Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raport: Votat e Romëve dhe Egjiptianëve u blenë dhe u manipuluan

Një raport i realizuar nga Community Reporters Albania mbi zgjedhjet lokale ka nxjerrë në pah një serë problematikash në procesin e votimit nga anëtarët e minoritetit rom dhe egjiptian.

Vëzhgimet e kryera në pesë qytete të Shqipërisë: Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Shkodër treguan shkelje si votimi në grup, orientimi i anëtarëve të minoriteteve nga persona të paautorizuar, mungesë informacioni dhe blerje vote.

Raportohet nga vëzhguesit që banorët romë kanë pasur ndihmë nga shoqëruesit ‘pa bedge’ për të votuar në kutitë e fshehta”, – shkruhet në raportin e publikuar.

Një problem i ndeshur lidhet me mungesën e informacionit. “Vërehet se në qendrat e votimit ka pasur njerëz të cilët janë ofruar që të ndihmojnë romët që nuk dinë të lexojnë. Në pesë bashki banorë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë pasur probleme me leximin dhe kuptimin e fletës së votimit”, – thuhet më tej në raport.

Vëzhgimi ka nxjerrë në pah rolin e personave të paautorizuar që kanë ndikuar në procesin e votimit. Po ashtu, raporti thekson se “gjatë fushatës elektorale persona të ndryshëm kanë marrë paketa ushqimore ose para në dorë për të ndikuar në votë”.

Community Reporters Albania sugjeron që duhet të punohet më shumë nga KQZ-ja për informimin e anëtarëve të minoritetit rom dhe egjiptian, të shtohet personeli nga vetë këto dy minoritete që të orientojnë votuesit dhe të përktheje materialet informuese dhe fletët e votimet.

Vetëm 10 persona nga minoriteti rom dhe egjiptian garuan për Këshillin Bashkiak në gjithë Shqipërinë.

Shkeljet e konstatuara gjatë votimeve në zgjedhjet lokale 2023

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Qëndresa Qytetarë (QQ) publikuan të dhëna mbi shkeljet në procesin e votimeve në zgjedhjet lokale, të cilat përkojnë me vëzhgimin e kryer nga Community Reporters Albania.

Pothuajse në çdo Qendër Votimi (QV) të monitoruar është vënë re prezenca e lartë e personave të paautorizuar në brendësi ose brenda QV të cilët kanë intimiduar, ushtruar presion ose shoqëruar votues u shprehën përfaqësues të këtyre dy organizatave.

Votimi familjar si dhe shkelje të tjera janë ndeshur dhe nga vëzhguesit e KShH-së, të cilët kanë dhënë: 36 vërejtje me shkrim për votim familjar, mosrespektim të procedurave për dhënie e ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësisë së kufizuar nuk mund të votonin vetë, prezencën e personave të paautorizuar në qendrat e votimit; pesë vërejtje me shkrim për përdorim ose mbajtje te aparatit celular nga ana e zgjedhësve dhe shtatë vërejtje me shkrim për mostrimbrosje në Bashkinë Kukës, Pogradec dhe Tiranë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *