Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vrulli i ndërtimeve në Tiranë nuk ndalet, mbi 200 mijë m2 më shumë se në 2021

Në 9 muajt e fundit, Bashkia Tiranë ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqje 1.46 milionë metër katror.

Të dhënat e fundit të INSTAT për 3 mujorin tregojnë se gjatë këtyre muajve janë dhënë 269 leje ndërtimi.

Krahasuar më një vit më parë, lejet e dhëna për 9 mujorin e fundit janë rritur me 17%, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Të dhënat për 9 mujorin e 2022 tregojnë se në të gjithë Shqipërinë sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ishtë 2.1 milionë metër katror, nga kjo 70% është dhënë vetëm në Tiranë.

Sipërfaqen më të lartë të këtyre lejeve të ndërtimit e zënë ndërtimet për banim. Në arsyetimin që i bëhet lejeve të dhëna të ndërtimit thuhet se është kërkesa e lartë dhe rritja e numrit të popullsisë që çon drejt këtyre ndërtimeve.

Në një analizë të Citizens Channel u pa se rritja e numrit të lejeve të ndërtimit nuk korrespondon me numrin e popullsisë, pasi që edhe pse ndër vite popullsia e Tiranës është rritur, rritja vjetore e numrit të popullsisë ka qenë në ulje. Por kjo  nuk ka ndodhur me sipërfaqet e lejeve të ndërtimit.

Procesi i ndërtimit në kryeqytet është parë nga ekspertët si një formë e pastrimit të parave. E gjitha kjo në kurriz të trashëgimisë së Tiranës dhe hapësirave të gjelbra.

“Qendra e Tiranës një shesh ndërtimi pa kriter”

Qendra e Tiranës është rrethuar me kulla shumëkatëshe dhe sikurse të dhënat tregojnë ndërtimet vijnë duke u rritur. Zhvillimi i Tiranës është kritikuar nga profesionistë të  fushës. Në tetor u prezantua plani për nëj tjetër kullë shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit.

Kulla shumëkatëshe do të ngrihet mbi lulishten pas Pallatit të Operas dhe Baletit në qendër të kryeqytetit, duke zënë kështu edhe një tjetër hapsirë të gjelbër të mbetur në qendër.

Kjo është kulla e gjashtë që po ngrihet në qendrën e Tiranës, një zonë ku institucionet e qeverise qendrore dhe lokale i kanë lënë dorë të lirë investitorëve, duke neglizhuar miratimin e rregulloreve që vendosin koeficentët e shfrytëzimit, lartësisë dhe përdorimit të truallit.

Një investigim i Citizens Channel, publikuar në maj të 2021 shpjegon si Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore.

Edhe pse në 2015 kryebashkiaku Erion Veliaj premtonte të mos prekte hapsirat publike dhe të ndërtohej vetëm jashtë qendrës së Tiranës, ky premtim u ndryshua rrugës.

Në 2018 ai filloi të fliste për planin francez. “Për kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cenuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë”, deklaronte Veliaj në 2018.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *