Citizens.al

Konvikte pa gatim dhe asnjë mensë publike; Qyteti Studenti i rrethuar nga dyqanet private

20 mensa dhe “Fast Food”-e private ndodhen në brendësi dhe rreth Qytetit Studenti. Mungesa e një mense publike në zonën që pret studentë nga të gjitha rrethet e vendit, ka bërë që të lulëzojnë bizneset private.

E vetmja mensë publike u privatizua në 2011 duke u kthyer një lokal për lojërat e fatit asokohe, hapësira e ka ndryshuar funksionin, ndërsa sot i shërben një universiteti privat.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i viti 2012, tregon se shitja e objektit “Mensë”, 916 m2 është shoqëruar me shkelje, pasi ka pasur konflikte interesi.

Një student harxhon mesatarisht 10 mijë lekë të vjetra në ditë për tre vakte, nëse i konsumon të treja ato jashtë.

Mensat dhe Fast Food-et private rreth Qytetit Studenti

Sabina Duka prej 2 vitesh jeton në Qytetin Studenti. Në godinën ku ajo banon nuk ka hapësirë për të gatuar, në dhomën e vogël që ndan me dy vajza, ajo nuk lejohet të gatuajë sipas rregullores së konviktit.

“Kushtet janë mizerje, lënë shumë për të dëshiruar”, thotë Sabina teksa shton se është e pamundur që të gatuash pa kushtet minimale.

Ajo shprehet se është e detyruar të konsumojë ushqime në mensa dhe fast food-e, por kostot janë shumë të larta, gjë që e detyron të punojë më shumë pas shkollës.

Sabina Duka, studente banuese në Qytetin Studenti/ Foto: Arbjona Çibuku

Nuk ka hapësirë për të gatuar. Unë personalisht që jam edhe në punë, që jam edhe në shkollë, dhe që nuk më del koha, detyrohem që të shkojë të ha në mensë, detyrohem që lekët që marrë nga puna që fitoj nga puna t’i harxhojë duke ngrënë çdo ditë në mensë”, shprehet Sabina për Citizens Channel.

Në muaj ajo shpenzon rreth 300 mijë lekë të vjetra vetëm për ushqim.

Në Qytetin Studenti ka 29 godina, nga të cilat aktualisht 22 janë në funksion, referuar informacion të Bashkisë Tiranë, siguruar përmes kërkesës për informacion.

Vetëm 9 nga 29 konvikte kanë salla gatimi për studentët. Pas protestave të studentëve në dhjetor të 2018, qeveria premtoi ndërtimin e  kampusit universitar në Qytetin Studenti. Ndërtimi i tij i ka kaluar të gjitha afatet e parashikuara, teksa realizimi duket ende larg.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë shprehet se do të rikonstruktojë edhe njëherë godina që u rinovuan pas protestave të 2018.

Ato do të rikontrutkohen në bazë të Programit të Qeverisë Gjermane përmes KFW. Nga ky program do të preken 19 godina.  Aktualisht në Qytetin Studenti akomodohen 3,974 studentë.

Deri më sot, qeveritë nuk kanë planifikaur ndonjëherë ndërtimin e një mense publike, edhe pse kjo është kërkuar nga studentët. Në dhjetor 2022, Qëndresa Qytetare  dorëzoi një peticion me 6,650 firma,  duke i kërkuar Bashkisë Tiranë hapjen e 4 mensave publike për studentët. Ka kalaur gati një vit nga dorëzimi i kërkesës dhe ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe bashkia nuk ka asnjë iniciativë për ta ndërtuar një mensë publike.

Për një student i cili as nuk punon edhe që merr të ardhura nga prindërit, nuk është aspak e përballueshme sepse do mendosh që ai ka dhe koston e pagimit të konviktit, ka tarifën e shkollës, po duhet të blejë edhe librat, edhe mjetet shkollore, edhe duhet t;i harxhojë për të shkuar në urbanin e gjëra si këto, kështu që një student i cili nuk punon vet, nuk ia del dot”, shprehet Sabina teksa artikulon nevojën e një mense publike duke sjell si shembull dhe Kosovën.

Ajo thotë se çmimi i cili paguan për konviktin nuk i justifkon shërbimet që ajo merr, prandaj përfshirja dhe e mensës në këtë çmim do të ishte e arsyeshme për studentët, sipas saj.

“Unë për vete paguaj 45 mijë lekë në konvikt, edhe e vetmja gjë që më mbulon kjo pagesë prej 45 mijë lekësh nuk janë as kushtet bazike, thjesht një krevat ku të vësh kokën, edhe të flesh gjumë kaq. Kështu që pse jo studentët të kenë një mensë, sidomos studentët që janë edhe në punë”, shprehet Sabina.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW