Citizens.al

Reagime: Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila dënohet nga organizatat e medias dhe institucionet

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan pasditen e së mërkurës në Lezhë për shkak të detyrës.

Në dëshminë e dhënë në polici, gazetari Hila u shprehur se sulmi fizik ka ardhur pas raportimit mbi një vendim gjykate që prekte babain e njërit prej dhunuesve.

Sipas policisë së Lezhës autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim.

Hila u shpreh se është kërcënuar fillimisht përmes telefonit nga personi i identifikuar si Paulin Pergjini që i ka kërkuar të takoheshin në afërsi të rrugës së spitalit. Pas telefonatës Hila u përball me ta, të cilët tentuan ta nxjerrin nga makina duke ushtruar dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes e cila gjendej po ashtu në makinë.

Në një reagim në rrejtet sociale Elvis Hila u shpreh se këto veprime nuk e pengojnë misionin e tij.

“Te nderuar miq, koleg e bashkëpunëtor. Ju falenderoj për mbështetjen, pas incidentit te ndodhur një dite me pare për shkak të detyrës time si gazetar. Reagimi i strukturave ligjzbatuese ka qene i menjëhershëm dhe kam besim ne zbardhjen e ngjarjes, e cila është një goditje e rëndë për fjalën e lirë. Këto veprime nuk e pengojnë misionin tim ne shërbim te se vërtetës, pune të cilën e bej me plot dëshirë dhe pasion prej 12 vitesh”,-u shpreh Hila.

Për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Lezhë kanë reaguar edhe institucione dhe organizma të tjerë.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) u shpreh se do të dokumentojnë rastin dhe do ti ofrojnë gazetarit dhe bashkëshortes së tij ndihmën praktike.

🇦🇱 We are shocked by the news that Albanian journalist Elvis Hila & his wife were physically attacked today around 5pm in Lezhe, #Albania. According to Hila, after attacking him, one of the perpetrators hit his wife in the head while she was picking up the mobile from the ground. pic.twitter.com/V2Q2Qi3VsO

— European Centre for Press & Media Freedom (@ECPMF) January 25, 2023

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit u kërkoi institucioneve të vendosin përgjegjësit para drejtësisë.

🇦🇱 #Albania: IPI condemns the shocking physical attack on @Report_tv_AL journalist Elvia Hila & his wife in #Lezhe earlier today after he had reported on a local court sentencing. We urge Albanian authorities to swiftly detain & bring those responsible for this attack to justice. pic.twitter.com/diRARU8EG9

— IPI – The Global Network for Independent Media (@globalfreemedia) January 25, 2023

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e dënoi sulmin ndaj gazetarit, ndërsa kërkoi nga autoritetet te policisë të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e gazetarit.

Dhuna ndaj gazetarit Hila është dënua edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cenimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”,-përfundon presidenti Begaj.

“Sulmi ndaj gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila, dhe bashkëshortes së tij është një dhunë e dyfishtë: goditje ndaj lirisë së medias dhe njëkohësisht ndaj një gruaje”,-u shpreh kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa shtoi se dhuna ndaj medias është dhunë ndaj të gjithëve.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW