Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dita e internetit të (pa) sigurt, një instalacion/protestë dhe një denoncim për qeverinë shqiptare

Aplikacioni “Aktiv1st-i” i krijuar dhe përdorur nga Partia Socialiste është ankimuar pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sipas Qëndresës Qytetare (QQ), ky aplikacion përmban një sërë shkeljesh: “Kontrolluesi i këtij aplikacioni, Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk informon subjektet e të dhënave personale në lidhje me qëllimin, mënyrat e mbledhjes së të dhënave personale, as për kohëzgjatjen e të dhënave dhe as mbi faktin nëse të dhënat do t’u transferohen apo jo të tretëve, duke shkelur nenin 18 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Shqetësuese sipas QQ-së mbetet edhe mbledhja e informacioneve personale, duke i konsideruar të paligjshme.

“Partia Socialiste, në cilësinë e kontrolluesit të aplikacionit “Aktiv1st”, kërkon në mënyrë të kundraligjshme dhe të detyrueshme të dhëna tërësisht jo proporcionale që për qëllime të një aplikacioni, i cili nuk ofron asnjë lloj shërbimi, të mblidhen dhe të përpunohen informacione si qarku, bashkia dhe adresa e banimit të qytetarit përdorues”.

Duke e ankimuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale aktivistët e Qëndresës kërkuan konstatimin e paligjshmërisë sa i përket përpunimit të të dhënave personale nga aplikacioni si dhe gjobitjen e partisë Socialiste.

“Dënimin e Kontrolluesit, Partia Socialiste e Shqipërisë, me gjobë në vlerën 500,000 lekë për përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe 300,000 lekë për cenimin e detyrimit për informim gjatë mbledhjes së të dhënave personale”.

Në përfundim të kërkesave të tyre ata u shprehën se kërkojnë edhe detyrimin e Partisë Socialiste për të fshirë të dhënat personale të mbledhura deri më tani përmes këtij aplikacioni, ndërsa i bënë thirrje  punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e aplikacionit dhe të denoncojnë presionin e ushtruar nga drejtuesit.

Citizens Channel ka analizuar më herët aplikacionin duke parë se si funksionon shpërblimi me pikë i përdoruesve të saj; duke mos qenë aktiv për nismat e iniciuara dhe duke i ngjarë një ‘ferme klikimesh” që shesin “like” dhe “share” në këmbim të parave, aplikacione këto të përdorua rëndom nga përdorues të Evropës lindore.

Lexo edhe: 

“Dita e internetit të pasigurt” 

Një instalacion u vendos sot përballë AKSHI-t në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt. Eksperti i IT-së, Gentian progni denoncoi përmes këtij instalacioni punën e bërë deri më tani për mbrojtjen e të dhënave personale.

Progni ka denoncuar në vijimësi edhe aplikacionin “aktiv1st” si shkelje të privatësisë së përdoruesve.

“Shkel të gjitha ligjet e privatësisë të userave, sepse merr aksese në pajisjet e tyre dhe merr aksese në profilet e tyre të Instagramit, Facebookut, dhe Twitterit dhe kjo bëhet me sforco. Pra, ne nuk ndalojmë askënd dhe nuk pretendojmë të ndalojmë askënd që punon në administratë të bëj like, share apo komente të çdo lloj postimi politik apo jo politik, por kur kjo bëhet me detyrim dhe sforco është kundër ligjeve”, u shpreh Progni.

Sipas tij “i vetmi shtet në botë që bën një gjë të tillë është Kina, e cila ka një farm clikcs, apo klikime sociale, të cilat manipulohen me qëllim që masa të shoh dhe të jetë e updatuar vetëm me lajme që u intereson qeverisë”. 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *