Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Nuk keni parë asgjë akoma”, ekspozita që pasqyron krizën e demokracisë shqiptare

Artisti Ergin Zaloshnja, autori i revistës “Sputnik”, paraqiti në ekspozitën “Nuk keni parë asgjë akoma” serinë e ilustrimeve që vizualizon ngjarjet dhe skandalet më të mëdha socio-politike të një dekade në Shqipëri.

“Sputnik” është një fjalë e huazuar nga rusishtja e shekullit XX dhe do të thotë “bashkudhëtar”. Në 20 posterat e përgatitura nga artisti Zaloshnja paraqitet një realitet despotik, shpesh i kthyer përmbys.

Sputnik-u luan me humorin e zi, me ironinë, me sarkazmën. Shpesh herë kthen situata të ndodhura reale me kokë poshtë dhe tenton të krijojë situata surreale të asaj që ka ndodhur në të vërtetë”, – pohon Zaloshnja për Citizens Channel.

Në hyrje të ekspozitës të kuruar nga artisti Marko Stamenkovic shfaqen betonieret me flamurin evropian dhe më tej, kudo në sfond paraqiten imazhe të gomoneve.

Ekspozita nis me betonierët me flamurin evropian dhe përfundon me gomonet; do të thotë që kuptimi i saj është që ne po shkojmë drejt Evropës me beton edhe me gomone”, – shtjellon artisti Zaloshnja.

20 postera – dhjetëra histori korrupsioni dhe skandalesh politike

“Tigri mbi pirgun e plehrave”

Artisti Zaloshnja shpjegon se imazhi kryesor i kësaj ekspozitë, është pikërisht tigri që qëndron i rehatuar mbi plehra.

Çdo referim për një person të caktuar është thjesht rastësor”, – shprehet  më tej Zaloshnja.

Skandali i inceneratorëve në Shqipëri ka çuar në burg ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Alqi Bllakon që akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Sipas investigimeve te bëra, pas aferës korruptive qëndron dhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është tashmë nën hetim nga SPAK.

Veç dy ish-zyrtarëve Koka e Bllako, të pandehur janë biznesmenët e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Stela Gugallja e Mirel Mërtiri dhe ish-anëtarë të komisionit për dhënien e koncesionit. Koncesionet e mbetjeve urbane, sipas një vlerësimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, parashikohet t’u kushtojnë mbi 350 milionë euro taksapaguesve shqiptarë për tre dekadat e ardhshme.

“Teatri Kombëtar”

Teatri Kombëtar paraqitet në posterin “Sputnik 17”, me po te njëjtin emër. Ilustrimi përmbledh fragmente të ndryshme që kanë shenjuar rezistencën disa vjeçare për mbrojtjen e godinës nga qytetarët.

Është prishja e një monumenti kulture që ruhej dhe mbrohej nga populli për t’i lënë vendi një projekti korruptiv”, – pohon Ergin Zaloshnja.

Teatri Kombëtar u shemb me 17 maj të vitit 2020, në periudhë pandemie, kur lëvizja e lirë ishte e kufizuar dhe e drejta e tubimit ishte e ndaluar me akt normativ.

Në muajin mars të 2020-tës, Europa Nostra e kategorizoi Teatrin Kombëtar si një nga shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë dhe përcollën lajmin se ata do të siguronin gjetjen e fondeve për restaurimin e tij.

Sipas një investigimi të Citizens Channel, Teatri Kombëtar është një ndër godinat historike të sakrifikuara, që planifikohen apo tashmë janë zëvendësuar nga pallatet. Në një periudhë pesë vjeçare 2015-2020 janë marrë në studim 45 godina me status “Monument Kulture”, ku 36 prej tyre e kanë humbur statusin dhe 17 prej tyre janë shembur e zëvendësuar me pallate.

“Arturo Ui dhe trusti i kullave”

“Sputnik 13” qëndron në krah të posterit mbi Teatrit Kombëtar dhe ka si narrativë betonizimin e kryeqytetit. “Trusti i Kullave paraqet kullëzimin të qytetit të Tiranës dhe jo më kot është zgjedhur Arturo Ui sepse Arturo Ui sipas Bertolt Brecht është ai gangsteri i trustit të lulelakrës, ndërsa në këtë rast është trusti i kullave”, – shtjellon Zaloshnja.

Vetëm në qendrën e Tiranës, numërohen 6 kulla shumëkatëshe, të cilët eklipsojnë edhe monumentet ikonike të kryeqytetit, siç është Sahati i Tiranës. Prej disa vitesh, Tirana vijon të mbajë rekord mbi numrin e lejeve të dhëna për ndërtim.

Në 6-mujorin e 2022 në Tiranë janë dhënë rreth 1.2 milionë metër katror sipërfaqe për leje ndërtimi, ndërsa në vitin 2021, sipërfaqja e ndërtimeve të reja sipas INSTAT ishte 1,649,132 metër katror, më e larta që nga viti 2010. Referuar të dhënave zyrtare të popullsisë, për secilin prej 850,530 banorëve të Tiranës u shtuan 2 metra katror ndërtim.

“Shoqëria e Spektaklit”

Posteri numër 11 paraqet aktivistë të cilët protestonin kundër reformës në arsimin e lartë përballë Kryeministrisë, reformë e cila pavarësisht kritikave dhe protestave disa vjeçare, u miratua.

Në shkallët e godinës ndodhet Kryeministri Rama i cili i thotë ish-kryeministrit italian Mateo Renzit se “Ata nuk kanë parë asgjë akoma”.

Ishte periudha kur bëheshin protestat e lëvizjes “Për Universitetin”, natyrisht e shoqëruar me polici dhe me njerëz sehirxhinj që vazhdonin rutinën e tyre. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe flamuri i famshëm në Beograd që Morina çoi me dron”, – shpjegon Zaloshnja.

Ky poster titullohet shoqëria e spektaklit dhe unë them që Shqipëria po e prezanton mjaft mirë veten në ‘shoqërinë e spektaklit’”, – cilëson më tej ai.

Sipas Zaloshnjës, në këtë dhjetëvjeçar, demokracia në Shqipëri është tkurrur.

Kemi pasur shumë momente të fuqishme  për të rifituar demokracinë tonë por ne e kemi humbur tashmë edhe të drejtën për të reaguar”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *