Citizens Channel dëshiron të dëgjojë më shumë rreth problemeve të informalitetit në punë, mbi mospagimin e sigurimeve shoqërore.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm.
Të dhënat e mbledhura nga pyetësori do të trajtohen me konfidencialitet dhe do të ndiqen më tej nga gazetarët tanë.
Për çdo informacion apo sinjalizim shtesë jeni të mirëpritur të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të email-it citizenschannel@hotmail.com ose në rrjetet tona sociale Facebook dhe Twitter.
Pyetësori do të qendrojë i hapur deri më datë 2 mars 2023!
Ka kryer studimet e nivelit master në Gazetari Investigative në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh punon si gazetare, ku më herët ka mbuluar çështje të politikës dhe aktivitetit parlamentar, në median e shkruar dhe atë online. Aktualisht është gazetare pranë Citizens.al, ku mbulon çështje të ndryshme sociale që lidhen me transparencën e institucioneve. Në Citizens.al udhëheq podcastin “Të Padëgjuarit” dhe është e angazhuar si menaxhere e projekteve që lidhen me mbështetjen e gazetarisë investigative.