Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata vendos të mos pranojë padinë e mjedisorëve për aeroportin e Vlorës

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi të mos e shqyrtojë padinë e ngritur në nëntor2022, që kërkon pavlefshmërinë e kontratës së aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë. Padia u ngrit nga organizatat mjedisore PPNEA (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri) dhe AOS (Shoqata Ontologjike e Shqipërisë)

Në vendimin për mospranimin e shqyrtimit të padisë thuhet se shoqata mjedisore nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative sipas nenit 15/germa d “Për planifikim e territorit”, në bazë të së cilës është nxjerrë vendimi nga KKT për miratimin e lejes së aeroportit.

Mospranimin e kërkesëpadisë ne nuk e prisnim fare, ishte surprizë e madhe”, – thotë për Citizens Channel ornitologu Zydjon Vorpsi nga PPNEA, i cili argumenton se një vendim i tillë nënkupton regres për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Kjo gjë ishte rregulluar ndër vite; legjitimimi i organizatave mjedisore për të paditur objekte të tilla brenda zonave të mbrojtura në ruajtje të mjedisit ka filluar 10 vite përpara”, – vijon më tej Vorpsi, duke iu referuar rastit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë dhe Zall-Gjoçaj, kauza të cilat janë trajtuar nga i njëjti gjyqtar, ku janë marrë vendime në favor të organizatave mjedisore që kanë ngritur padinë.

Indikatorë të tillë tregojnë se po ushtrohet presion mbi gjyqësorin për sa i përket çështjes”, – shkruhet në një reagim zyrtar nga PPNEA. “Por ne nuk tërhiqemi dhe e kemi apeluar këtë vendim. Në vazhdim, ne kemi depozituar dhe një apelim kundër Këshillit të Ministrave të Shqipërisë”, – thuhet më tej në deklaratë.

Vorpsi çmon se ngadalësimi i procesit mjedisor është në dëm të mjedisit. “Kjo është manovër për të fituar kohë, sepse tani çështja është apeluar, duhet të kishin filluar seancat dhe koha po kalon dhe po punohet nga ça ne kemi parë në terren”.

Konventa e Bernës (Traktati Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), i kërkoi qeverisë shqiptare në muajin dhjetor të vitit të shkuar Ndalimin e ndërtimit të Aeroportit në afërsi të Lagunës së Nartës dhe të Grykëderdhjes së Vjosës.

Ndalimi i punimeve u propozua nga Kryetari i Komitetit Drejtues së Konventës së Bernës, Znj. Merike Linnamägi, pasi shumica e anëtarëve të kësaj Konvente kishin kërkuar më herët “mbajtjen e një qëndrimi të fortë” për shkak të situatës urgjente në terren.

Reagimi u mbështet në konkluzionet e një grupi ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, me nxitjen e Byrosë së Bernës, së bashku edhe me dy konventa të tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e shpendëve dhe të habitateve (AEWA dhe CMS), vizituan kantierin në fund të gushtit.

Çfarë ka ndodhur me Vjosë-Nartë?

Më 26 nëntor u mor vendimi i ndryshimit të sipërfaqes së Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe krijimi i një zonë të re, të quajtur “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, një territor i krijuar nga bashkimi i dy njësive të mëparshme: Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror Pishë Poro.

Qeveria shqiptare ka hequr një territor prej 310 ha nga zona e mbrojtur, pikërisht aty ku kanë filluar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në Vjosë-Nartë, sipas të dhënave të siguruara nga PPNEA, numërohen 200 lloje shpendësh, prej tyre 33 janë të listuar me status me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë; 8 lloje mbajnë statusin e Rrezikimit Kritik (CR); 9 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN); 13 lloje janë cilësuar me status të Përkeqësuar (VU) si dhe 3 lloje mbartin statusin e Rrezikut të Ulët (LR).

123 lloje po ashtu janë të listuar në shtojcën II të “Konventës së Bernës”. Shqipëria është po ashtu pjesë e Rrjetit të Zonave me Interes të Veçante Ruajtjeje (Emerald Network) ku 43 lloje listohen në shtojcën e parë të saj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *