Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Inflacioni për muajin shtator kap shifrën 8.1%

Inflacioni në muajin shtator kapi shifrën 8.1% sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT). 

Inflacioni nënkupton përqindjen me të cilën rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve, si ushqimet apo transporti e cila sjell zhvlerësimin e parasë. Kjo do të thotë që përshembull 10 mijë lekë sot vlejnë 8.1% më pak.

Ndryshimi mujor i çmimeve vijoi rritjen me 0.6%, duke kapur nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare.

Në shtator të 2021 inflacioni ishte 2,5%, sipas raportitmit të INSTAT.

Grupi më i ndikuar nga rritja  e çmimeve vijon të mbetet “ushqime dhe pije joalkoolike”, duke u ndjekur më pas nga transporti, qiratë, uji dhe energja.

Open Data Albania (ODA) ka bërë një përllogaritje mbi ndryshimet vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit për periudhën Mars 2021-Mars 2022.

Burimi: Open Data Albania

Sipas të dhënave, kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe është Transporti me 19.9%, pasuar nga Ushqime dhe pije joalkoolike me 9.3% dhe Pije alkoolike dhe duhan me 4.9%.

Grupi vajra dhe yndyrna është rritur me 22.4% krahasuar me 2021, bukë dhe drithëra 15.8%, zarzavate përfshirë patatet 10.5%, qumësht, djathë dhe vezë 10.3% dhe sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira 10.2%.

“Mbijetesa në Tiranë me kostot e rritura të jetesës”

Në muajin gusht kur inflacioni kapi shifrën 8%, Citizens Chanel solli rrëfimet e një studenteje, një familjeje me katër persona dhe një pensionisti. Ata treguan se si po e përballojnë jetesën e tyre në Tiranë me kostot e rritura të jetesës.

Një familje me katër persona me të ardhura mesatare 160 mijë lekë të reja në muaj, duke bërë një jetë modeste shpenzon në muaj aq sa të ardhurat.

Këto shpenzime shkojnë për dadon e fëmijëve, për energji elektrike, ujë, telefon, taksa, internet, për ushqime, për barna dhe për transport. 

Në vitin 2020, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarisht nga 3,6 persona, janë 83.475 lekë sipas INSTAT, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për ushqime. 

Edhe për studentët jetesa në Tiranë është vështirësuar me rritjen e çmimeve. Përpos tarifës atyre tashmë u rëndon edhe qiraja më e shtrenjtë, ushqimet dhe transporti. 

Për pensionistët me rritjen e çmimeve nuk bëhet më fjalë për jetesë por për “mbijetesë”.

“Ndihma e qeverisë në kohë krize”

Paketa e rezistencës e ofruar nga qeveria pas protestave të qytetarëve në mars, u dha pensionistëve 30 mijë lekë. Ndërkohë, kjo paketë i la ta papërfshirë studentët, të cilët i kishin dërguar edhe një peticion qeverisë ku i kërkonin një bonus prej 10 mijë lekësh për të përballuar krizën.

Qeveria ka lancuar dy paketa deri më tani dhe tek të dyja studentët nuk ishin të përfshirë. 

Ekonomistërt sugjerojnë ulejn e shpenzimeve të qeverisë për disa nga koncensionet sikurse ai i sterilizimit, që ka kosto shumë të larta, për ti përdorur ato në ndihmë të shtresave në nevojë.

Përpos rritjes së çmimeve të shportës Europa po përballet me rritjen e energjisë. Në muajin shtator qeveria shqiptare kaloi paketën e dytë, ku sipas së cilës qytetarët do të pagujanë 4.4 herë më shumë energji elektrike, nëse kapërcejnë limitin e kilovatëve të vendosur nga qeveria.

Sipas vendimit, çdo familje, apo person që konsumon më shumë se 800 Kë në muaj – që e përkthyer në lekë është 9,120 lekë (me TVSH) – do ta paguajnë energjinë më shtrenjtë, aq sa blihet në treg.

Pra, çdokush që e kapërcen këtë prag do e paguajë kilovatin 42 lekë lekë, nga 9.5 lekë që ka qenë kilovati.

Maqedonia e Veriut ka një çmim më të lirë të energjisë elektrike krahasuar me Shqipërinë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur një tarifë dite dhe një tarifë nate për energjinë, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një tarifë. 

Qeveria rriti pagën minimale në 34,000 lekë në muajin shtator. Këto masa do të zgjasin deri në Dhjetor 2022. Po ashtu i rrit me 7.5% Indeksimi i pagesave për personat me aftësi të kufizuar. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *