Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Fermerët në pritje të panaireve”

“Për të shitur një viç duhet të shkoj deri te tregu në Fushë – Krujë, ndërsa për të shitur gështenjat, domatet, duhet të dal te tregu Agro – Ushqimor në Kashar, një orë larg nga fshati im “, – tha për Citizens Channel Ndriçim Pëllumbi.

Babë e bir nga familja Pëllumbi, nga fshati i Zall – Bastarit po shesin produktet e tyre bujqësore në panairin “Green Fest”, që po mbahet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë. Ata kërkojnë një treg të përshtatshëm për zonën e tyre.

Ndriçim Pëllumbi

Edi Pëllumbi

“Domatja është treguar nga 30 deri në 80 lekë maksimumi, çmim komplet qesharak”, – shtoj djali i tij, Edi.

Ata konfirmojnë se në panair dalin një herë në vit dhe fitimi në ditët e panairit është 40% në shumë se përditshmëria.

“Dy mijë lekë të hynë furgoni në treg, dy mijë lekë kur dal. Vetëm arkat e mallit paguaj 50 mijë lekë dita, vendin që zënë. Taksat po na mbysin”, – përfundon Pëllumbi.

Ndërsa gratë në panairin “Green Fest”, që merren me punime artizanale shprehen se ato janë në pritje të panaireve për të shitur produktet e tyre.

Anila Onjea

“Në Shkodër shkoj në panaire një ose dy herë në muaj, ndërsa në Tiranë dy herë në vit. Nëse ka panaire mund të dalë një rrogë mujore, në të kundërt jo”, – tregon Anila Onjea, nga Saranda, e cila ka më shumë se 20 vite që merret me artizanat.

Ajo shton se gjatë vitit punon vetëm me klient të njohur që bëjnë porosi dhe e vetmja periudhë që mund të gjeneroj të ardhura është edhe sezoni verës, ku shet në bregdet, në Sarandë ose Himarë. Ndërsa hapja e një pike biznesi është e pamundur për të për shkak se fitimet e ulëta, janë të pamjaftueshme për të paguar taksat dhe qiranë.

“Është edhe pjesa e internetit por nuk e praktikoj shumë nga mosha”, – përfundon ajo.

Shkëlqim Pëllumbi nga Korça, i cili tregton mjaltë në panair shprehet se bletaria është art më vete.

“Kemi problem me mjekimin e bletëve. Janë ilaçe të pakontrolluara, jo cilësore, nuk kemi  informacion për të zgjedhur të saktin. I bëjmë disa mjekime derisa të qëlloj i sakti, 7 mjekime kam bërë këtë vit”, – tregon ai.

Pëllumbi gjatë vitit mjaltin e shet në pazarin e Korçës.

“Me sakrificë, mundohemi shumë , një sasi e vogël përfitimi në krahasim me mundin që vëmë, por punën e bëjmë me vullnet”, –  përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *