Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vlorë: Gazetarja Afrovita Hysaj kërcënohet me jetë pas raportimit të një rasti përdhunimi

Korrespondentja e televizionit Fax News në Vlorë, Afrovita Hysaj u kërcënua me jetë dhe u sulmua publikisht të martën nga pronari i televizionit 6+1 Vlora, Albert Deliaj.

Kjo ngjarje erdhi pas raportimeve të gazetares për përdhunimin në grup të një vajze 26 vjeçare në Vlorë pak ditë më herët.

“Bashkë jemi në gjak” është mesazhi kërcënues që mori gazetarja nga pronari i televizionit, ndërsa pak më herët një artikull sulmues ishte publikuar në faqen online të televizionit.

Pas kërcënimit gazetarja e denoncoi në polici, sipas të cilëve u procedua në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë”,– thuhet në njoftimin e Drejtorsië vendore të Policisë së Vlorës.

Sipas policisë së Vlorës, më 22 tetor 2023, 2 persona janë venë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë nxitur 26 vjeçaren të përdorë lëndë narkotike dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Të premten, 26-vjecarja u gjend pa ndjenja në trotuarin para hotelit ku ndodhi abuzimi seksual.

Ndërsa sot, u caktua masë sigurimi me arrest me burg për Albi Cenon dhe Oltjon Tahirin nën akuzat për drogimin, mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26-vjecares. Masën arrest me burg e mori edhe Gentjano Mehmeti, i cili ndodhet në arrati dhe një person tjetër me inicialet V.K, i dyshuar për përfshirje në krim.

Organizatat e medias dënojnë sulmin ndaj gazetares Hysaj 

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri kërkoi tërheqjen e menjëhershme të deklaratës së televizionit 6+1 Vlora dhe kërkimin e faljes ndaj gazetares.

“Përmbajtja e këtij statusi është tejet joetike dhe cenon reputacionin dhe profesionalizmin e gazetares. Gjuha dhe fjalori i përdorur në këtë status cenojnë në mënyrë flagrante standardet etike të gazetarisë. Ai shpif publikisht dhe cenon një profesionist të medias, duke dëmtuar diskursin publik dhe duke shkelur përgjegjësitë e komunikimit publik. Ky incident sjell një sulm të paprecedentë ndaj një gazetareje vendase nga një media”,-tha në reagimin e tij Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Ata theksuan rëndësinë e respektimit të parimeve të etikës gazetareske dhe ruajtjen e personelit të medias.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka konsideruar një akt të rëndë publikimin e televizionit 6+1 Vlora kundrejt gazetares Afrovita Hysaj.

“Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport. Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një “mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias”, -tha në reagimin e tij Unioni.


Koalicioni pwr Gratë në Gazetari (CFWIJ) po ashtu dënoi sulmin ndaj gazetares, duke kërkuar falje publike ndaj saj.

“Kanali 6+1 Vlora sulmon online gazetaren Afrovita Hysaj, duke kërkuar të njollosë reputacionin e saj dhe të minojë punën e saj. CFWIJ dënon fuqishëm fushatën e shpifjeve. Kërkojmë falje publike”,-shprehet CFWIJ nw platformwn Twitter.

#Albania: Channel 6+1 Vlora attacks journalist #AfrovitaHysaj online, seeking to tarnish her reputation & undermine her work. #CFWIJ strongly condemns the smear campaign. We demand a public apology. pic.twitter.com/JYWuKmaStv

— #WomenInJournalism (@CFWIJ) October 25, 2023

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *