Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: Sektori i fasonerisë në krizë për punëtorë

Krizën e punëtorëve së fundmi po e dëshmon edhe sektori i fasonerinë. Mungesa e krahut të punës ka bërë që shumë biznese fason të shkojnë drejt kërkesës për punonjës të huaj.

Këto përfundime janë pjesë e raportit “Parajsa fasonerike në krizë” publikuar nga Qëndresa Qytetare.

Sipas raportit, ky sektor po përballet me vështirësi për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

“Kostot për prodhim dhe lëndë të parë janë rritur ndjeshëm dhe mungesa e forcës punëtore rrit edhe më kostot e prodhimit”,-thuhet në raport.

Megjithatë, boshllëku në këtë sektor vjen edhe si pasojë e kushteve të vështira të punonjësve dhe mos respektimit të të drejtave të tyre.

“Në rastet e evidentuara në media, nga sindikatat, punonjësit apo edhe organizata që mbrojnë të drejtat e grave kemi të bëjmë më mungesën e kushteve bazë për një punë dinjitoze. Raste helmimi punonjësish nga mungesa e kushteve higjenike dhe lëndëve me të cilat punohet, aksidentimi dhe përpjekja për t’i mbuluar të tilla ndodhi nga syri i publikut apo edhe policisë. Fabrika që punësojnë minorenë, madje edhe me orare të zgjatura apo probleme me sigurimet”, – thuhet në raport.

Ndërsa një tjetër element shqetësues mbeten edhe pagat e ulëta.

“Në këto fabrika edhe respektimi i vendimit të fundit mbi pagat lë vend për diskutim. Përfaqësuesit e punonjësve apo sindikata në qytete të ndryshme shpeshherë kanë ngritur zërin për problematika të tilla. Sipas tyre qeveria duhet që të veprojë, sepse ato nuk kanë asnjë fuqi ligjore që të ndryshojnë ketë situatë, madje në fabrika atyre nuk ju lejohet të hynë”,-shkruan më tej raporti.

Në Shqipëri funksionojnë më shumë se 700 biznese fasonerie, me një numër punonjësish mesatarisht 250 punonjës për biznes.

Raporti rekomandon kontrolle periodike për kushtet e punës në këtë sektor si dhe ngritjen dhe fuqizimin e sindikatave.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *