Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Autoriteti i Konkurencës pezullon marrëveshjen për rritjen e çmimit të patentave

Autoriteti i Konkurrencës pezulloi përkohësisht vendimin për rritjen e çmimit të patentës.

Përmes një njoftimi për shtyp, Autoriteti i Konkurrencës (AK) bën me dije se ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatave të Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ky vendim i AK-së vjen pas njoftimit të datës 22 shkurt, ku thuhej se kishin nisur procedurat për vlerësimin e kësaj marrëveshje në bazë të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”

Kjo marrëveshje parashikonte rritjen e kostove minimale për kursin teorik në 30 mijë lekë dhe kursin praktik në 55 mijë lekë, duke e çuar vlerën totale të patentës në 85 mijë lekë, e cila është thuajse dyfish i vlerave aktuale.

Komisioni i Konkurrencës vendosi marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të marrëveshjes, ndalimin e zbatimit të kësaj marrëveshje, depozitim panë Autoritet të Konkurrencës të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e marrëveshjes, me qëllim vlerësimin ligjor të saj.

“Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja mes DPSHTR dhe palëve të tjera shkaktoi dyndje të regjistrimeve si dhe konfuzion tek publiku.

Marrëveshja u firmos në datën 14 shkurt, ku përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shkruante se “bashkëpunimi midis DPSHTRR, DPT, Autoshkollave forcon barrierën kombëtare në luftën ndaj spekulimeve dhe konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të akivitetit të autoshkollave”.

Lajmi u bë publik përmes një kronikë televizve në edicionin e lajmeve në TV Klan.

Konfuzioni u shkaktua fill pas transmetimit të kësaj kronike dhe bërjet së lajmit publike në mediat online. Pas kësaj Gonxhja përgënjeshtroi lajmin duke e cilësuar si të rremë.

Gonxhja deklaroi se “nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit”.

“Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria”, deklaronte më 16 shkurt Gonxhja.

Po ashtu më 23 shkurt Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas shtimit të kërkesës për regjistrim në kursin e patentës, bënte thirrje ndaj qytetarëve:  “Mos bini pre e spekulimeve pa bazë mbi koston e kursit të patentës”.

Sipas marrëveshjes, palët dakordësohen që të rriten çmimet për të gjitha kategoritë e lejeve të drejtimit.

Aktualisht leja e drejtimit B kushton nga 35 mijë lekë deri në 40 mijë lekë, e nëse marrëveshaj do të hynte në fuqi kjo kosto do dyfishohej.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *