet. Parku i Tiranës nuk zotëron ligjerisht asnjë mborjtje, duke i dhënë kështu liri ndërtimeve në zonë.

Ndërtimet në Shqipëri

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, tregojnë se në tremujorin e dytë 2022 janë miratuar gjithsej në të gjithë vendin, 339 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Një vit më parë u dhanë 347, duke shënuar një rënie prej 2,3% në nivel kombëtar.

Sipërfaqjaje lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja për periudhën prill-qershor,  është 661.945 m 2, nga 544.127 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 21,7%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit gjatë këtij tre mujori për te gjithë vendin është 25,9 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 12,1% krahasuar me një vit më parë.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW